Ilir Meta priti Ambasadorin e Greqisë z. Leonidas Rokanas

Ilir Meta priti Ambasadorin e Greqisë z. Leonidas Rokanas

ilirmetaleonidas10072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidas Rokanas.

Ambasadori Rokanas shprehu kënaqësinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e uroi z. Meta për suksesin e arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këtë kuadër Ambasadori vlerësoi rolin konstruktiv dhe pro evropian që LSI manifestoi gjatë fushatës elektorale si një kontribut i vyer për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Z. Meta pasi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i jep Shqipërisë, shprehu bindjen se mbarëvajtja e zgjedhjeve dhe maxhoranca e re do të kontribuojnë ndjeshëm jo vetëm në thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Shqipërisë dhe Greqisë por edhe në avancimin e shpejtë të procesit të integrimit evropian.

Z. Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do vazhdojë rolin e saj pozitiv e konstruktiv në interes të stabilitetit politik të Shqipërisë por edhe për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit. Në këtë kuadër, z. Meta nënvizoi se marrëdhëniet me Greqinë do të jenë të një rëndësie të veçantë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në planin rajonal e ndërkombëtar.



casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al