Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner trajnon kandidatët për deputetë të LSI dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI kudo në Shqipëri

Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner trajnon kandidatët për deputetë të LSI dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI kudo në Shqipëri

Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner trajnon kandidatët për deputetë të LSI dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI kudo në Shqipëri Në trajnimet e kandidatëve dhe menaxherëve të fushatës së LSI edhe një nga menaxherët e fushatës elektorale të Obamës Jay Reiff

Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner e cila po asiston prej më shumë se një muaji fushatën zgjedhore të LSI-së ka nisur zhvillimin e disa trajnimeve në selinë qendrore të LSI si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Trajnimet zhvillohen kryesisht me kandidatët për deputetë dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Edhe drejtues të lartë të LSI kanë marrë pjesë në disa seanca trajnimi të kompanisë amerikane që konsistojnë në përcjelljen sa më të qartë dhe efektive të mesazhit elektoral si dhe në punën me median dhe me njerëzit.
Gjatë këtyre ditëve kompania amerikane ka zhvilluar disa trajnime në qytetin e Vlorës trajnime në të cilat janë përfshirë edhe drejtues dhe anëtarë të shtabeve elektorale të LSI në Vlorë. Kompania amerikane ka prezantuar një strategji të veçantë kryesisht për tre qarqe për qarkun e Vlorës për qarkun e Beratit dhe për qarkun e Fierit. Kjo strategji do të zbatohet në bashkëpunim me kandidatët dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI në këto qarqe për të arritur objektiva maksimale të kësaj force politike në zgjedhje. Në prezantimin e strategjisë së veçantë për tre qarqet në fjalë ka qenë i pranishëm dhe një nga menaxherët e fushatës elektorale të Presidentit të ri të SHBA Barak Obama Jay Reiff. Në fjalën e tij ai ka shprehur sigurinë se strategjia në fjalë do të garantojë fitoren e thellë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këto zgjedhje. Këtë bindje ai e ka mbështetur në epërsinë që ka LSI ndaj forcave të tjera politike që ka të bëjë me programin e saj të qartë për të rritur nivelin e jetesës së shqiptarëve përmes planit për punësim dhe me liderin e saj Ilir Meta i cili është provuar se është një njeri i veprimit dhe i realizimit të punëve të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë. “Kjo strategji është e sigurt që do t’i garantojë LSI fitore të thellë në zgjedhje duke pasur parasysh epërsinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim pogramin e saj ambicioz për të punësuar shqiptarët dhe për të rritur mirëqenien e shqiptarëve kandidatët më përfaqësues si dhe liderin e saj Ilir Meta i cili ka treguar se është një njeri që di të punojë dhe jo të bëjë premtime boshe” është shprehur ai. Trajnimet e kompanisë amerikane me kandidatët dhe drejtuesit e fushatës elektorale të LSI do të vazhdojnë në ditët në vijim edhe në qarqe të tjera të vendit. Në këto trajnime jepen orientimet kryesore drejt të cilave duhet të punojnë kandidatët për deputetë të LSI dhe drejtuesit e fushatës në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat përkatëse. 0x323030392d30342d3138 19:53)