Konferencë për Shtyp N/Kryetari i LSI-së

Konferencë për Shtyp N/Kryetari i LSI-së

” Konferencë për Shtyp N/Kryetari i LSI-së Petrit Vasili

Do doja të komunikoja me ju lidhur me kriteret themelore të cilat u përpunuan dhe miratuan lidhur me përfaqësimin e anëtarësisë së LSI-së në Konventën Kombëtare. Në mënyrë përfundimtare numri i delegatëve në këtë konventë do të jetë 1508 nga të cilët 30 për qind e përfaqësimit do të jetë nga Lëvizja Rinore për Integrim 30 për qind do të jetë nga Lëvizja e Gruas për Integrim dhe 40 për qind do të jetë nga strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo formulë e re shumë stimuluese e paaplikuar kurrë më parë në gjithë spektrin e politikës shqiptare në kuota përfaqësimi të detyrueshme për të gjitha këto organizata tepër të rëndësishme dhe përfaqësuese jo vetëm të strukturave tona politike por gjithë shoqërisë shqiptare shënon një risi e cila demonstron qartë nevojën e domosdoshme për përfshirjen intensive në jetën politike dhe vendimmarrjen politike të të rinjve dhe grave. Gjithashtu lidhur me propozimet për në organet drejtuese 15% e listave propozuese do të hartohen pikërisht nga këto dy organizma të rëndësishme themelore dhe partnere të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
Siç e dini në shtator në bazë të kritereve të përcaktuara një javë përpara Konventës Kombëtare do të konkludohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim sipas parimit “Një anëtar një Votë” në të tërë territorin e Shqipërisë dhe ku e gjithë anëtarësia do të shprehet në këtë zgjedhje të madhe dhe tepër të rëndësishme për Lëvizjen Socialiste për  Integrim. Sikurse është vendosur dhe programi ka marrë formën e tij përfundimtare në Konventë do të miratohet programi i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili ka projektime të rëndësishme politike për Lëvizjen Socialiste për Integrim por edhe më gjerë e lidhur kjo edhe me zhvillimet dhe aspiratat që vendi ka qoftë procesi i integrimit europian qoftë ato që janë aspiratat e zhvillimit të tij politik në një kontekst europian gjithmonë e më  ambicioz në mënyrë të veçantë për forcat politike me objektiva të rëndësishme dhe europianiste sikurse është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
 Gjithashtu po në këtë Konventë do të miratohen edhe ndryshimet edhe pasurimet e reja që statuti i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë duke rritur gjithmonë e më shumë shkallën e përfaqësimit dhe lidhjen gjithmonë e më shumë të përfaqësimit me rezultatet e përftuara në të gjitha sfidat elektorale të radhës. Edhe vetë kuotat e përfaqësimit të delegatëve në Konventën Kombëtare do të jenë të lidhura pikërisht me rezultatet e përftuara në vitin 2009 dhe 2011 dhe ky do të jetë kriteri i përfaqësimit të anëtarësisë në Konventë duke e lidhur më së miri produktin politik të përftuar nga organizmat politike përfaqësuese tona dhe të drejtën e tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes së rëndësishme të LSI-së. Në konkluzion me përfundimin e Konventës Kombëtare të 29 shtatorit 2012 Lëvizja Socialiste për Integrim ka të organizuar të tërë aparatin e saj organizativo- politik në funksion të zgjedhjeve dhe ajo mund të thotë me bindje të plotë që i tërë veprimi i saj në nivel kapilar tashmë është i garantuar kualitativ përfaqësues dhe garantues për ato objektiva madhore që LSI ka për këto zgjedhje të cilat nuk janë të lidhura vetëm me realizimin e këtyre objektivave në përputhje me programin e saj por janë realizime që do të vazhdojnë të jenë kontribute të rëndësishme  pozitive si edhe deri më sot për të ardhmen e Shqipërisë dhe gjithë atyre aspiratave që shqiptarët kanë formuluar për veten e tyre.

Z. Vasili para pak ditësh është mbyllur Komisioni i Reformës Zgjedhore si e vlerësoni ju këtë reformë dhe sa garantues është për LSI-në ky Kod?
Gjithmonë arritja e një kompromisi ka një anë që unë do ta konsideroja pozitive në planin politik sepse në fund të fundit përmbush në një farë mënyre një nga kushtet që e lidhin Shqipërinë me procesin e përftimit të statusit të vendit kandidat dhe ne së bashku sot mund të themi që kemi një kusht të realizuar. Por nuk jemi të bindur se a kemi të njëjtën përgjigje për cilësinë e tij. Tashmë kompromisi është arritur dhe ky kompromis ka një provë serioze një provë të së vërtetës në zgjedhjet e vitit 2013 ku ne të gjithë së bashku do të kemi mundësi të shikojmë që ky Kod me këto ndryshime ky Kod i arritur përmes këtij kompromisi të vështirë dhe mjaft të zgjatur dhe të tepruar në kohë a do t’i rezistojë provës së zgjedhjeve me sukses ? Pra për të prodhuar zgjedhje të pakontestuara zgjedhje të administruara mirë zgjedhje që prodhojnë rezultatin në një kohë të shpejtë dhe të cilat mundësojnë ndërtimin e qeverisjes në kohën më të shkurtër. Sigurisht këto janë pyetje përgjigjen e të cilave ne do  ta marrim në vitin 2013 duke mbetur gjithsesi të bindur që ajo që kishte lidhje me kriteret e përfaqësimit dhe përafrimit gjithmonë e më shumë të përfaqësimit të votës dhe barazisë saj për të cilën ne nuk mendojmë se ka pasur ndryshime thelbësore që do të na thoshin sot që ne kemi një përmirësim rrënjësor në këtë gjë. Megjithatë zgjedhjet e 2013 janë aty dhe prova e së vërtetës është aty. 

z. Vasili ne optiken tuaj kompromisi i ar
ritur mes PS-së dhe PD-së a i përmbush kushtet dhe kriteret e vendosura dhe a do të jenë efikase ndryshimet e bëra?
Sot jemi në një kompromis që tashmë quhet i kryer dhe komenti i vetëm është që ata që japin kompromise marrin edhe përgjegjësitë përsipër përgjegjësi që u buron nga votat parlamentarë që ata kanë që sigurisht është e qartë që në kontekste të tjera parlamentare  mund të kishte kompromise të tjera dhe zgjidhje të tjera. Por kjo përgjegjësi e marrë një përgjegjësi në nivel kombëtar ka një moment verifikimi të rëndësishëm që është moment i verifikimit të zgjedhjeve. Besoj që atje do të marrim të gjitha përgjigjet e duhura pasi kemi konsumuar të gjitha ato që quhen lëvizje kemi përdorur të gjithë instrumentet politikë të shëndetshëm për të ofruar zgjidhje të cilat kanë qenë gjithmonë opsione. Ata që kanë monopolin e votave të mëdha jo gjithmonë mund të kenë qetësinë e duhur për të vendosur në të njëjtën balancë atë që është interesi partiak në njërën anë dhe problemet e mëdha në anën tjetër. Jo gjithmonë kjo vendimmarrje është e lehtë dhe mundet që në këtë rast të ketë influencuar në këtë kompromis. Megjithatë koha do ta provojë nëse reziston dot ky kompromis dhe ky Kod që është përpjekur të përmbushë kryesisht rekomandimet teknike të OSBE-ODIHR-it ndërkohë që kërkesat e bëra nga subjektet politike jashtë këtyre dy forcave kanë pasur një sens tjetër që nuk ka qenë tek tekninalitetet por ka qenë tek pjesa politike dhe raportet e barazisë dhe përfaqësimit të votës të çdo qytetari në raport me të zgjedhurit e popullit. 

0x323031322d30372d3134 20090304070708_04030908_pnU0r.jpg 13:41)”