Deklarate per media mbajtur nga Sekretari per Marredhenie Nderkombetare te LSI-se

Deklarate per media mbajtur nga Sekretari per Marredhenie Nderkombetare te LSI-se

Deklarate per media mbajtur nga Sekretari per Marredhenie Nderkombetare te LSI-se z.Edmond Haxhinasto Deshiroj te vleresoj firmosjen e Marreveshje se Tregtise se Lire per gjithe vendet e rajonit duke zgjeruar Zonen e Tregtise se Lire te Evropes Qendrore.
    
Marreveshja do te ndihmoje tregtine rajonale rritjen e aftesise se saj eksportuese drejt BE  dhe do te terheqe investime te huaja nga secili vend.

Firmosja e kesaj marreveshje eshte nje hap ne drejtimin e duhur ne drejtim te rritjes se aftesive integruese te secilit vend dhe rajonit si i tere. 

Por ky organizim i ri i bashkepunimit rajonal nuk duhet ne asnje menyre te ngadalesoje rritmet e procesit te integrimit te secilit vend ne BE ritme qe percaktohen nga performanca individuale e secilit vend.

I nje rendesie te veçante eshte nenshkrimi i kesaj marreveshje nga Kryeministri i Kosoves Çeku gje qe rrit shkallen e veprimit si subjekt i pavarur nderkombetar i Kosoves si dhe krijon mundesi reale per rritjen e shkembimeve ekonomike midis Kosoves dhe Shqiperise.

Nenshkrimi i kesaj marreveshje kerkon nje reagim profesional nga ana e Qeverise se Shqiperise per marrjen e masave perkatese qe ndikimi i kesaj marreveshje te jete pozitiv per rritjen e eksporteve tona dhe per ekonomine shqiptare ne pergjithesi duke forcuar aftesite dhe avantazhet tona konkurruese.

Ne lidhje me Deklarimi e Zotit Solana qe Qeveria Shqiptare te ndermarre iniciativa per te gjetur zgjidhje se bashku me opoziten per situaten ne Parlament.

mund te them se kjo eshte nje thirrje e perseritur per reflektim ndaj Politikes konfliktuale shqiptare kryesisht te partive te vjetra PD-PS qe te tregojne fleksibilitetin dhe tolerancen e duhur per zhbllokuar situaten e legjislativit.

Levizja Socialiste per Integrim ka shprehur ne menyre te vazhdueshme gatishmerine e saj per te ndertuar konsensusin politik per te çuar me perpara reformat integruese te vendit sidomos ne ato fusha ku priten arritje te prekshme nga Bashkimi Evropian.

  0x323030362d30342d3037 11:33)



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel