LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006

LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006

LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006 Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me specialistë dhe profesionistë të fushës së Bujqësisë dhe Ushqimit për të diskutuar mbi problemet dhe mangësitë që pasqyron projektbuxheti i vitit 2006 për këtë sektor. Në këtë tryezë merrnin pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Kryetari i Komisionit të Bujqësisë dhe Ushqimit pranë LSI prof.Edmond Panariti drejtues të tjerë të LSI specialistë të bujqësisë pedagogë të Universitetit Bujqësor dhe të Universitetit të Tiranës analistë të ndryshëm si Fatos Çoçoli etj.     
Takimin e hapi Pro.Edmond Panariti i cili u shpreh se pr/buxheti i vitit 2006 është projekti i rrënimit të bujqësisë dhe i varfërimit të mëtejshëm të fshatit. Ky buxhet 6 muajsh nuk mund të shërbejë si nxitës i zhvillimit të bujqësisë.  
Në fjalën e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në takim theksoi se qëllimi i tryezës është shkëmbimi i disa mendimeve lidhur me diskutimin dhe miratimin e projektbuxhetit për bujqësinë dhe ushqimin. Duke vazhduar më pas Meta u shpreh se “dua të shpreh shqetësimin e thellë të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me treguesit e përkeqësuar seriozisht të buxhetit të ardhshëm nga qeveria aktuale përsa i përket bujqësisë dhe ushqimit. Në këtë drejtim ne e shohim një përkeqësim mjaft serioz të shumë zërave të këtij buxheti që tregon qartë se bujqësia dhe ushqimi nuk përbëjnë një prioritet real për qeverinë aktuale ashtu sikurse ajo ka proklamuar vazhdimisht gjatë gjithë fushatës elektorale. Nuk shohim asnjë vlerësim të bërë i cili të jetë i materializuar në tregues në buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Dhe kjo nuk ka të bëjë me shqetësimin tonë për humbjen e kredibilitetit të kësaj qeverie pasi ajo ka edhe mjaft probleme të tjera të thella por përbën një shqetësim mjaft serioz për ne lidhur me rolin dhe me peshën e bujqësisë dhe të ushqimit në të gjithë politikën e zhvillimit të vendit.
Gjithashtu ka të bëjë me përkeqësimin e mëtejshëm të treguesve ekonomik të treguesve që kanë të bëjnë me bilancin tregtar përsa i takon bujqësisë dhe ushqimit dhe njëkohësisht ka të bëjë edhe me dimensionin social që ka kjo çështje. Përveç dimensionit ekonomik ne e dimë shumë mirë që këto politika duhet të përballojnë dhe të zbusin problemet e mëdha sociale që ka gati gjysma e popullsisë e cila merret kryesisht me këto aktivitete. Konkluzioni i parë që ne mund të japim duke lexuar shifrat e këtij buxheti për bujqësinë dhe duke bërë krahasimet përkatëse me buxhetet e viteve të mëparshme apo me atë të vitit të fundit mund të themi me bindje se ky buxhet nuk krijon mundësi për të zhvilluar asnjë lloj politike për zhvillimin e bujqësisë dhe të ushqimit. Është vërtetë për të ardhur keq që vetëm roli dhe pesha e bujqësisë bie në gjithë zhvillimin ekonomik të vendit por njëkohësisht është mjaft evidente që investimet në këtë sektor bien me gati 35 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërkohë që gjithashtu edhe shpenzimet në këtë sektor bien 20% në krahasim me vitin 2005. Ne jemi të ndërgjegjshëm edhe për një problem që do të ketë pasoja fatale për vendin për shumë zona të tij për shumë fshatra komuna e krahina të tëra edhe për zhvillimin e bujqësisë. Bëhet fjalë për çështjen e shkatërrimit të pyjeve dhe njëkohësisht të erozionit të jashtëzakonshëm të tokës që po asgjëson me qindra me mijëra hektarë tokë bujqësore. Dhe pasojat e së cilës ne i shohim vazhdimisht edhe në përmbytjet që ndodhin si ato të javëve të fundit.
Pra edhe në këtë drejtim është bërë një shkurtim i financimeve dhe i fondeve përsa i takon mbrojtjes së pyjeve dhe rikuperimit të tyre si dhe mbrojtjes së tokës bujqësore nga erozioni në një nivel prej rreth 60 % në krahasim me një vit më parë. Kjo tregon mungesë përgjegjësie mungesë vizioni për të ardhmen dhe tregon se vërtet ky është një buxhet nën kërkesat minimale të përballimit të problemeve të përditshme të këtij sektori. Ne e dimë që përsa i takon bujqësisë dhe ushqimit mbrojtja e konsumatorit nga ushqimet të cilat mund të cënojnë shëndetin e popullsisë që janë një problem serioz në një vend me institucione të pastabilizuara që janë një kërkesë e rëndësishme edhe e vetë proçesit të integrimit europian vjen duke rënë edhe në buxhetin aktual. Pra të gjitha këto institucione të cilat garantojnë sigurinë ushqimore dhe janë në mbrojtje të konsumatorit do të financohen me rreth 20% më pak se sa viti i kaluar. Ndërkohë që edhe në drejtim të luftimit të sëmundjeve infektive të kafshëve të cilat po shkatërrojnë blegtorinë në shumë zona të vendit shikojmë një indiferencë shqetësuese dhe financimet në këtë drejtim kanë rënë 18% në raport me vitin 2005. Pavarësisht se ekziston një zë në buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm lidhur me subvemcionimin e karburanteve për bujqësinë është fare e qartë se fondi i akorduar është tërësisht i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesat e fermerit shqiptar dhe njëkohësisht është tërësisht disa herë më pak sesa premtimi dhe domosdoshmëria e garantimit të mbështetjes së fermerit në këtë drejtim. Dhe shqetësimi ynë është se ndoshta edhe ky fond që është tërësisht i pamjaftueshëm do të shpërndahet dhe do të stimulojë një rrjet klientelist të lidhur me strukturat politike aktuale në pushtet. Tjetër shqetësim për ne duke lexuar treguesit e buxhetit për bujqësinë për vitin e ardhshëm është rënia e ndjeshme e financimit të instituteve kërkimore dhe shkencore në bujqësi në blegtori dhe në fushën e ushqimit. Nëse Shqipëria gjatë sistemit të mëparshëm vërtet pësoi një revulucion në dre
jtim edhe të zhvillimit të krijimit të një elite të shquar dhe të aftë për të konkuruar edhe në botën perëndimore në fushën e bujqësisë veterinarisë dhe të ushqimit ne shohim se kjo tërësisht e neglizhuar duke patur parasysh fondet që parashikohen për këto institute. Institute të cilat kanë luajtur dikur një rol shumë të rëndëishëm dhe që të cilat përsëri në kushtet e reja duke u adaptuar me kërkesat e tregut dhe kërkesat e integrimit europian duke patur parasysh konkurencën mund të japin një kontribut shumë të rëndëishëm në zhvillimin e bujqësisë. Në përgjithësi financimi i shërbimeve ekspansive duket që është në një rënie të lirë përveç shpresës që këto shërbime të mbulohen nga projektet e huaja. I vetmi element pozitiv që mund të vërejmë në projektbuxhetin e paraqitur për bujqësinë dhe ushqimin ka të bëjë me rritjen e financimit për agroindustrinë dhe për marketingun.
 
Ndërkaq diskutantët e tjerë ngritën probleme të ndryshme. Përfaqësuesi i KASH (Këshilli Agrobiznesit Shqiptar) tha se qeveria aktuale nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka deklaruar në fushatë. Së pari u tha se do të diferencohet TVSH në dy nivele për buqësinë por nuk u bë me pretendimin se nuk i la FMN-ja. Ndërsa kjo ju bëri të ditur që mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Gjithashtu u tha se do të përjashtonin tre vjetë nga tatimet për bizneset e reja agrare dhe agroindustriale. As kjo nuk u fut në paketën fiskale megjithëse edhe pse kjo është në programin qeveritar. U tha se do të ulet 20% me pak tatim-fitimi për bizneset buqësore as kjo nuk është futur në paketën fiskale të këtij viti.
Ndërsa Anila Kopali specialiste e ushqimit se “në paketën fiskale dhe në buxhetin e shtetit është parashikuar ulje rreth 22 %  të financimeve të institucionit që garanton cilësinë e ushqimit dhe mbrojtjen e kosumatorit. Ndërkohë jo vetëm që do duhej të ngrihej por të ishe parshikuar një rritje e konsiderueshme sepse ky institucion është fundosur në një gjendje mjerane.
Specialisti i mirëmbajtjes së pyjeve Mehmet Meta u shpreh se “drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve nuk do të jetë më drejtori active por do të jetë një drejtori e pyjeve brënda një drejtorie politikash në Ministrinë e Mjedisit. Dhe fondet do të jenë të shkurtuar dhe do të merren nga kjo ministri. Ndërkohë në këtë gjendje ne do të renditemi në vend të parë në botë të rreikuar nga eruzioni dhe nga zhvshja e e tokës.
Analisti Fatos Çoçoli u shpreh se “duke pasur parasysh fondet shumë të pakta  të akorduara nga qeveria ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e këtyre sipërfaqeve të pyllëzuara të rezikohet. Mendoni që kjo është një tjetër masakër e bërë në këto vitet e fundit e sipërfaqeve pyjore që jo vetëm nuk janë trajtuar siç duhet por nuk janë marrë masat për parandalimin e shkatërrimit të sipërfaqeve pyjore. 0x323030352d31322d3135