UNË I PËRKAS VETËM 2 MARSIT TË KUSHTETUTËS

UNË I PËRKAS VETËM 2 MARSIT TË KUSHTETUTËS

E nderuar zonja Gjykatëse,

Për tre seanca me radhë kemi dëgjuar një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra, falsifikime dhe një tablo sinoptike të përgatitur prej gati 2 dekadash nga sekti sorosist, që ka kapur në mënyrë antikushtetuese Reformën në Drejtësi.

Kjo është arsyeja përse Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende në renditjen botërore nga Transparency International gjatë vitit të fundit, siç e nënvizoi dje edhe Z. David McAllister në Tiranë.

Sepse Kreu i Organizatës Kriminale, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e tij përmes kapjes së sistemit gjyqësor, por edhe e ka përdorur këtë të fundit si armë politike kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Rasti Meta është një rast që do të hyjë edhe në jurisprudencën europiane, si një ndër më skandalozët, ku standardet e rrëmbimit tim më 21 tetor 2024 janë edhe vetë standardet e hetimit, por edhe të paraburgimit për 16 muaj.

Edhe sot zonja Gjykatëse akoma IEPV “Jordan Misja” nuk më ka dorëzuar ende të zbardhur vendimin për dënimin tim më 2 korrik 2025, përse komunikova nga telefoni i burgut me një gazetare.

Që nga ai moment, unë jam i vetmi nga 500 të burgosur dhe të paraburgosurit në IEPV “Jordan Misja”, që bëj 1 herë ajrosje në ditë, nga dy herë që ua garanton rregullorja të gjithë të tjerëve.

Po kështu, që prej 21 tetorit 2024 nuk është lejuar asnjë gazetar që të më intervistojë, pavarësisht nga kërkesat e dhjetëra prej tyre.

Po kështu, janë penguar deputetë dhe eurodeputetë të më vizitojnë në kundërshtim me ligjin.

Që nga 2 korriku 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në mënyrë të paligjshme, ka bllokuar numrin e telefonit të Z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe Kryetar i grupit të saj parlamentar për të më penguar sa më shumë komunikimin me Partinë e Lirisë.

Për të gjitha shkeljet e të drejtave të mia njerëzore, por edhe politike, Avokati i Popullit ka bërë një listë të plotë me rekomandime, të cilat injorohen edhe sot e kësaj dite.

Kjo ndodh se Drejtori i burgut tim është de facto, Edi Rama.

Kjo ndodh se Prokurori de facto i çështjes Meta dhe hartuesi i tablosë sinoptike është prapë, Edi Rama.

Ndaj ndodhi rrëmbimi im kriminal dhe i paligjshëm përpara zgjedhjeve të 11 Majit.

Ndaj paraburgimi nuk është përdorur si mjet hetimi, por vetëm si mjet persekutimi politik dhe njerëzor.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipërinë tonë.

Këto ditë lexova librin “Ridënimi” të publicistit të mirënjohur, Z. Fatos Lubonja.

  1. Lubonja rrëfente se ndërsa po priste me padurim në Spaç, që të lirohej nga burgu, për dy vite që i kishin mbetur, papritur një ditë e marrin dhe e sjellin pikërisht në burgun ku ndodhem unë për ta arrestuar përsëri.

Pas disa ditësh ai zbuloi se ndaj tij rëndonin dy akuza.

E para, ishte më e lehtë, ajo e nenit 55 të Kodit Penal, se ishte për agjitacion e dënimi shkonte në 10 vjet.

Por akuza tjetër, shumë e rëndë, ajo e nenit 57 për krijimin e një organizate kundër-revolucionare, pasi shkonte nga 25 vjet deri në dënim me vdekje.

Edhe pse nuk kishte qenë anëtar i kësaj organizate, që ishte shpikje e regjimit për të dënuar me vdekje dy intelektualë të njohur, Z. Lubonja ishte përfshirë falë skotës së dëshmitarëve të gatshëm të regjimit, si pjesë e organizatës, pasi 2 vitet që i kishin mbetur, duhet t’ia kthenin në 20 vite burgim, armikut dhe birit të armikut të Partisë.

Në rastin e çështjes Meta është e qartë se neni 55 i agjitacionit është zëvendësuar me nenin e korrupsionit pasiv ndërkohë që askush nuk është akuzuar për korrupsion aktiv.

Ndërsa neni 57 i krijimit të organizatës kundër-revolucionare është zëvendësuar me nenin e “Pastrimit të produktit të veprave penale”.

Këto dy nene janë përdorur vetëm për të justifikuar rrëmbim-arrestimin e paligjshëm, por edhe vazhdimin e pajustifikueshëm të paraburgimit edhe pse hetimet janë mbyllur që në qershor 2025.

Për të justifikuar veprën e pastrimit të produkteve të veprave penale, prokurorët, në dhunim të ligjit, janë mbështetur në ekspertizën financiare që ka bërë një punonjës i tyre, që është në konflikt të pastër interesi.

Kurrë nuk na është bërë i ditur caktimi i këtij eksperti sipas ligjit dhe e kemi kundërshtuar ekspertizën e tij si të paligjshme dhe të manipuluar, kur jemi njohur me akuzën që u referohej gënjeshtrave të pseudoekspertit, i cili do i bënte llogaritë e tij jo sipas ligjeve në fuqi, por sipas direktivave të punëdhënësve të tij.

Por kjo lloj “ekspertize” e paligjshme ishte e domosdoshme për prokurorët për të shpikur dyshimet e “arsyeshme” për pasuri gjoja të pajustifikuara, të cilat normalisht duhej të ishin si rezultat i korrupsionit pasiv të dyshuar.

Dhe për këtë kishin gati arkivin e gjithë gazetave që kishin shkruar për gjoja korrupsionin tim, gjatë më shumë se 30 viteve në politikë. Dhe këta artikuj të turpshëm, dorëzohen edhe si “prova”.

 

E nderuar zonja Gjykatëse,

Unë jam subjekt deklarues, që nga 22 Marsi 1992, kur jam zgjedhur që student deputet e në vazhdimësi për tre dekada.

Çuditërisht “eksperti”, punonjës i SPAK-ut, ka harruar të llogarisë të gjitha të ardhurat e mia të ligjshme nga shteti shqiptar për gati 10 vite deri në 2002 edhe pse unë jo vetëm jam paguar si deputet, Sekretar Shteti për Europën, Zëvendëskryeministër dhe Kryeministër, por kam patur edhe shumë përfitime të ligjshme financiare, si dieta apo pagesa si anëtar i Bordeve të ndryshme qeveritare, por edhe si Nënkryetar i PS në vitet 1993-1996.

Në gjykimin e themelit ne do të paraqesim ekspertizën e plotë financiare lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e mia për periudhën 1995-2023 e bërë nga një ekspert i licensuar dhe bazuar në të gjitha dokumentat e institucioneve shtetërore.

Nga kjo ekspertizë del shumë qartë diferenca shumë e madhe midis të ardhurave të mia të ligjshme, gati 870 mijë euro, në raport me shpenzimet që janë sa gjysma e tyre, duke përfshirë edhe detyrimet e mia si kryefamiljar dhe pjesën takuese.

Do ishte në nderin e Gjykatës të refuzonte këtë ekspertizë tërësisht të paligjshme dhe të manipuluar nga organi i akuzës, për personin tim.

Po kështu, prokurorët qëllimisht ngatërrojnë dhe bashkojnë përgjegjësitë e subjektit të posaçëm deklarues (pra Ilir Metës) me përgjegjësitë e subjekteve të lidhura, kur ligji i ka ndarë qartë dhe individualizuar këto përgjegjësi.

Ndaj refuzoj me përbuzje akuzën ndaj meje për deklarim të rremë apo mosdeklarim, pasi nuk ekziston asnjë shpenzim i padeklaruar nga unë si subjekt i posaçëm i ligjit.

Po kështu, nuk ekziston asnjë provë apo indicie që unë të kem patur dijeni se një person i lidhur me mua të ketë bërë deklarim të rremë apo mosdeklarim.

Po kështu, ILDKPKI (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave), asnjëherë nuk më ka tërhequr vëmendje për deklarimet e mia.

 

E nderuar zonja Gjykatëse,

 

Në një nga seancat kur prokurori u shpreh për shpenzime luksi të pajustifikuara, të bëra nga të pandehurit, u detyrova ta ndërprisja që t’ju tregonte juve, pra Gjykatës, vetëm një rast timin që kam bërë një shpenzim luksi të pajustifikuar, që nga 22 Marsi 1992, kur jam zgjedhur deputet.

Një rast i tillë nuk ekziston për personin tim dhe as mund të shpiket dot.

Edhe deklarimin tim të pakësimeve të shpenzimeve në vitin 2013 në ILDKPI prej 14 mijë euro, akuza e ka falsifikuar në 10 mijë euro, për të krijuar idenë e pamundësisë së justifikimit të shpenzimeve të mia, për një operacion shëndetësor në Austri në vitin 2013, i cili kushtonte 7300 euro.

Por diferenca 4 mijë euro atëherë, zonja Gjykatëse, është sa 8 mijë euro sot, në kohën e “lulëzimit” të karteleve dhe pastrimit të parave.

Po kështu, akuzohem se nuk paskam deklaruar një llogari bankare që gjyshja e vajzës time të vogël ka vendosur në emrin e saj në një bankë shqiptare nga të ardhurat e saj të ligjshme si pronare e shumë pasurive të paluajtshme.

Si mund të deklaroj unë një gjë që as nuk e dija dhe që nuk ka lidhje me veprimet e mia.

Ligji i deklarimit i bën shumë të qarta detyrimet e subjektit të posaçëm, ashtu siç i bën të qarta detyrimet e personave të lidhur me ta.

Nëse unë personalisht do kisha hapur një llogari në bankë, në emër të vajzës time, dhe nuk do ta kisha deklaruar, natyrisht që do isha përgjegjës për mosdeklarim.

Por ky nuk është rasti.

Duke ju kërkuar edhe njëherë të refuzoni ekspertizën e paligjshme dhe të manipuluar nga punonjësi i SPAK-ut, kërkoj që të autorizoni një ekspertizë të pavarur financiare për personin tim nga 22 Marsi 1992 dhe deri më tani.

Tani zonja Gjykatëse më duhet t’i përgjigjem imagjinatës të prokurorëve për korrupsionin tim të dyshuar.

Le ta nisim me çështjen CEZ-DIA, që hetohet që nga viti 2018.

Dua të theksoj së pari se kjo është e vetmja çështje e stërgjykuar brenda dhe jashtë vendit ku shteti ynë ka dalë me fitim sipas vet vendimit të Gjykatës së Lartë, ku dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar për 24% të aksioneve që kishte, ishte rreth 150 milion lekë ose 1,1 milion euro në atë kohë, sipas kursit të këmbimit.

Ndërsa konfiskimi i llogarive të Z. Kastriot Ismailaj në total ishte mbi 4 milion euro atëhere.

Po kështu, zonja Gjykatëse, asgjëkundi në këtë proces gjyqësor, që nga Shkalla e Parë dhe deri në vendimin final të Gjykatës së Lartë, asgjëkundi nuk ekziston dhe as nuk përmendet emri im.

Ndërkohë, që pjesë e këtij procesi, që nga viti 2011, janë të gjithë personat e përmendur nga prokurorët në akuzën kundër meje, si Z. Hejsek, kallëzuesi Romeo Karaj, Elvis Mataj dhe shumë të tjerë.

Askush prej tyre në dëshmitë e dhëna nuk e ka përmendur emrin tim në asnjë rast para prokurorëve.

Por të gjithë kanë përmendur amerikanët, si partner të Z. Kastriot Ismailaj dhe në veçanti zonjën Rebecca, si personin de facto Nr.1 të DIA, e cila u bë edhe administratore e DIA-s pas
Z. Kastriot Ismailaj.

Emri i saj është kudo, jo vetëm në vendimin e Gjykatës së Lartë, por gjatë gjithë procesit gjyqësor, në të gjitha shkallët këtu.

Emri i saj është me tepricë edhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Çuditërisht emri i saj nuk përmendet asnjëherë në akuzën kundër meje.

Unë i mirëkuptoj prokurorët përse e kanë shmangur.

Për dijeninë tuaj zonja Gjykatëse, porosia e parë që mori Charles McGonigal nga Edi Rama kundër meje ishte “vërtetimi” i përfshirjes time në çështjen CEZ-DIA.

Por sapo nisi me vrull të merrej me DIA-n, u zmbraps se i dolën disa amerikanë te DIA.

Ndaj dhe ai iu largua DIA-s si djalli nga temjani.

Këta kanë të drejtë që nuk guxojnë të përmendin zonjën amerikane të DIA-s, por nuk mund të më zëvendësojnë dot mua as me atë dhe me asnjë bashkëpunëtor amerikan apo zvicerian apo austriak të Z. Ismailaj.

Lidhjen time shoqërore me Z. Ismailaj unë e kam deklaruar që në pyetjen e parë nga organi i akuzës, si një marrëdhënie shoqërore që ka nisur që në fillim të viteve ’90.

Po kështu, e kam deklaruar publikisht prej dy dekadash kur jam pyetur nga mediat.

Kam vënë rë që edhe Z. Ismailaj në deklarimet e dhëna para organeve të procedimit penal e ka përshkruar këtë marrëdhënie në mënyrë shumë korrekte edhe pse ai ka qenë i dënuar dhe jo vetëm kaq, por sipas të dhënave të mia i janë bërë oferta favorizuese për të bërë deklarime të rreme lidhur me personin tim, që t’i lehtësohej dënimi.

E nderuar zonja Gjykatëse,

Ju jeni dëshmitare se si prokurorët na dorëzuan dëshmitë e Z. Hejsek para Prokurorisë së Tiranës, vetëm pas insistimit tonë të vazhdueshëm këtu në seancën paraprake sepse donin të fshihnin fakte që rrëzojnë manipulimet e tyre bazuar mbi falsifikime.

Zonja gjykatëse, ju ishit këtu kur ne i kërkuam prokurorit të na tregonte se ku ishte Z. Metaj te dëshmia e Z. Hejsek dhënë në 20 dhjetor 2011 para prokurorit, Z. Ndini Tavani.

Siç ndoshta e kujtoni sa ilaritet u krijua në sallë kur Prokurori iu referua përmendjes së METE-s nga Z. Hejsek sikur të ishte Metaj.

Kur dihet se METE është akronim i Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë.

Qëllimisht prokurorët fshihnin deklarimet e Z. Hejsek dhënë Prokurorisë së Tiranës më 20 dhjetor 2011 lidhur me marrëveshjen CEZ-DIA sepse ajo asgjëson gjithë manipulimet e tyre.

Pyetjes direkte të bërë nga prokurori, Z. Ndini Tavani: “Si e keni kontaktuar DIA-n për lidhjen e kontratës?”, Z. Hejsek i ka dhënë këtë përgjigje: “Është dhënë rekomandim nga partnerët, ne ishim duke folur me METE dhe partnerët për mbledhjen e borxheve”.

Pyetjes tjetër nga prokurori Z. Ndini Tavani: “A e kujtoni se cili ka qenë personi konkret, i cili ka bërë propozimin për këtë shoqëri?”,
Z. Hejsek i është përgjigjur: “Nuk më kujtohet personi konkret dhe disa propozime kanë shkuar dhe në Pragë”.

