Haxhinasto: Brenda 10 ditëve do të kemi një draft të afërt me versionin përfundimtar të programit qeverisës

Haxhinasto: Brenda 10 ditëve do të kemi një draft të afërt me versionin përfundimtar të programit qeverisës

edmondhaxhinasto05052013

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, z. Edmond Haxhinasto, njëkohësisht edhe kryetari i grupit të punës PS-LSI, i ngarkuar për hartimin e programit të ri qeverisës ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i PS-së në këtë grupi, Ilir Beqja.

Pas takimit që zgjati rreth dy orë dhe që u organizua nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, në një prononcim për mediat, z. Haxhinasto ka vlerësuar komentet nga ana e ambasadorëve për programin e qeverisë së re. Gjithashtu, anëtari i kryesisë së LSI-së tha se diplomatët e huaj vlerësuan fakti që në këtë program ka një referencë të vazhdueshme lidhur me detyrimet për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Dua të vlerësojë komentet që u dhanë nga ana e ambasadorëve për planin që paraqitëm para tyre dhe gjithashtu u vlerësua fakti që ne në programin tonë kemi një referencë të vazhdueshme sa i takon detyrimeve për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, për 12 prioritetet apo siç jemi mësuar ta quajmë paketën e detyrimeve apo veprimeve që duhet të ndërmarrim sa i takon këtij procesi”, u shpreh z. Haxhinasto.

Sipas tij, nga ana e ambasadorëve është vlerësua edhe përqasja e mazhorancës së re sa i takon angazhimit të opozitës në të gjithë proceset e ardhshme që do të kërkojë proces i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Gjithashtu u vlerësua shumë edhe përqasja që ne kemi sa i takon angazhimit të opozitës, proceset politike që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe integrimin e vendit dhe sigurisht gatishmëria jonë për të angazhuar sa më shumë opozitën në të gjithë proceset e ardhshme që do të kërkojë ky proces integrimi”, vijoi më tej kryetari i grupit të punës për programin e ri qeverisës.

Ndërkaq, duket se grupi i punës duket se po ecën drejt hartimit të një drafti të përbashkët, për qeverisjen e majtë në vendin tonë. Anëtari i Kryesisë së LSI-së u shpreh i bindur se brenda 10 ditësh, PS dhe LSI do të kenë përfunduar një draft të përbashkët, që do të jetë shumë i përafërt me versionit përfundimtar të programit.

“Besoj se brenda 10 ditë ne do të kemi një draft që do të jetë i afërt me versionin përfundimtar të programit qeverisës”, përfundoi z. Edmond Haxhinasto.



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel