Deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp

” Deklaratë për shtyp

Deklaratë :Vangjel Tavo
Deputet i LSI-së 
Jam këtu për t’ju thënë që për Lëvizjen Socialiste për Integrim ruajtja konsolidimi dhe respektimi i vlerave fondamentale të një shoqërie demokratike midis të cilave padyshim është dhe respektimi dhe garantimi i të drejtave të minoriteteve në përputhje me standardet ndërkombëtare ka qenë dhe mbetët në themel të gjithë  investimit të kësaj force politike. Minoritetet dhe pakicat etnike në Shqipëri janë pjesë integrale e shoqërisë shqiptare janë vlerë e qenësishme e qytetërimit shqiptar që është po aq edhe evropian. Nga kjo pikëpamje edhe minoriteti grek në Shqipëri është një kontribuues i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë ashtu sikundër janë kontribuues të rëndësishëm të shtetit helen qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Prandaj çdo koment apo gjykim mbi këto kontribute apo vlera të patjetërsueshme nga pozita nacionaliste është i dëmshëm dhe bie ndesh me aspiratën evropiane të 2 popujve tanë dhe 2 vendeve tona anëtare të NATO-s. Faleminderit. 
Si i komentoni deklarimet e fundit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dje nga Korça në lidhje me vendimet e gjykatave për minoritetet? 
Unë jam këtu në cilësinë e deputetit të LSI-së dhe nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Jam këtu se regjistrimi i popullsisë duke përfshirë edhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të deklaruar kombësinë e tyre është në frymën e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian  dhe çdo deklaratë çdo ndërhyrje që është në kundërshtim me këtë frymë nga cilido qoftë është e dëmshme edhe për frymën e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona por edhe për aspiratat e dy popujve tanë.

0x323031312d30322d3038 Vangjel Tavo.jpg 14:46)”