Pyetjes tjetër: “A keni kërkuar para lidhjes së kontratës një informacion lidhur me këtë shoqëri, mbi aktivitetet e saj të mëparshme apo marrëdhënie të suksesshme në mbledhjen e borxheve publike apo private?”.

  1. Hejsek i është përgjigur: “Referencat që ata sollën nga DIA e Ëashingtonit, ishin ato që na bënë të lidhnim kontratën. Nëqoftëse jam korrekt, ata kanë thënë se kanë mbledhur 4 miliard USD në të gjithë botën dhe e kishin provuar teknologjinë e tyre si t’i mblidhnin borxhet dhe përdorën disa referenca se po bënin disa punë edhe në Republikën Çeke si kompani amerikane”.

Pyetjes së prokurorit: “A e keni ju propozimin e DIA për lidhjen e kontratës?”, Z. Hejsek i përgjigjet: “Po, një kopje po jua vë në dispozicion”.

Pyetjes së prokurorit: “Nga propozimi që na vini në dispozicion rezulton se DIA e ka bërë propozimin në mars 2010, ndërkohë që rezulton e regjistruar në 04.08.2010. A jeni në dijeni të këtij fakti?”.

  1. Hejsek i përgjigjet: “Jo!”

Kjo dëshmi e dhënë nga Z. Hejsek më 20 dhjetor 2011 përpara Prokurorisë së Tiranës përputhet plotësisht me qëndrimin që Z. Elvis Mataj parashtron në e-mail-in e tij më 9 prill 2014 për avokatin vjenez të Z. Ismailaj, pra për Z. Hauser ku e informon se:

  1. Passut & Partners Case si prezantim u përgatit nga Z. Sokol Hysenaj, ish-zyrtar i ERE dhe Drejtor i DIA-s. Ky dokument iu dorëzua në flash-driver Z. Hejsek nga unë (pra Elvis Mataj).

Ky dokument u prezantua nga Z. Hejsek në Bordin e Supervizionit dhe Bordin e Drejtorëve të CEZ-Pragë.

Ky dokument u paraqit në mars-prill 2010.

  1. Hejsek e paraqiti këtë dokument si të hartuar nga kompani e mirënjohur austriake në emër të një kompanie ndërkombëtare me reputacion – DIA (DIA në Shqipëri nuk ishte krijuar akoma).

Ky dokument u fabrikua gjoja si i Passut & Partners me qëllim rritjen e vlerave të prezantimit.

Ky dokument ishte thelbësor që shërbeu si mbështetja kryesore për kontratën e 1 shtatorit 2010, konfirmon Elvis Mataj në këtë e-mail.

Në pikën 5 të këtij e-mail, Elvis Mataj flet për të vërtetën e e-mail të 10 dhjetorit 2010, që u përdor sipas tij për të bindur një pjesë të Bordit të Drejtorëve CEZ-Praga për të miratuar kontratën e dytë (shkurt 2011).

Ky e-mail (pra i 10 dhjetorit 2010) u hartua nga Z. Kastriot Ismailaj dhe nga Z. Hejsek.

Ky e-mail u dërgua nga adresa ime (Elvis Mataj) zyrtare e e-mail për Z. Hejsek me urdhër të Kastriotit.

I gjithë stafi i DIA-s kishte patur perceptimin se DIA ishte pjesë integrale e DIA me qendër në Ëashington D.C.

Për këtë arsye ishim urdhëruar nga Kastrioti që çdo komunikim të brendshëm t’ia kalonim forëard Znj. Rebecca Gaskin në cilësinë e përfaqësueses së DIA.

Ky e-mail (pra i 10 dhjetorit) ishte në përgjigje të disa pyetjeve dhe dyshimeve të ngritura nga anëtarët e Bordit të CEZ-it në Pragë, lidhur me identitetin e DIA-s.

Ky e-mail u hartua dhe u përdor qëllimisht për të legalizuar kontratën e dytë të DIA-CEZ dhe për të bindur një pjesë të Bordit të Drejtorëve të CEZ-Praga.

Znj. Rebecca Gaskin mori pozicionin Nr.1 në DIA duke patur e-mail-in zyrtar të DIA, adresën, pagesat, etj.

Konflikti CEZ-DIA u krijua se Rebecca dhe Kastrioti nuk pranuan targetin për 45 milion euro për t’i mbledhur sepse atyre u interesonte më shumë Arbitrazhi se zbatimi i kontratës.

Kastrioti ka lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me Z. Roman (Martin), thekson në këtë e-mail Z. Elvis Mataj.

  1. Martin Roman ka qenë në atë kohë, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të CEZ-it.

Po kështu, në e-mail-in e 16 prillit 2014, ora 09:04, dërguar Z. Hauser nga Elvis Mataj, ky i shkruan:

“I dashur Z. Hauser,

Duke ju dërguar një e-mail të sinqertë, ju informoj:

Së pari, Znj. Rebecca Gaskin e mori atë nga hiçi dhe e përfshiu atë në të gjitha bizneset, që nga Kongo, etj., dhe depozitoi miliona euro në emër të tij në bankat e Shqipërisë.

Personi i parë i mashtruar nga Z. Ismailaj është Z. Qazim Tepshi, ambasador në Çeki 2007-2011.

Ky person u përfshi dhe e referoi Kastriotin te CEZ-Praga.

Kastrioti i premtoi Z. Tepshi shpërblim, por kurrë nuk e mbajti fjalën. Një ditë djali i Z. Tepshi, i acaruar nga sjellja e Kastriotit theu tavolinat dhe karriget e barit të tij, si revansh.

Kastrioti i ka premtuar ryshfet dhe pagesa Z. Hejsek, zyrtarëve të lartë të CEZ-Praga, ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, politikanëve të ndryshëm në Shqipëri, anëtarëve të ERE, Rebeccës, mua (Elvis Mataj) dhe disa të tjerëve”.

Po kështu, në këtë e-mail, Elvis Mataj tregon për një këshilltar, që në vitin 2011 punonte për Presidentin e Republikës dhe ndërmjetësonte për të ndihmuar Kastriotin në marrëdhëniet me CEZ-in.

Në fund i shkruan Avokatit Dr. Hauser:

“Në 2005, Kastrioti kishte vetëm 50 dollarë në xhep, ndërsa 2 vjet më vonë ishte pronari i minierës më të madhe në botë, në Kongo.

Pyet Rebeccën, për përgjigjen”.

 

Mund të vazhdoj edhe me detaje të tjera, por mjaftojnë këto fakte, që jep Z. Hejsek më 20 dhjetor 2011 por edhe Z. Elvis Mataj në këto 2 e-maile në prill 2014 për të kuptuar se si është realizuar Marrëveshja e parë CEZ-DIA më 1 shtator 2010, por edhe se si Z. Ismailaj, Z. Hejsek e Znj. Rebecca kanë bashkëpunuar me e-mail e 10 dhjetorit 2010 për të bindur Bordin në Pragë për të miratuar në shkurt 2011 marrëveshjen e dytë.

 

Po kështu, në intervistën e saj të detyruar në shkurt 2016, Znj. Vojsava Ismailaj ka thënë pa dashje dy të vërteta të mëdha që rrëzojnë pretendimet e prokurorëve.

Së pari, se Kastrioti lidhjet me CEZ-in i krijoi vetë pa ndihmën e politikanëve shqiptarë.

Dhe së dyti se Kastrioti dhe Rebecca ishin bashkë, si në çdo biznes edhe te DIA.

Ajo (Rebecca) dhe Kastrioti merrnin bashkë çdo vendim (te DIA) sipas Znj. Ismailaj, e cila pretendon se Znj. Rebecca kishte bërë marrëveshje të errët me shtetin shqiptar sepse edhe Rebecca duhet të ishte sipas saj nën akuzë dhe e arrestuar si bashkëshorti i saj. 

 

Asgjëkundi në deklarimet e tij para prokurorisë shqiptare, përpara dhe pas Arbitrazhit të Vjenës, Z. Elvis Mataj nuk e përmend emrin tim, as si të përfshirë dhe as si përfitues në çështjen DIA.

Po kështu, edhe në dëshmitë e tij në Arbitrazhin e Vjenës.

Ndërkohë ai përmend në mënyrë nominale, të ndjerin Dritan Prifti, të cilit i ishte premtuar shpërblim si Ministër i Ekonomisë për arritjen e marrëveshjes me CEZ.

Edhe nëse ka patur ndonjë rol ndihmues ndaj Z. Ismailaj nga ambasadori shqiptar në Pragë në atë kohë, nga deklarimet e Z. Mataj, duket qartë se motivi kryesor ka qenë premtimi i shpërblimit nga Z. Ismailaj për të.

Në deklarimet e Z. Mataj që u lexuan këtu, por edhe në dëshmitë e tij në Arbitrazhin e Vjenës del qartë se lidhja e Kastriot Ismailaj ka qenë më e ngushtë se ç’duhet me Z. Hejsek dhe se ata sipas tij, bashkë me Rebeccën kanë bashkëpunuar për të fabrikuar një e-mail me qëllim manipulimin e Bordit të Drejtorëve të CEZ-Pragë për marrëveshjen e shkurtit 2011.

Po kështu, evidentohet roli absolut i Rebeccës si drejtuesja Nr.1 e DIA-s, e cila u provua edhe kur ajo e shkarkoi Z. Kastriot Ismailaj si administrator për t’u bërë vetë në vitin 2014.

Fshehja nga ana e prokurorëve për një kohë të gjatë të dëshmisë së Z. Hejsek dhënë Prokurorisë së Tiranës më 20 dhjetor 2011 ishte një përpjekje e qëllimshme për t’iu larguar të vërtetave dhe fakteve të lidhjeve midis DIA-s dhe CEZ-it.

Njësoj si mediat sorosiste në gusht të vitit 2015, prokurorët spekulojnë me dëshminë e Z. Hejsek në 2014 për Abitrazhin e Vjenës, e cila ndryshon nga ajo e 20 dhjetorit 2011 dhënë para Prokurorisë së Tiranës.

Prokurorët gënjejnë kur thonë se Z. Hejsek pretendon se Z. Kastriot Ismailaj u është prezantuar nga Ilir Metaj.

Kjo është thjesht dëshira e tyre.

Në deklaratën e tij, pasi tregon se ishin në bisedime më METE-n për të gjetur një partner, Z. Hejsek vazhdon më tej duke pretenduar se Ambasadori Tepshi në Pragë, që vepronte edhe si këshilltar tregëtar i Qeverisë shqiptare pranë CEZ, pas konsultimeve me eprorin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme (Ilir Metaj) performoi rolin e tij si këshilltar i Qeverisë shqiptare me Departamentin e CEZ-it për operacionet ndërkombëtare në Pragë.

Ai (pra Tepshi) rekomandoi Z. Ismailaj si mbledhës borxhesh dhe e prezantoi si aleat të ngushtë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Kryeministrit Berisha. Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtë të 2009.

Pas kësaj, ai vazhdon se, Z. Tepshi e prezantoi me Z. Ismailaj në Tiranë dhe pas kësaj tregon se bashkë me Z. Ismailaj takuan Kryetarin e ERE, Z. Nepravishta dhe Z. Petrit Ahmeti, këshilltar i tij.

Dua të theksoj se edhe nëse do e merrnim për të vërtetë këtë thënie të Z. Hejsek del qartë se si rekomandimi në Pragë, por edhe prezantimi në Tiranë, Z. Hejsek i është bërë nga Z. Tepshi dhe as nga Z. Metaj, që ai e përmend vetëm njëherë në kllapa (Ilir Metaj) pas përmendjes së funksionit, duke treguar pasiguri për personin që mbarte këtë funksion, por edhe periudhën që e cilëson si vjeshtë.

Po kështu, dua të bëj të qartë se në dijeninë time Z. Tepshi nuk ka qenë këshilltar i Qeverisë shqiptare pranë CEZ në Pragë.

Ose të paktën kurrë nuk ka qenë i autorizuar nga unë për të kryer një detyrë të tillë.

Është e provuar se partneri i vetëm i CEZ-it në Shqipëri ishte METE (Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë), që kishte edhe përfaqësuesin e saj në Këshillin Mbikqyrës.

Sidoqoftë, prokurorët duhet të hetojnë nëse ekziston ndonjë autorizim në emër të Qeverisë shqiptare për Z. Tepshi për të vepruar si këshilltar i saj pranë CEZ-it në Pragë.

Ndërkohë shefi i Z. Hejsek në vitet 2010-2011, Z. Tomas Pleskac, i pyetur më vonë në 10 nëntor 2021 në Pragë me kërkesë të prokurorit Altin Dumani, nëse i njihte Z. Tepshi, Z. Metaj dhe Z. Ismailaj i është përgjigjur se njërin e njihte si ambasador, mua më njihte si Ministër i Ekonomisë dhe Z. Ismailaj si partner biznesi.

Ndërsa i pyetur me kërkesë të Z. Dumani nëse dinte se çfarë lidhjesh kishin këta të tre me njëri-tjetrin, Z. Pleskac i përgjigjet se nuk kishte dijeni për ndonjë lidhje midis të treve.

Pra ky pohim rrëzon pretendimin e Z. Hejsek në 2014-ën se Z. Ismailaj ishte prezantuar nga Z. Tepshi apo se ai ishte aleat i Ministrit të Jashtëm apo të Ekonomisë, Z. Metaj.

Dihet se në hierarkinë e CEZ, Z. Hejsek ishte një vartës i Z. Tomas Pleskac në Pragë, ku merreshin vendimet.

Në shpjegimet e tij më 20 dhjetor 2011, Z. Hejsek i pyetur se kush ia ka prezantuar DIA, përgjigjet se nuk e mban mend personin, por se disa propozime kanë shkuar në Pragë.

Po kështu, para prokurorisë shqiptare ai nuk përmend as Z. Tepshi, as Z. Metaj në kllapa dhe as Z. Berisha.

Atëherë çfarë i ndodhi tre vite më pas, që i erdhi “kujtesa” në vend?

Si rregull kujtesa në atë moshë madhore dobësohet dhe nuk forcohet.

Ky ndryshim i Z. Hejsek brenda tre vitesh nuk ka të bëjë me kujtesën, por me ndryshimin e rrethanave, interesave dhe pozitave të tij, por edhe të vet CEZ-it.

Prishja e marrëdhënieve të CEZ me DIA, që kishte ndodhur, si edhe padia e Z. Kastriot Ismailaj në Arbitrazh për t’i marrë 130 milion euro CEZ-it, e bënte këtë të fundit të interesuar që t’ia vinte fajin Qeverisë shqiptare për përzgjedhjen e DIA-s dhe jo lidhjeve të drejtpërdrejta klienteliste midis drejtuesve të CEZ-it dhe Z. Kastriot Ismailaj dhe Nr. 1 të DIA-s, sipas Z. Elvis Mataj, që ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Po kështu, Z. Hejsek në vitin 2014, kur ishte shpallur i pandehur për mashtrim në Shqipëri dhe kur në CEZ e bënin fajtor për dështimin në Shqipëri do të firmoste çdo dëshmi, që do t’i kërkonte CEZ-i, përndryshe do të kishte probleme me drejtësinë edhe në Pragë.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur negociatat me CEZ-in dhe jo gjyqin siç ishte rekomanduar nga studiot ndërkombëtare gjatë Qeverisë Berisha, me qëllim faljen e 479 milion euro që i takonin Shqipërisë.

Për këtë dëm të madh të interesit publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim zyrtar, por askush nuk e di se çfarë bëhet edhe sot e kësaj dite.

Lidhur me spekulimet që janë bërë nga mediat sorosiste, pas Arbitrazhit të Vjenës, lidhur me emrin tim, kemi 2 deklarata zyrtare nga Clifford Chance, studio ligjore që mbrojti shtetin shqiptar, që unë kërkoj të depozitohen si prova të reja.

Së pari, përgjigjen që Z. Tim Schreiber, në emër të Clifford Chance, i ka kthyer Avokates së Shtetit, Znj. Alma Hicka më 1 shtator 2015 në përgjigje të e-mail-it të saj të 27 gushtit 2015, ku i thotë se në kundërshtim me ato çfarë disa gazetarë pretendojnë, OSHEE në parashtrimet e saj në Arbitrazh nuk e ka përmendur Z. Metaj si përfitues i transfertave të parave apo të praktikave të tjera korruptive lidhur me DIA.

Po kështu, në letrën zyrtare të 18 janar 2016, që përfaqësuesi i Clifford Chance, Z. Tim Schreiber, i dërgon Z. Damian Gjiknuri, si Ministër i Energjisë dhe Z. Adrian Çela si Administrator të OSHE, pas përfundimit të Arbitrazhit në Vjenë, në fund të kësaj letre u kërkon falje që disa përfaqësues të shtypit, për arsye të dukshme politike, lidhën emrin e të nderuarit Kryetar të Parlamentit me akuza të korrupsionit.

Kjo sigurisht që nuk ishte e justifikuar në bazë të parashtrimeve tona.

Ju duhet ta kuptoni që ne duhet të frenoheshim për të reaguar në detaje ndaj pretendimeve të tilla të shtypit për shkak se procesi i Arbitrazhit ishte në vazhdim, por ne mund t’ju sigurojmë ju që ne nuk disponojmë asnjë evidencë që e lidh Z. Metaj me veprime korruptive të DIA-s ose të administratorëve të saj aktualë apo të mëparshëm.

Lidhur me pretendimin se Z. Ismailaj, sipas akuzës, ka marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Shpërndarjes si kandidat për anëtar i METE-s, si rezultat i një procesverbali që mban firmën e Z. Hejsek në 15 shtator 2010 jemi në kushtet e absurditetit të plotë, pasi unë kam filluar punë si Ministër i METE-s pas 16 shtatorit, dita e miratimit të dekretit në Kuvend dhe pas betimit te Presidenti  i Republikës.

Po kështu, Z. Ismailaj e ka mohuar në deklarimet e tij të ketë marrë pjesë ndonjëherë si përfaqësues i METE-s në mbledhje të Këshillit Mbikqyrës.

Po kështu, është e provuar nga vetë organi i akuzës se edhe përpara emërimit tim, por edhe deri në fund të detyrës time, METE ka patur vetëm një anëtar në Këshillin Mbikqyrës të CEZ-Shpërndarjes, i cili ka qenë Z. Ilir Ciko.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Z. Ciko në dëshminë e tij, se ai ka vazhduar të jetë përfaqësuesi i vetëm i METE-s edhe gjatë kohës që unë kam qenë Ministër i METE.

Prokurorët në referimet e tyre ndaj dëshmisë së Z. Ciko në akuzë përmendin gjëra krejt pa rëndësi vetëm për të mbushur faqet dhe qëllimisht kanë harruar të përmendin faktin që ai shpreh se, për mosmiratimin e marrëveshjes me DIA në 25 Nëntor ai ka patur mbështetjen e Ministrit.

Ndërkohë që është fakt se edhe anëtarët çekë, të cilët ishin 5 veta nuk ishin dakord.

Arsyet se pse u miratua në mënyrë unanime kjo marrëveshje me DIA-n në shkurt 2011, i ka sqaruar shumë qartë Z. Elvis Mataj, i cili ishte negociator i DIA-s me CEZ-in për miratimin e kësaj marrëveshje.

Siç ai ka deklaruar, e-mail i 10 dhjetorit 2010, i hartuar nga Kastrioti dhe Hejseku, i cili ju dërgua Hejsekut nga Elvis Mataj dhe që më pas iu dërgua nga Hejseku, Bordit të Drejtorëve në Pragë, ishte vendimtar për të bindur Bordin.

Në këtë proces, sipas Z. Elvis Mataj, rol kyç kishte edhe Rebecca, e cila paraqitej si një nga tre aksionerët amerikanë të kompanisë mëmë të DIA-s (DAI).

Ndaj, përpjekja për t’i dhënë rol Z. Majlind Lazimi në miratimin nga Bordi të kësaj marrëveshjeje, është fare qesharake pasi votimi ka qenë unanim dhe përfaqësuesi i METE-s nuk kishte të drejtë vetoje pasi ishte fillikat.

Po kështu, Z. Lazimi si anëtar i Këshillit Mbikqyrës është emëruar nga Z. Naço dhe ata kanë dhënë deklarimet e tyre për këtë çështje.

Akoma më qesharake janë pretendimet e akuzës se Z. Ilir Metaj gjoja ka ndërhyrë te ERE për të favorizuar CEZ-in në dëm të KESH-it.

Së pari, dua të theksoj se nuk kam patur lidhje me emërimin e asnjë anëtari të Bordit të ERE.

Së dyti, ERE ishte institucion i pavarur nga Qeveria dhe raportonte vetëm në Kuvend ku edhe zgjidhej.

Së treti, si Ministër i METE-s dhe pronar 100% i KESH-it dhe epror direkt i tij përmes KESH-it kemi kundërshtuar vendimin e ERE me forcë, në ERE dhe në të gjitha nivelet e gjykatave.

Ndaj ne kërkojmë që të gjitha këto ankesa dhe kundërshtime ligjore të bëra nga KESH-i, të merren si prova të reja.

Kërkojmë të administrohet edhe shkresa zyrtare e një ministri të asaj kohe për të kuptuar se si mund të ndërhynte një Ministër te ERE.

 

Është për të ardhur keq që në akuzë gënjehet sikur Z. Arjan Laci është financues i LSI kur kjo nuk është aspak e vërtetë dhe s’ka asnjë provë për këtë.

Akoma më e turpshme është kur paraqitet nga akuza sikur Z. Arjan Laci është me origjinë nga Skrapari për ta bërë si më të besueshme lidhjen time me të, kur të gjithë e dinë në Durrës ku jeton prej disa brezash se familja e tij vjen nga trevat shqiptare në Greqi.

Akuza ka bërë një manipulim të pastër duke keqpërdorur faktet e ndryshme në kohë të ndryshme lidhur me Z. Agron Çela.

Organi i akuzës lidh çuditshëm faktin se Z. Agron Çela, biznesmen i njohur, është përfitues fundor përmes shoqërisë “Xhenis shpk”, e cila ka përfituar 16.800.000 lekë nga DIA në vitin 2010 me faktin tjetër se në Qershor 2013 është zgjedhur deputet i LSI.

Besoj se sqarimet që ka dhënë Z. Çela në dëshminë e tij janë mëse shteruese, por lidhja e këtyre dy fakteve të ndryshme në tre vjet distancë nga njëri-tjetri, dëshmon jo vetëm mungesë profesionalizmi dhe përgjegjësie, por një militantizëm ekstrem për të nxjerrë dhjamë nga pleshti.

 

Po kështu, qëllimisht organi i akuzës nuk i referohet përmbajtjes së letrës që Z. Spartak Braho, më 27 shtator 2015, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare i ka dërguar Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Brendshëm dhe shumë institucioneve të tjera, përfshi edhe Ambasadën Amerikane, ku me shumë përgjegjësi, fakte konkrete të provuara më pas, u tërheq vëmendjen të kujdesen për sigurinë e Znj. Vojsava Ismailaj, e cila ishte në kontakt të vazhdueshëm me persona të provuar si problematikë edhe në ngjarjet e 21 Janarit 2011 sipas Z. Braho.

Por akuza nuk i referohet askund kësaj letre tepër profesionale të shkruar e firmosur nga Z. Braho në shtator 2015, por i referohet vetëm dëshmisë së tij tetë vite më pas në 2023, e cila është në kundërshtim të qartë me letrën që ai ka firmosur më 27 shtator 2015 me dorën e tij.

Besoj se ajo është letra më e saktë me fakte që Z. Braho ka shkruar gjatë gjithë jetës së tij sepse çdo fakt i tij është pranuar nga vetë të përmendurit.
Në këtë letër ai përmend edhe një takim të avokatit Z. Vladimir Meçe, me Znj. Ismailaj ku i kishte premtuar garanci në shkëmbim të dhënies së një interviste kundër Z. Ilir Metaj dhe sistemim jashtë vendit.

Kjo vërtetohet nga dëshmia e pseudogazetarit, Z. Fatos Mahmutaj, i cili tregon se kjo intervistë u bë në Vjenë dhe se Znj. Ismailaj shoqërohej nga avokati Z. Vladimir Meçe dhe djali i tij.

Pra paralajmërimi i Z. Braho në shtator 2015 u provua në shkurt 2016, pra që Znj. Ismailaj do të sistemohej jashtë shtetit, në këmbim të një interviste kundër Z. Ilir Metaj.

Ndaj kërkojmë të vihet në dispozicion të Gjykatës letra zyrtare e Z. Braho më 27 shtator 2015.

Po kështu, kërkojmë të merret si provë shkresa e datës 30.01.2017 e Drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës dërguar Z. Ilir Metaj, Kryetar i Kuvendit lidhur me vendimin për pushimin e çështjes penale Nr.86/2016, datë 18.01.2017.

Ky vendim, pas konstatimeve, është marrë nga Prokurori i çështjes, Z. Endrit Bimi.

Në veçanti, insistojmë të administrohet si provë shkresa Nr. 1 prot. datë 05.01.2016 e Kryetarit të Kuvendit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm që është administruar mbi bazën e shkresës Nr. 36/1 prot. datë 06.01.2016 nga Prokuroria e Përgjithshme.

Shkresa shumë e saktë e Z. Braho në shtator 2015 për institucionet shtetërore për të mbrojtur Znj. Vojsava Ismaili nga njerëz shoqërisht të rrezikshëm, sipas Z. Braho, por edhe refuzimi im për t’u takuar me Znj. Vojsava Ismaili pas mesazhit të saj telefonik për mua në 5 janar 2016, për të cilin njoftova zyrtarisht Prokurorin e Përgjithshëm, tregojnë qartë për rrethanat në të cilat ajo ka dhënë një intervistë plot me të pavërteta ndaj personit tim.

Është normale që një gruaje që i kanë futur burrin në burg, të cilit i kanë sekuestruar të gjitha lekët, e cila ka edhe një fëmijë për të rritur dhe që i premtohet lirimi i burrit në emër të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por edhe të Ambasadës Amerikane, vetëm që të thotë gënjeshtra për Ilir Metën, t’ia mirëkuptojmë gjendjen emocionale dhe t’ia falim gënjeshtrat që thotë, si ato në intervistën e shkurtit 2016, që do ishte mirë ta shohim me zë dhe figurë këtu në sallë, tani, për të kuptuar se në çfarë presioni ka qenë kur e ka dhënë.

Ndërkohë Z. Ismailaj i ka mohuar të gjitha pretendimet e saj në raport me mua kur është pyetur për këtë intervistë nga prokuroria në vitin 2018.

Ashtu sikurse, Z. Elvis Mataj, para prokurorisë, i ka mohuar të gjitha shpifjet e kallëzuesit, i cili ia atribuonte Z. Elvis Mataj, çmenduritë që përmenden në akuzë ndaj meje si përfitues i fondeve të DIA-s.

Po kështu, Z. Elvis Mataj i pyetur nga Prokuroria për dëshminë mashtruese të Dritan Priftit në tetor 2015 e ka bërë të qartë se nga janari 2005, nuk ka patur asnjë lidhje, takim apo kontakt telefonik me këtë person, i cili në shpifjet e tij ndaj meje, kryesisht i referohej, Z. Elvis Mataj.

Po kështu, Z. Elvis Mataj, në e-mail-in e tij për Dr. Hauser, Avokatin e Z. Kastriot Ismailaj në Vjenë e përmend nominalisht Z. Dritan Prifti si Ministër i Ekonomisë, se i ishte premtuar shpërblim nga Z. Ismailaj për marrëveshjen e CEZ me DIA, që u nënshkrua më 1 shtator 2010, kur Ministër i Ekonomisë ishte Z. Prifti.

 

 

Ndërsa lidhur me shpenzimet e vizitës time në Çeki, i kërkoj akuzës të nisë çështje ndaj Z. Engjëll Agaçi, për fshehje të qëllimshme të dokumentave zyrtare, që provojnë shpenzimet për udhëtimin me avion, hotelin dhe dietat, pasi edhe nga përgjigjia e Ministrisë së Jashtme përmes shkresës së Z. Skapi drejtuar SPAK-ut provohet se të gjitha shpenzimet e mia i paguante Kryeministria, për shkak të pozitës si Zëvendëskryeministër, e cila gëzon trajtim më të favorshëm se pozita e ministrit.

Natyrisht kjo logjikë dhe praktikë funksiononte edhe kur isha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, pra që shpenzimet e mia edhe të udhëtimit, fjetjes, dietave, i paguante Kryeministria.

Ashtu siç ju ka dhënë shpenzimet e Z. Majlind Laizimi, që i ka paguar Kryeministria, shtrëngojeni Z. Agaçi, që t’ju dorëzojë edhe shpenzimet e bëra nga Kryeministria për mua, si Zëvendëskryeministër për vizitën në Çeki.

Duke përshëndetur hetimet 8-vjeçare për DIA-n, po e mbyll me një lutje që të nxirret nga sirtarët padia e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për faljen e 479 milion euro CEZ-it nga Edi Rama.

Ndoshta u zgjata pak me çështjen CEZ-DIA por kjo ka lidhje vetëm me mua si i pandehur në këtë proces.

Pra, si konkluzion nga zelli i tepruar prokurorët ngatërruan jo vetëm METE-n me Metën, por siç duket edhe Metën me Rebeccën.

Lidhur me pretendimet e akuzës për ndërhyrje të miat për të favorizuar Z.Adrian Shatku dua të shpreh përbuzjen time për këto hamendësime, që  nuk kanë asnjë lidhje me mua, detyrat e mia funksionale apo veprime të ndërmarra nga unë.

Nuk ekziston asnjë shkresë, mesazh apo e-mail i dërguar nga unë ndaj kujtdo që provon interesimin apo ndërhyrjen time për interes të Z. Adrian Shatku.

Po kështu, edhe Z. Edmond Haxhinasto edhe Z. Damian Gjiknuri, në deklarimet e tyre nuk kanë pranuar asnjë ndërhyrje nga unë siç pretendon akuza, bazuar në biseda të përzgjedhura të telefonave të personave të tjerë.

Nga këto biseda rezulton se Kryeministri Rama ka ndërhyrë që projekti i Z. Shatku të bëhej urgjentisht, por ai jo vetëm që nuk është i pandehur, qoftë edhe për ndikim të paligjshëm, por as është pyetur si dëshmitar nga akuza.

Lidhur me UNIFI, jam shumë i çuditur që përfshihet emri im nga akuza, me një sforcim tejet absurd.

Së pari, UNIFI paska patur marrëveshje me Vodafone që në vitin 2006.

