Silva Caka: Skandaloze! Rilindja vjedh dhe ushqimin e fëmijëve në kopshte

Silva Caka: Skandaloze! Rilindja vjedh dhe ushqimin e fëmijëve në kopshte

Vjedhjet e Rilindjes nuk kursejnë as ushqimin e fëmijëve tanë!

Pas raportit skandaloz të KLSH-së ku evidentoheshin vjedhjet në institucionin ku strehohen fëmijët jetimë, një tjetër makabritet ka dalë në pah në bashkinë e Shkodrës.
Një investigim mediatik, i nisur si pasojë e një denoncimi për dhunë nga nëna e një fëmije në kopshtin shtetëror “Njomzat” në Shkodër, ka zbuluar skandalin tjetër, që bëhet me ushqimin e fëmijëve në këtë kopsht.

Sipas faturave të vëna në dispozicion nga drejtoria e kopshtit, për një javë ishin blerë 6 kg mish dhe djathë që do t’u servirej fëmijëve, por kur gazetarët kanë verifikuar gjendjen faktike të ushqimeve të deklaruara në faturë, kanë konstatuar se në këtë kopsht, 150 fëmijëve që e frekuentojnë, iu serviren vetëm makarona dhe oriz.

Pra, në kopshtet shtetërore nuk mjafton që fëmijët dhunohen dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore nga edukatoret, por lihen edhe pa ngrënë.
Por Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Shkodrës nuk denjon të ushtrojë kontroll mbi institucionet që ka në varësi, e aq më pak të ushtojë kontroll mbi përfituesit e tenderit të ushqimeve në çerdhe e kopshte, për të parë nëse ata i përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale.

Madje, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve në bashkinë e Shkodrës, nuk ka denjuar të nisë as psikologen për vlerësimin e gjendjes psikologjike të fëmijës, dhe pse nëna kishte denoncuar në drejtori dhunën ndaj fëmijës së saj, mbi 2 javë përpara.

Mënyra kriminale e qeverisjes së Rilindjes, i shtrin efektet e saj edhe në qeverisjen vendore, ku nuk kursen as fëmijët.
Kjo tregon se si janë katandisur bashkitë e vendit, në vatra patronazhistësh dhe jo institucione që japin shërbime për qytetarët, prandaj këshilltarët e PL-së dhe të opozitës, do të denoncojnë çdo problem dhe do të ndjekin çdo çështje deri në fund, në mënyrë që bashkitë e marra peng nga Rilindja t’u rikthehen qytetarëve.



casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al