14 Feb Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së LSI. Miratohet udhëzimi për përzgjedhjen e kandidaturave të LSI për organet e pushtetit vendor
” Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së LSI. Miratohet udhëzimi për përzgjedhjen e kandidaturave të LSI për organet e pushtetit vendor Të gjitha organizatat e LSI do të shprehin mendimin e tyre ndërsa në bashki apo komuna të caktuara do të shprehet e gjithë anëtarësia
Sot pasdite u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim nën drejtimin e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta. Bazuar në rendin e ditës Kryesia e LSI miratoi udhëzimin për organizimin e strukturave të LSI në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore si dhe udhëzimin për përzgjedhjen e kandidaturave të LSI për organet e pushtetit vendor dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Në bazë të këtij udhëzimi të gjithë organizatat e LSI do të shprehin mendimin e tyre për kandidatët për kryetarë të bashkive dhe komunave dhe për këshilltarë. Për çdo njësi vendore do të përzgjidhen 3 kandidatë të cilët më pas do të shqyrtohen nga kryesia e LSI-së dhe pas kësaj nga tryeza e opozitës. Vendimet përfundimtare të tryezës së opozitës për kandidaturat e kryetarëve në Komuna dhe Bashki do të mbështeten plotësisht nga strukturat e LSI-së të të gjitha niveleve.
Të gjitha organizatat e LSI do të shprehin mendimin e tyre ndërsa në bashki apo komuna të caktuara do të shprehet e gjithë anëtarësia.
Njëkohësisht gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së LSI u miratua edhe Rregullorja e funksionimit të LSI në Emigracion. Qëllimi i organizimit të LSI në emigracion është bashkëpunimi dhe koordinimi me anëtarësinë dhe strukturat përkatëse për realizimin e programit politik të LSI për emigracionin në mënyrë që veçantë gëzimi i të drejtave të emigrantëve që jepen dhe garantohen nga ligjet e vendeve pritëse dhe legjislacioni ndërkombëtar. Një objektiv kryesor i LSI ka qenë dhe është garantimi i ushtrimit të së drejtës të votës të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.
0x323030362d30392d3238 AKTIVITETE 13:55)”