Së dyti, marrëveshja e re është realizuar nga Z. Shatku dhe Z. Dietlof Mare i Vodafone.

Së treti, nuk ekziston asgjëkundi asnjë kontakt i imi me Z. Dietlof Mare për këtë çështje dhe asnjë çështje tjetër.

Qëllimisht, para se të shpreh konkluzionet për bashkëpunim gjoja timin me Z. Pirro Xhixho e Znj. Monika Kryemadhi për të favorizuar gjoja UNIFI, akuza paravendos copëza të komunikimeve telefonike midis Znj. Monika Kryemadhi dhe Z. Pirro Xhixho, ku ky i flet për komunikimet që ka patur me “të madhin”, pra Edi Ramën, por edhe me “shefin”, pra Kryetarin e Kuvendit, lidhur me shqetësimin e shokëve të kompanisë PLUS.

Kjo bëhet në mënyrë të qëllimtë, pasi nuk ka as indirekt ndonjë komunikim timin me Z. Xhixho për marrëdhënien UNIFI me Vodafone.

Pra një montazh krejt i qëllimshëm për të manipuluar gjykatën.

 

Ndërkohë, lidhur me episodin që ka të bëjë me kompaninë PLUS, sipas bisedave të përzgjedhura nga akuza, rezulton se për këtë çështje, Z. Xhixho ka komunikime si me “të madhin” (Kryeministrin) edhe me “shefin”, Kryetarin e Kuvendit.

Më duhet të nënvizoj se PLUS-i është e vetmja kompani shqiptare me 161 aksionerë nga Shqipëria e Kosova, që ankohej se po falimentohej nga AKEPI për llogari të dy kompanive të huaja.

Ndaj, në çdo rast, interesimi nuk ka qenë për të favorizuar këtë kompani, por për të mos e diskriminuar atë.

Nëse unë dyshohem për këtë çështje, dua të pyes: Po Kryeministri përse nuk dyshohet për këtë çështje, për më tepër që AKEP varet nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria?

Politizimi arriti deri në hënë, kur prokurori deklaroi këtu se për veprimet e Z. Xhixho në vitin 2013 vajza e tij, Znj. Erisa Xhixho ishte shpërblyer deputete në lista në sigurta.

Ky është kulmi i degradimit eksponencial të akuzës.

Znj. Xhixho ka qenë e treta në listën e Tiranës, që në zgjedhjet e vitit 2009 për LSI-në.

A mund të quhet favorizim që ajo ishte e treta në vitin 2017 në Qarkun e Fierit, ku jo për faj të saj nuk doli deputete?

Ndërkohë që në Tiranë në 2017, LSI fitoi 5 mandate.

Po kështu, Znj. Xhixho ishte deputete edhe në momentin e rrëmbimit tim, bazuar pothuaj në të njëjtën akuzë, por emri i saj nuk përmendej asgjëkundi. Atëhere përse përmendet tani dhe bazuar mbi gënjeshtra?

Sepse ka rënë akuza bombastike e 1 milion dollarëve për lobimin që ju servir opinionit kur u rrëmbeva unë.

 

 

 

 

Po kaq absurde është edhe akuza në përfshirjen e emrit tim për miratimin e një ligji për minierat.

Asgjëkundi nuk ekziston emri im për këtë episod.

Po kështu, amendamentin e ka propozuar deputetja e Partisë Socialiste, Znj. Esmeralda Shkjau.

Në dijeninë time, nga ky ndryshim ligji në atë kohë kanë përfituar 242 subjekte që operonin në fushën e minierave.

Po kështu, ky ndryshim jo vetëm që forconte sigurinë e operatorëve dhe punëtorëve në miniera, por kishte zero kosto për shtetin.

Unë kërkoj të pyeten të gjithë deputetët që kanë votuar pro dhe të administrohet seanca parlamentare për të zbuluar ndonjë fakt penal që se kemi parë deri tani.

Në veçanti duhet të hetohet roli i Kryeministrit Rama që kishte 65 deputetë, që votuan pro këtij ligji.

Dhe në fund po e mbyll si “qershia mbi tortë” me manipulimin skandaloz që bën akuza mbi copëzat e mesazheve telefonike, se sipas Monikës, unë po shkoja në Marok vetëm për Adin.

Ndërkohë që dy muaj më parë, në 5 shtator, ajo i kishte thënë se Iliri do shkojë në Marok, ndërsa Z. Shatku i kishte thënë Znj. Monika që takimin me Kryeministrin do ta rregullonte ai.

Pra lind pyetja, po t’u besojmë mesazheve, ç’nevojë kishte Z. Shatku që unë të shkoja në Marok, kur ai kishte kaq miqësi me Kryeministrin sa ishte gati të më rregullonte takimin.

Ndërkohë që akuza e di shumë mirë se urdhëri zyrtar i Kuvendit për vizitën në Marok, kishte dalë që në 30 Qershor, pra 3 muaj para se Monika të njoftonte Z. Shatku për këtë vizitë.

Po kështu, sipas dëshmisë së Z. Ralf Gjoni, iniciator i kësaj vizite ishte Z. Bujar Lubesha, Konsull i Nderit të Marokut dhe Ambasada e Marokut.

Po kështu, veç deputetëve kishte edhe biznesmenë të tjerë të interesuar për marrëdhëniet me Marokun.

“Kryeperla” e prokurorëve politikë është marrja në konsideratë e deklarimeve të Dritan Priftit në 2 tetor 2015, pra fiks 5 vite pas ishte miratuar marrëveshja CEZ-DIA, kur ai ishte ministër i Ekonomisë, në 1 shtator 2010.

Më e bukura është kur Dritan Prifti deklaron se kishte dëgjuar te LSI nga Ilir Metaj rreth muajit Maj apo Qershor 2010 për çështjen e borxhit të CEZ nga një kompani private.

Ndërkohë që prezantimi i DIA-s i ishte bërë CEZ-it, që në mars 2010, siç provojnë Z. Hejsek para Prokurorisë së Tiranës, por edhe Z. Elvis Mataj.

Ndërkohë, që Z. Hejsek thotë se gjithmonë ishim në bisedime me METE-n (Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë) për gjetjen e një partneri për mbledhjen e borxheve.

Dhe ky i “painformuar” në 2010 u kujtua çuditërisht vetëm pas 5 vitesh në tetor 2015 të shkonte në Prokurori se iu dogj xhani për interesin publik.

Në dëshminë e tij, i ndjeri Prifti, i referohet shumë herë Z. Elvis Mataj, ndërsa ky mohon para prokurorëve çdo takim e kontakt telefonik me Dritan Priftin, që nga janari i vitit 2005.

Jo vetëm kaq, por që në prill 2014, Elvisi kishte informuar avokatin e Z. Kastriot Ismailaj në Vjenë, Dr. Hauser se marrëveshja CEZ-DIA ishte bërë përmes premtimit për shpërblim, jo vetëm të Z. Hejsek dhe zyrtarëve të lartë të CEZ-it në Pragë, por edhe të Z. Dritan Prifti, Ministër i Ekonomisë në kohën kur u lidh marrëveshja, 1 shtator 2010.

Kë të besojmë? Kallëzuesin që i referohet Z. Elvis Mataj apo Elvisin që para prokurorisë ka përgënjeshtruar për çdo episod, kallëzuesin?

Po të ishte kallëzuesi kaq serioz, përse Prokuroria, ia ka refuzuar statusin e dëshmitarit të mbrojtur?

Si mund të besohet një kallëzues, që thotë, siç e keni edhe në fashikuj, jo vetëm që një i dënuar me burgim të përjetshëm e ka kërcënuar nga burgu për llogari të Z. Kastriot Ismailaj, por edhe që deklaron se një drejtor burgu i ka thënë se ky i burgosur përjetë ka dalë 4 herë nga burgu për të kryer vrasje dhe është kthyer prapë në burg?

