Ralf Gjoni: LSI forcon lidhjet me Partinë Laburiste Britanike

Ralf Gjoni: LSI forcon lidhjet me Partinë Laburiste Britanike

ralfgjoni30092013

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni mori pjesë këtë javë në Konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton.
Mbi 10,000 delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë motra në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e laburistëve në 2015.

Ralf Gjoni si përfaqësues i LSI në këtë event, zhvilloi edhe disa takime me krerë të lartë të Laburistëve, veçanërisht me ekipin në hije të politikës së jashtme të partisë. Gjoni u takua me Douglas Alexander, Ministër i Jashtëm në Hije, Emma Reynolds, Ministre për Evropën në Hije, Jim Murphy, Ministër i Mbrojtjes në Hije si dhe me ekipin e sekretariatit ndërkombëtar. Gjithashtu Sekretari Ndërkombëtar i LSI u takua edhe me Kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband dhe me Nën-Kryetaren Harriet Harman gjatë punimeve të kësaj konference.

Gjatë këtyre takimeve, Ralf Gjoni i informoi miqtë laburistë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri qeverisës. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të integrimit evropian dhe theksoi se mbështetja e Partisë Laburiste si parti pro-evropiane do t’a shtonte peshën e mbështetjes që Britania e Madhe i jep Shqipërisë në këtë drejtim.
Ministrja për Evropën në Hije Emma Reynolds, rikonfirmoi angazhimin e pandryshuar të Laburistëve për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe shprehu dëshirën për të forcuar lidhjet ndër-parlamentare si një urë miqësie mes dy vendeve dhe mes dy partive.

Gjatë takimeve të tij, Ralf Gjoni kërkoi gjithashtu mbështetjen laburiste për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve.

I sapokthyer nga Konferenca Laburiste, Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni u shpreh: “Dua të falenderoj Partinë Laburiste për ftesën që i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim në Konferencën vjetore në Brighton, dhe ndjehem tepër i inkurajuar pas kësaj vizite se forcimi i lidhjeve mes LSI dhe Partisë Laburiste do të kontribuojë edhe në forcimin e mbështetjes britanike për integrimin evropian të Shqipërisë  dhe në marrëdhëniet dypalëshe”.



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel