Kriteret e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023

Kriteret e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023

 

UDHËZIM

Nr. 1, datë 18.02.2023 

 “PËR KRITERET E PËRZGJEDHJES SË LISTËS TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË  KËSHILLIT BASHKIAK PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023”.

 

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë të Lirisë, në mbështetje të Statutit së Partisë të Lirisë, neni 11.12, gërma o), në mbledhjen e datës 18.02.2023,

VENDOSI:

Të miratojë kriteret mbi mënyrën e përzgjedhjes të kandidatëve së Partisë të Lirisë për anëtarë të Këshillit Bashkiak për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023.

Për këtë:

Kandidatët të cilët duan të garojnë për anëtarë të Këshillit Bashkiak, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023, duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

  1. Angazhim publik, kontribut në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale.
  2. Angazhim publik në denoncimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
  3. Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashki.
  4. Të jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.
  5. Listë personale të votave të verifikuara.
  6. Qendrueshmëri politike.
  7. Të interesuarit për të qënë pjesë e listës për kandidat/e për anëtarë të Këshillit Bashkiak duhet t’i drejtohen me një kërkesë pranë Sekretarit Organizativ, selia qendrore e Partisë të Lirisë ose në adresën zyrtare të email info@partiaelirise.al deri më datë 25.02.2023.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.



casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al