Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në mesditë në selinë e LSI-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në mesditë në selinë e LSI-së

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në mesditë në selinë e LSI-së Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Aleksandër Arvizu.

Gjatë takimit z. Meta dhe z. Arvizu shkëmbyen mendime për situatën politike para zgjedhore duke vlerësuar si më të rëndësishme mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sesa rezultatin e  kandidatëve në këto zgjedhje vendore.

 Z. Meta shprehu angazhimin  e plote te tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhje të ndershme dhe të lira në 8 maj.

Gjithashtu z. Meta ka falënderuar Ambasadorin z. Arvizu për ndihmën që SHBA po jep në proceset integruese të vendit si dhe për konsolidimin  e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit z. Meta duke shprehur mirënjohje për kontributin e  OSBE/ODIHR në Shqipëri ka apeluar për më shumë vëzhgues në këto zgjedhje pasi kjo do te ishte një garanci me tepër për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Më tej z. Meta rikonfirmoi angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të procesit zgjedhor për të pasur si referencë të vetme në të gjithë sjelljen e tyre vetëm ligjin kodin zgjedhor.

0x323031312d30352d3033 Ilir Meta me ambasadorin e SHBA-ve Aleksander Arvizu.jpg 18:3)”



casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al