17 Feb LSI: Albanosfera ka nevoje per qytetari politike integruese dhe mireqenie
” LSI: Albanosfera ka nevoje per qytetari politike integruese dhe mireqenie jo ekstreme nacionaliste te panevojshme.
Ky ishte takimi i dyte i ketij forumi dy-ditor me fokus ne Europianizimin e Albanosferes dhe ku moren pjese perfaqesues politike dhe te shoqerise civile nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe per here te pare edhe perfaqesues nga Lugina e Presheves. Forumi u organizua nga G99 dhe Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert
Z. Gjoni pershendeti organizatoret e ketij forumi duke theksuar se "Levizja Socialiste per Integrim e ka ne zemer te politikave te saj te hershme vizionin e integrimit rajonal si nje strategji e mirefillte per te arritur nje integrim evropian te perbashket e te suksesshem dhe mireqenie per te gjithe shqiptaret kudo qofshin".
Ralf Gjoni theksoi se ndersa duhet folur per Albanosfere duhet gjithashtu nje vizion per nje Ballkanosfere ku faktori shqiptar duhet pare si kyc per te ardhmen dhe per kete arsye "shqitaret kudo qofshin duhet te sherbejne si ura te forta lidhese mes vendeve respektive te rajonit sepse vetem duke u afruar me njeri-tjetrin do te mund te afrohen ne menyre dinjitoze me Bashkimin Evropian".
Ne kete kontekst ai tha se LSI si nje parti qe ne gjenezen e saj ka patur eksponente politike me nje vizion te qarte rajonal eshte sot nje parti qe po perdor pjesemarrjen e saj ne koalicionin qeverises ne Tirane per te konkretizuar ato ide qe lideret e saj kishin shume vite me pare.
Sot tha Gjoni "barrierat e dikurshme jane minimizuar; Shqiperia ka hequr vizat me te gjitha vendet e rajonit dhe qytetaret tane do te mund te levizin me karta identiteti drejt Malit te Zi dhe Maqedonise. Ky realitet do te ishte i paimagjinueshem para nje dekade kur levizja e lire ishte vetem nje enderr. Sot permes Ministrise se Jashtme dhe strukturave te tjera lobuese LSI ka arritur te konkretizoje endrren e saj per nje rajon me vende me te integruar me te hapur e me te nderlidhur me njeri tjetrin".
Gjithashtu gjate nje bisedimi me studente te Prishtines Ralf Gjoni tha se sfera politike mbare-shqiptare sot ka nevoje per qytetari dhe maturi politike jo platforma nacionaliste te panevojshme.
"Vetem permes shpirtit konstruktiv mund te arrijme integrimin rajonal dhe ne te ardhmen nje integrim te perbashket e te sigurt ne BE" tha Gjoni duke shtuar se "politikat tona duhet te kene per qellim konstruktivitetin dhe pragmatizmin me fokus mireqenien dhe kjo mund te arrihet vetem permes mjeteve institucionale dhe bashkepunimit rajonal mes vendeve ku shtrihet Albanosfera jo permes politikave konfliktuale te rruges qe bllokojne integrimin".
0x323031322d30322d3236 AKTIVITETE Albanosfera_Prishtine-1.jpg 12:55)”