Sekretari i Partisë së Lirisë për pushtetin vendor, Petrit Sinaj: Rishikimi i Reformës Territoriale është bërë i domosdoshëm

Sekretari i Partisë së Lirisë për pushtetin vendor, Petrit Sinaj: Rishikimi i Reformës Territoriale është bërë i domosdoshëm

Në Shqipëri gjatë 3 dekadave qeverisja vendore njeh dy kulme të rëndësishme, miratimin e ligjit për pushtetin vendor në vitin 2000, sipas fyrmës së Kushtetutës të miratuar në vitin 1998, dhe Reformën territoriale të vitit 2014 që u duk se erdhi si domosdoshmëri e zhvillimeve social-ekonomike në vend.

Reforma Administrative – Territoriale, solli reduktimin e njësive vendore, nga 373 prej tyre 308 komuna dhe 65 bashki, në vetëm 61 bashki dhe la të paprekur numrin 12 të qarqeve.
Sfidat e qeverisjes vendore në Shqipëri do të përfshinin uljen e nivelit të korrupsionit, rritjen e burimeve financiare, rritjen e autonomisë fiskale, rritjen e përmirësimit të infrastrukturës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe të rritej mbështetja sociale.

Gjithashtu do të duhej të thellohej decentralizimi, ku autoriteti dhe përgjegjësia për funksione të tjera, si arsimi 9 vjeçar apo shëndeti parësor dhe funksione të tjera të transferoheshin nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore.
Decentralizimi duhet të kishte përmasat e veta, politike, administrative dhe financiare. Të tre këta komponentë e bëjnë të plotë decentralizimin dhe në këtë mënyrë njësitë e Vetqeverisjes Vendore kryejnë funksionet dhe ushtrojnë kompetencat në një nivel qeverisjeje sa më pranë qytetarëve.
Mosadresimi i këtyre sfidave ka pasur ndikim negativ në funksionimin e qeverisjes lokale në Shqipëri dhe në besimin e qytetarëve në institucionet vendore.
Për të adresuar këto sfida, nevojitet një angazhim i përbashkët për të rritur përfaqësimin, pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien, për të ndryshuar

politikën e financimit dhe mbështetjes së zhvillimit në qeverisjen vendore, si dhe për të kufizuar ndikimin e interesave private në vendimarrjet lokale.
Në këto rrethana, mbeten ende çështje të hapura për diskutim dhe rishikim ashtu si dhe ka progres e përmirësim në aspekte të caktuara.
Çështje që mbeten ende për diskutim janë:

 A është ndarja territoriale në 61 bashki ende një çështje për diskutim?

 A është ezauruese reforma e deritanishme e shtrirë vetëm në nivelin e parë të qeverises vendore, pa reformuar nivelin e dytë, qarqet, si premisa për zhvillimin dhe rajonalizimit në Shqipëri?

 A ka siguruar reforma me shume autonomi financiare dhe decentralizim fiskal?

 A ka garantuar reforma barazi në ofrimin e shërbimeve dhe kushte të njëjta jetese ndërmjet zonave urbane dhe rurale, dallim I cili nuk ekziston në vendet e zhvilluara?

 A janë plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve përmes efiçensës në shërbime publike

 A ka siguruar reforma efektiviten dhe efiçencën e burimeve njerëzore?

 A ishin kriteret mbi të cilat u realizua ndarja e re të studiuara dhe analizuara mirë, dhe çfarë rezultatesh kemi 9 vjet pas zbatimit të saj?

 A ka vend për përmirësime dhe korrigjime?

 Çfarë duhet të propozohet aktualisht në lidhje me rritjen e efiçensës së reformës territoriale në nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor?

Situata aktuale tregon që ka një dakordësi që rishikimi i Reformës Territoriale është bërë e domosdoshme dhe duhet të shoqërohet me një paketë decentralizuese të plotë.
Reforma Administrativo-Territoriale duhet të synojë fuqizimin e njësive të qeverisjes vendore duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe rritjen e efiçencës së menaxhimit të burimeve natyrore, financiare dhe njerëzore të këtyre njësive.



casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al