Sekretari i Jashtëm i Britanisë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Sekretarja e Marrëdhënieve  Ndërkombëtare Brunilda Paskali e shoqëruar nga koordinatori për marrëdhëniet me jashtë i LRI-së Majlind Lazimi prej 5 ditësh  morën pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç  kontributit në tryezë dhe pjesëmarrjes në diskutime znj. Paskali zhvilloi një numër takimesh me një sërë personalitetesh prezentë në takim. Një takim të veçantë Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare zhvilloi me sekretarin e Jashtëm të Britanisë David Miliband Këshilltarin për politikën e jashtme të Kryeministrit Gordon Brown Steward Woods anëtaren e Komitetit Kombëtar Drejtues znj. Diane Hayter etj. Gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm të Britanisë David Miliband u shkëmbyen mendime për situatën politike në Shqipëri. Ajo e informoj z. Miliband për  vendimin politik të LSI-së si një stad të ri të emancipimit të politikës shqiptare. Gjithashtu znj. Paskali shprehu vullnetin e LSI-së për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe një qeverisje shumë përfaqësuese e cila do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre 4 viteve të fitojnë betejat e rëndësishme që ka përpara që kanë të bëjnë me standardet evropiane që duhet të arrijmë në të gjitha fushat. Dhe më të rëndësishmen sipas Paskalit integrimin e Shqipërisë  në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Nga ana e tij sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband pasi shprehu vlerësime dhe konsiderata për LSI-në dhe në mënyrë të veçantë për Kryetarin e saj z. Meta vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Gjithashtu  z. Miliband duke shkëmbyer mendime mbi situatën para dhe pas zgjedhore në Shqipëri siguroi se qeveria e Britanisë së Madhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst reformat janë lajtmotivi dhe ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Qeverinë e Integrimit në fushën e reformave. Në përfundim të bisedës z. Miliband bëri një ftesë për Meta për një vizitë në Lodër për të thelluar akoma dhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy partive simotra.
  0x323030392d31302d3036 Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Miliband dhe sekretarja nderkombetare Brunilda Paskali.JPG 10:24)



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel