13 Feb Projekt Rezoluta e Plote e LSI-PDS per Kosoven
Projekt Rezoluta e Plote e LSI-PDS per Kosoven PROJEKT REZOLUTE
Kuvendi i Shqiperise
Ne keto momente kur çeshtja e statusit perfundimtar te Kosoves ka hyre ne fazen e saj vendimtare dhe nuk mund te pranoje shtyrje te metejshme;
Kur i Derguari i Posaçem i Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara (DPSPKB) zoti Maati Ahtisaari ka paraqitur prane Keshillit te Sigurimit Planin e tij per percaktimin e statusit te Kosoves duke konkluduar se “pavaresia e mbikqyrur” eshte zgjidhja me e mundshme per kete status
Kur Keshilli i Sigurimit ka vendosur per te derguar nje Mision Fakt-mbledhes ne Kosove perpara vendimit per hartimin e nje Rezolute te re te Keshillit te Sigurimit
Veren se:
Plani i te DPSPKB zoti Ahtisaari eshte hartuar ne njohje te plote te realitetit ne Kosove;
Eshte rrjedhoje e natyrshme e procesit te negociatave te realizuara midis Shqiptareve te Kosoves dhe Serbeve;
Eshte hartuar ne perputhje te plote me parimet e Grupit te Kontaktit te Nentorit 2005 per mos kthim ne situaten e para vitit 1999 per mos ndarje te Kosoves dhe mosbashkim me vende te tjera; e pasuruar me parimin e janarit 2006 qe statusi perfundimtar i Kosoves te “jete i pranueshem nga populli i saj”
I jep nje dinamike te re integrimit ne Bashkimin Evropian e NATO te Kosoves dhe vendeve te tjera te rajonit duke perfshire edhe Serbine;
Vlereson se:
Shtyrja e percaktimit te statusit perfundimtar dhe rihapja e negociatave sjell pasoja te paparashikuara per stabilitetin ne Kosove dhe rajon;
Plani i DPSPKB dhe konkluzionet e tij per nje Pavaresi te mbikqyrur per Kosoven
jane zgjidhja e vetme e realizueshme per nje paqe te qendrueshme ne Kosove dhe rajon;
Prandaj Kuvendi i Shqiperise:
shpreh mbeshtetjen e tij te plote per Planin e DPSPKB zotit Ahtisaari;
Si perfaqesues Sovran i Republikes se Shqiperise do te mbeshtese pa asnje rezerve nje Rezolute te re te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (KSKB) qe do te percaktoje statusin perfundimtar te Kosoves si “Pavaresi e Mbikqyrur”;
Do te kontriboje pa rezerva per zgjerimin e forcimin e marredhenieve me Kosoven Serbine dhe gjithe vendet e tjera te rajonit duke i kontribuar paqes dhe prosperitetit te tij;
(Garanton gjithe partneret nderkombetare per pacenueshmerine dhe pandryshueshmerine e kufinjve te saj me Kosoven)
Do te jete pjese aktive e angazhimit nderkombetar per krijimin e nje shoqerie multietnike ne Kosove nje shoqerie per te gjithe qytetaret e saj pavaresisht nga perkatesia etnike;
Do te jete i perkushtuar per shpejtimin e procesit te integrimit te Kosoves dhe te rajonit ne strukturat Euro-Atlantike.
0x323030392d30332d3139 REZOLUTA