Miting entuziast i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Urë Vajgurore. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë

Miting entuziast i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Urë Vajgurore. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë

” Miting entuziast i koalicionit të majtë “”Bashkë për të Ardhmen”” në Urë Vajgurore. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë Syrja Ormënaj Krerët e koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" zhvilluan dje një miting entuziast në Urë-Vajgurore. Ata dhanë mbështetjen e tyre për fitoren e kandidatit të koalicionit "Bashkë për të ardhmen" Syrja Ormënaj. Meta dhe Rama u futën në këmbë në sheshin qendror të qytetit deri në tribunën e mitingut në mes të një entuziasti mjaft të madh të të pranishmëve. Në fjalën e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta u bëri thirrje banorëve të qytetit të Urës-Vajgurore dhe të pesë fshatrave të saj të votojnë kandidatin e koalicionit "Bashkë për të ardhmen" Syrja Ormënaj si njeriun më të ndershëm më të përkushtuar dhe më komunikues që do të punojë për zhvillimin e kësaj bashkie me përkushtim."Me këtë rast unë dua të distancohem nga një kandidat i pavarur që s'është gjë tjetër veçse një mashtrues ordiner që në fushatën e tij elektorale përdor siglat e PS-së dhe LSI-së. Ne i themi atij të largohet sa më shpejt nga kjo garë e pandershme sepse LSI është një parti tashmë e provuar si parti që është kundër korrupsionit dhe të korruptuarëve pra dhe kundër një kandidati të tillë që populli i Urës-Vajgurore tashmë e njeh mirë dhe nuk e mbështet më kurrësesi". Kryetari i LSI-së Ilir Meta e mbylli fjalën e tij me thirrjen për mbështetje ndaj kandidatit Ormënaj nga të gjithë mbështetësit e së majtës në bashkinë e Urës-Vajgurore që ai të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie. Ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama në fjalën e tij tha se "jam sot këtu me kreun e LSI-së Ilir Meta me krerët lokalë të PS-së dhe LSI-së me deputetët Erion Braçe dhe Bashkim Fino për t'ju thënë juve se ne  të gjithë bashkë mbështesim kandidatin e koalicionit të majtë Syrja Ormënaj të vetmin kandidat të së majtës në Urën-Vajgurore sepse me njerëz si Syrjai kjo bashki mund të dalë nga kthetrat e politikës së vjetër nga metodat e drejtimit arkaik dhe të pandershëm ndaj të cilave ne jemi distancuar njëherë e mirë. Aleanca e majtë ka vetëm një kandidat për zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 zotin Syrja Ormënaj dhe se ne jemi të bindur në fitoren e tij sepse jam i bindur se edhe këtu kemi bërë zgjedhjen e duhur në interes të shumicës në interesin tuaj. Sepse ne jemi të bindur se Syrja Ormënaj do të jetë njeriu që do tu sigurojë punë ujë e rrugë në interesin tuaj.Për të majtën e bashkuar-tha më tej Rama-që ka të drejtë të valvit flamujtë e partive të këtij koalicioni të PS-së të LSI-së të PAD të PDS dhe PSD-së është Syrja Ormënaj dhe jo kandidati i pavarur.

0x323030372d30322d3034 AKTIVITETE 12:54)”



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel