Deklarate per shtyp e Sekretarit te Pergjithshem te LSI. Z.Petrit Vasili

Deklarate per shtyp e Sekretarit te Pergjithshem te LSI. Z.Petrit Vasili

Deklarate per shtyp e Sekretarit te Pergjithshem te LSI. Z.Petrit Vasili Situata e rëndë politike veçanërisht e javëve të fundit ka shqetësuar maksimalisht jo vetëm opinionin e gjerë publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtar.

Reagimet e njëpasnjëshme të Komitetit Amerikan të Helsinkitambasadorit gjerman në Shqipëri si dhe më së fundi ajo e përfaqësuesit të Komisionit Europian në Tiranë janë provë e një shqetësimi në rritje të partnerëve  ndërkombëtarë për udhëkryqin e rrezikshëm politik ku është rifutur demokracia në Shqipëri pas veprimeve arrogante dhe në dhunim të plotë të ligjit dhe kushtetutës nga maxhoranca e kryesuar nga kryeminstri njëherazi edhe kryetari i Partisë Demokratike Berisha.

 

Thirrja e tyre për dialog është në një linjë me dëshirën e opozitës shqiptare për këtë formë të zgjidhjes së krizës. Por për fat të keq maxhoranca e z.Berisha ka ndërmarë dhe po ndërmer veprime të njëpasnjëshme që asgjësojnë çdo premisë për një gjë të tillë.

 

Deklarata më e fundit e Berishës në prani edhe të përfaqësusësit të Komisionit Europian në Tiranë për mosndryshimin e Kodit Zgjedhormbajtjën e regjistrit të përkohshëm të zgjedhjeve dhe moskthimin e anëtarit të vjedhur të KQZ është prove se arroganca e tij dhe strategjia e tij për vjedhjen e votës së shqiptarëve nuk ndalet as nga prania e përfaqësuesve të BE të ulur në të njëjtën tavolinë me të.

 

Është sigurisht shokuese për fatet e demokracisë shqiptare ky rikthim dhe krijimi i të njëjtave premisa për një krizë akoma më të rëndë politike të ngjashme me atë të vitit 1997 krizë e cila pati zanafillën e saj të dhunimi i zgjedhjeve dhe vjedhja e pashëmbullt e votës në 26 maj 1996.

 

LSI dhe opozita e bashkuar shqiptare do të vazhdojë të jenë garante të zbatimit të ligjëve ne Shqipëriligje ku kontributi i partnerëve ndërkombëtarë kanë qënë i një rëndësie jetike si dhe nuk do të kërkojë asnjë herë asgjë më shumë se zbatimi i ligjit dhe rivendosjen shtetit ligjor. Vendosmeria e LSI për të mbrojtur kushtetutën dhe ligjin u shpreh qartazi edhe në seancën e fundit parlamentare kur maxhoranca sipas një skenari ogurzi në mënyrë ilegale dhe jashtë institucioneve miratoi ligjet që i duheshin asaj për të krijuar premisat e vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të medias dhe fjalës së lirë. Duke pasur filozofi të sajën reagimin demokratik të parametrave europiane LSI dhe opozita e bashkuar do të reagojnë fuqishëm në aleancë më qytetarët në mbrojtje të votës së lirë dhe të plotësimit të standartëve europiane dhe euroatlantikë ku kushti kryesor është zbatimi i ligjit dhe rivendosja e shtetit të së drejtës e garantimi i lirisë së medias.

 

Ky reagim i fuqishëm do të jetë gjithmonë në parametrat e një regimi civil demokratik dhe qytetar dhe asnjë herë nuk do të përsërisë reagimet e turpshme dhe të dhunshme të pozitës së djeshme dhe liderit të saj Berisha që dogji dhe dhunoi institucionetngjarje të cilat partnerët ndërkombëtarë i kujtojnë mirë dhe ku ata investuan shumë për rivendosjen e tyre.

 

LSI i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo mekanizmave të saj që të ushtrojnë influencën e tyre për parandalimin e thellimit të mëtejshëm të krizës politike dhe rrezikimit të demokracisë në Shqipëri.
  0x323030362d30382d3038 13:27)



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel