14 Feb Lëvizja Socialiste për Integrim fillon punën për përgatitjen e programit elektoral për zgjedhjet e pushtetit vendor
” Lëvizja Socialiste për Integrim fillon punën për përgatitjen e programit elektoral për zgjedhjet e pushtetit vendor Në programin elektoral të LSI për zgjedhjet e pushtetit vendor një vend të rëndësishëm do të ketë mendimi i strukturave vendore të LSI në përputhje me specifikat dhe realitetet vendore
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) filloi punën për përgatitjen e programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor. Sot pasdite nën drejtimin e zv.Kryetyarit të LSI-së Prof. Pëllumb Xhufi u zhvillua mbledhja e zëdhënësve të komisioneve politike pranë LSI-së. Të gjithë komisioneve që gjenerojnë politikat e vazhdueshme të LSI-së në fusha të ndryshme profesionale iu kërkua që të fillojnë punën për të paraqitur platformat specifike të fushave që mbulojnë në kuadrin e programit që LSI do të paraqesë përpara shqiptarëve në zgjedhjet e pushtetit vendor që janë në prag.
Ndërkaq në programin elektoral të LSI-së për zgjedhjet e pushtetit vendor do të gjejnë një hapësirë inputet që do të vijnë nga strukturat e LSI-së të çdo rrethi në përputhje me realitetet dhe specifikat vendore. Për këtë do të kërkohet edhe mendimi i strukturave vendore të LSI në të gjithë vendin bazuar edhe në një udhëzim të lëshuar nga Kryesia e LSI-së për strukturat vendore.
0x323030362d31302d3132 AKTIVITETE 13:59)”