Deklarate e nenkryetares se LSI znj. Filloreta Kodra

Deklarate e nenkryetares se LSI znj. Filloreta Kodra

Deklarate e nenkryetares se LSI znj. Filloreta Kodra  Deklarate: Filloreta Kodra.

N/Kryetare e LSI.

 

LSI ka patur një program social  me objektiva të përcaktuar qartë sidomos për mbrojtjen dhe zhvillimin e shtresave në nevojë duke filluar që nga fëmijët e deri tek mosha e tretë.

Koalicioni  PD/LSI beri te mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës për të cilët është bërë punë konkrete disa prej tyre kanë filluar të zbatohen të tjerë janë në rrugën e zgjidhjes;

 

 

I. Fëmijët

 

Mbrojtja e te drejtave te fëmijëve tashme realizohet nga  struktura te veçanta institucionale përvec ministrise se punës;

Miratimi i Projektligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijëve ben te mundur punen sistematike per zhvillimin e femijeve dhe sidomos per eliminimin e punes se femijeve në Shqipëri

 

II. Gratë

 

Mbështetja e grave dhe krijimi i mundesive per punesim te tyre ka qene një prej prioriteteve te programit të LSI tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për  nxitjen e biznseve të grave dhe punësimin e tyre.

Me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje që vazhdon të marri jetë njerëzish është ngritur qendra e parë publike kombëtare për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

Ministria e Punes Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barbarta prej majit 2010 në mënyrë sistematike mbledh dhe monitoron të dhëna mbi statusin e grave si një  mjet për monitorimin e angazhimeve të qeverisë së Shqipërisë mbi barazinë gjinore dhe të drejtat njerëzore të grave.

 

 

III. Personat me aftësi të kufizuara;

 

U miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1201 datë 03.12.2009 “Për miratimin në parim të Konventës së OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar” që i hapi rrugën nënshkrimit të konventës së OKB ratifikimi i kësaj konvente nga parlamenti shqiptar që pritet nga fillimi i vitit  2011 i hap rrugën përmirësimit të kushteve të gjithanëshme dhe integrimin e kësaj kategorie në shoqërinë shqiptare.

Ka filluar puna për rishikimin e Ndihmës Ekonomike për ta adresuar më mirë  drejt  shtresave më në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.

 

 

IV. Romët:

 

Qeveria ka miratuar planin e veprimit te dekades rome; duke i kushtuar rëndësi:

 

Forcimit të  bashkepunimit ndermjet pushtetit vendor dhe komunitetit rom

 

rritjes së  numrit të fëmijëve romë në kopshte dhe në shkolla;  repektivisht 659 fëmijë të moshës 3-5 vjec shkojnë në kophte ndëra 165 fëmijë që kanë ndjekur arimin parahkollor do të vazhdojnë shkollën në arsimin e detyruara 9-vjecar.

 

Rimbursimit të plotë të   teksteve shkollore per fëmijët romë; rritjes së numrit të studentëve romë ( 2009/2010 janë regjistruar në universitet 30 fëmijë romë)

 

Rritjes së kujdesit për shëndetin e fëmijëve romë ndër to edhe vaksinimi i tyre;

 

Si dhe Edukimi dhe bashkëpunimi me strukturat e policisë kundër trafikimit

 

 V. Pagat

 

Rritja e pagave si burim i mirëqenies së qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet i LSI dhe i qeverisë së koalicionit;

 Pagat e mjekëve  rriten me 11 përqind; e infermierëve me 9 përqind; rrogat e mësuesve do të rriten me 6 përqind. Pagat e ushtarakëve nga 4 deri në 5.2 përqind.

Pagat e ulëta  rriten me 10 përqind

 

VI. Pensionet

 

Të ardhurat totale mujore për pensionin e plotë minimal të pleqërisë llogariten jo më pak se 12840 lekë në muaj.

 

Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit: nga 21052 lekë dhe behen  21880 lekë/muaj

 

Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit: ishte 7234 lekë dhe bëhet 7870 lekë /muaj

 

Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit: behen  10890 leke muaj.

 

Në këtë llogaritje nuk përfshihen ata pensionistë të cilët përfitojnë kompensimin e energjisë prej 640L/muaj

 

Projekt Ligjin “Për statusin e moshës së tretë” nismë e LSI është nisur për mendim në ministritë e linjës dhe bëhet gati për tu dërguar në Këshillin e Ministrave për miratim.

 

Vazhdon puna për realizimin e marrëveshjeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore përvec turqisë me të cilën është nënshkruar marrëveshja ka filluar negocimi me Belgjikën e Hungarinë 0x323031302d30372d3131 Filloreta Kodra.jpg 18:44)



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel