14 Feb Prononcim i dhënë nga zv.Kryetari i LSI
” Prononcim i dhënë nga zv.Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi për Televizionin Shqiptar (TVSH) lidhur me situatën që mund të krijohet për zgjedhjen e Presidentit në 2007 Përsa i përket krizës me të cilën përballet sot vendi është ende herët për të folur për votat e siguruara për Presidentin sepse zhvillimet politike janë mjaft dinamike. Zhvillimet politike dhe situata e krijuar qeverisëse janë premisë që në një hark kohor prej një viti të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhja e presidentit është një moment institucional për zgjedhje të parakohshme por nuk është i vetmi. Pavaresisht se kjo mazhorancë e ka shumicën unë jam i bindur se deri atëherë do të rrjedhë shumë ujë do ndodhin shumë gjëra dhe druhem shumë se kriza për zgjedhjen e Presidentit mund të paraprihet nga kriza të tjera të cilat do të kërkojnë zgjedhje të parakohëshme.
Pra është shumë shumë shpejt për të thënë që kemi një maxhorancë për të zgjedhur Presidentin. Nuk bëhen sot llogarite e mazhorancës pas një viti. Zhvillimet janë aq dinamike gabimet e qeverisë janë aq evidente saqë unë jam i bindur se do të ketë kriza të tjera ndërkohë. Përafrimi i zgjedhjeve të parakohëshme shihet nga LSI-ja si një zgjedhje për parandalimin e krizave që mund të kalojë vendi.
0x323030362d30372d3137 12:58)”