Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI njëkohësisht Kryetar i Komisionit parlamentar të Integrimit z.Ilir Meta përshëndet vendimin e Komisionit Europian për lehtësimin e vizave me Shqipërinë Dëshiroj të përshëndes edhe në emër të Komisionit të Integrimin Europian vendimin e djeshëm të Komisionit Europian për negocimin e marrëveshjes së lehtësimit të vizave me Shqipërinë.

Vlerësoj se ky veprim shënon një hap më tej në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian shënon një përparim të mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

Duke lehtësuar konkretisht lëvizjen e kategorive të caktuara të shoqërisë sonë në veçanti në fushën e kulturës të shkencës akademisë universiteteve apo biznesit në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian krijohet një mjedis më i hapur dhe më i lirë komunikimi e shkëmbimesh duke rritur kështu përfitimet konkrete për vendin tonë.

Vendimi i Bashkimit Europian për Marrëveshjen e lehtësimit të Vizave me Shqipërinë shënon gjithashtu një përgjegjësi të re për shtetin e në veçanti për Qeverinë në zabtim të reformave në fushën e forcimit të ligjit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në veçanti në forcimin e aftësive administrative në kontrollin e kufirit dhe sigurinë e dokumentave.

Vendimi për lehtësimin e lëvizjes drejt Bashkimit Europian merret pak ditë pas nxjerrjes së raportit të progresit për Shqipërinë për vitin 2006 i cili synonte të nxiste realizimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit.

Përfitoj njëkohësiht nga rasti të përshëndes edhe vlerësimin tepër pozitiv të bërë në raportin vjetor të Bashkimit Europian për Komisionin Parlamentar të Integrimit që do të na shërbejë si një nxitje e mëtejshme për të punuar më me efikasitet në avancimin e axhendës europiane të vendit si dhe në plotësimin e detyrimeve që burojnë nga MSA-ja.

 

Pyetje- pergjigje

 

Kjo marrëveshje bëhet sepse i ka ardhur koha apo sepse qeveria shqiptare jep garanci për kontrollin e kufijve dhe gjithçka që lidhet me kontrollin e emigracionit trafiqeve etj?

 

Unë gjykoj se ky vendim i Bashkimit Europian është si rezultat i një stadi më të avancuar institucionalisht të mardhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Pra është një hap i parë drejt liberalizimit të plotë të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe natyrisht që ka nisur dhe nis me lehtësimin e vizave për disa nga kategoritë të cilat prodhojnë edhe më shumë vlera për shoqërinë pra është një hap i parë është një hap që vjen nga një stad më i lartë që është nënshkrimi i MSA-së.

  0x323030362d31312d3134 15:41)