Si u kujtua kallëzuesi vetëm pas 7 vitesh të kallëzonte papritur, Z. Ilir Metaj, ndërkohë që kurrë në dëshmitë e tij të mëparshme pranë prokurorisë këtu apo në Arbitrazh në Vjenë nuk e ka përmendur Z. Ilir Metaj?

Lind pyetja, për prokurorët këtë kallëzim e bëri si punonjës i shtetit apo edhe nën presionin e një çështje personale për dhunë në familje, ku sipas burimeve, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me burgim?

Po kështu, lind pyetja tjetër:

Vërtet nuk e dinë prokurorët se Z. Elvis Mataj ka qenë tre herë te avokati i Z. Kastriot Ismailaj në Vjenë, ku është regjistruar një dëshmi e tij nga e cila më vonë ai u tërhoq?

Në deklaratën e tij në Arbitrazh ai e thotë hapur se Z. Kastriot Ismailaj nuk i dha 750 mijë euro ndaj kaloi me palën tjetër.

Rezulton se gjatë këtyre vizitave në Vjenë, Z. Elvis Mataj ka qenë i shoqëruar nga Z. Romeo Karaj.

Po kështu, për këtë episod, para prokurorisë këtu, por edhe në Arbitrazh, Z. Ismailaj ka thënë se këta i kërkuan 750 mijë euro, meqënëse pala kundërshtare u kishte premtuar 500 mijë euro.

  1. Ismailaj dëshmon se ai kishte refuzuar edhe kompromisin e ofruar nga Z. Romeo Karaj, që Z. Ismailaj të paguante të paktën 500 mijë euro sa ç’ofronte edhe pala tjetër.

A e kuptoni dot integritetin e kallëzuesit dhe dëshmitarëve fake, që përdorin prokurorët?

Ju lutem shumë, vetëm të lexoni letrën e 27 shtatorit 2015 të Z. Braho, që këta nuk i referohen fare në akuzë dhe të lexosh dëshminë e tij, pas COVID-it në vitin 2023, që përmendin këta në akuzë dhe do të vini duart në kokë.

 

 

 

Ndërsa me akuzën për lobimet, prokurorët bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe kanë bërë veprime, pra letërporosi, për të fshehur të vërtetën me vetëdije të plotë.

Ende nuk na janë vënë në dispozicion letërporositë e dërguara me data të sakta dhe numër protokolli.

Kërkesat e bëra nga akuza në letërporositë që GSIS të mos komunikojë me LSI (PL) dhe asnjë dokument të mos bëhet publik deri në verën e 2026 dëshmojnë për mungesën e vullnetit për të sqaruar dhe zbardhur të vërtetën, nëse ka shkelje ligji nga secila palë dhe cili (cilët) individ është përgjegjës.

Kontrata e LSI dhe GSIS është shumë e mirëpërcaktuar në çdo detaj në respekt të ligjit amerikan dhe shqiptar.

Ndaj kërkoj që letërporositë e nisura të vlerësohen si të papërdorshme dhe të pavlefshme sepse pyetjet nuk janë bazuar në klauzolat e kontratës GSIS-LSI të 2 shkurtit 2016.

Letërporositë e reja duhet të kërkojnë të sqarojnë se kur është mbyllur kjo kontratë midis dy palëve dhe aktin përkatës.

Apo mos vallë vazhdon edhe sot?

Letërporosia duhet të sqarojë nëse personi që pretendohet se ka paguar për LSI, ka vepruar si nënkontraktor.

Në këtë rast, sipas kontratës për nënkontraktimin, GSIS duhet të merrte konfirmimin nga LSI që ky person të shërbente si nënkontraktor.

Nëse është kështu, GSIS duhet të dorëzojë dokumentin nga LSI dhe personin që e ka firmosur.

Ne jemi gati të bashkëpunojmë me prokurorët për formulimin e duhur ligjor të pyetjeve për autoritetet amerikane sipas kontratës GSIS – LSI që është në dosje.

Po kështu, një pyetje tjetër në letërporosi duhet të jetë nëse UNIFI ka kontratë për interesat e saj me GSIS, e cila nuk ka asnjë lidhje me LSI.

Sepse u provua në rastin e pretendimeve për lobimin me McKeon Group se si “Dorelita” kishte kontratën e saj me atë grup, që nuk kishte asnjë lidhje me LSI.

Dhe përgjigjia e autoriteteve gjyqësore ishte e qartë se LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollar për McKeon Group dhe jo 1 milion dollar, siç u paguan kryeartikuj gazetash nga banda e Sorosit dhe inceneratorëve në SHBA, Austri, etj.

Po kështu, tendencioziteti i akuzës në letërporositë është i qartë kur kërkohen të dhëna për Z. Ilir Metaj për lobimet deri në vitin 2019.

Dihet se unë kam dhënë dorëheqjen nga Kryetar i LSI, pas zgjedhjes në Kuvend si President i Republikës më 18 prill 2017.

Po kështu, kërkojmë që gjykata të administrojë statutin e LSI të miratuar në gjykatë, që sqaron se Kryetari i LSI nuk ka asnjë përgjegjësi financiare dhe sqaron instancat që merren me shpenzimet dhe veprimet financiare.

Po kështu, kërkojmë të jetë pjesë e gjykimit në themel edhe regjistrimi në FARA nga avokat Fidetzis i një kontrate në emër të LSI, ndërkohë që nuk ishte i autorizuar nga LSI dhe që u denoncua nga unë pranë McKeon Group.

Sepse ky rast i provuar dëshmon se FARA është thjesht një portal i Departamentit të Drejtësisë, ku mijëra kompani publikojnë dhe regjistrojnë miliona kontrata.

FARA nuk është gjykatë, që të jetë e pagabueshme, siç është provuar disa herë.

Përfundimisht për lobimet mund të siguroj gjykatën se nuk ekziston asnjë firmë e Z. Ilir Metaj, as në kontratë dhe në asnjë autorizim për ndonjë pagesë apo për ndonjë nënkontraktor të mundshëm për llogari të LSI.

Po kështu, nuk ekziston asnjë provë apo indicie që unë të kem dijeni për shkelje të kontratës, midis GSIS dhe LSI, deri në prill 2017 kur kam qenë Kryetar i LSI.

Po kështu, deri tani nuk jam njohur me asnjë pretendim të ndonjë gjykate amerikane që të ketë konstatuar ndonjë shkelje ligji nga ana ime.

I ftoj prokurorët të respektojnë ligjet shqiptare dhe amerikane dhe t’ia lenë tablotë sinoptike “gruas së Bilalit” dhe korruptuesit të McGonigalit.

Po e mbyll, me gënjeshtrën që u lexua këtu që lidhte një mesazh të pretenduar të 22 qershorit 2009, me “përfitimet” nga DIA, e cila u regjistrua 14 muaj më pas.

A ekziston një vendim gjykate për përgjimin tim si deputet në 22 qershor 2009?

A ekziston procesverbali i plotë i përgjimeve të subjekteve të përfshira në komunikim me personin e përgjuar?

Nëse po, na e vini në dispozicion neve dhe gjykatës.

I “përgëzoj” prokurorët për imagjinatën e tyre kafkiane, por jemi në vitin 2026 dhe nenet e Kodit Penal për agjitacion dhe organizatë kundër-revolucionare nuk ekzistojnë më.

Të vetmes organizatë, që unë i përkas, është ajo e 2 Marsit 2020, një organizatë patriotike, mbrojtëse e paepur e interesit kombëtar dhe e vendosur për të bërë çdo sakrificë, që i rikthen sovranitetin popullit shqiptar dhe që shenjtëron vetëm Kushtetutën.

 

 

 

 



hacklink satın al Hacklink Panel Hacklink Satışı 2026 hacklink panel hacklink satın al hacklink al hacklink