14 Feb Deklaratë për Media
” Deklaratë për Media Prof.Dr.Sokol Axhemi/ Nën/kryetar i LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj që as këtë vit akademik Qeveria shqiptare nuk ishte e aftë të realizonte liberalizimin e arsimit të lartë në Shqipëridhe hapjen e dyerve të universiteteve për të gjithë maturantët shqiptarë.
LSI vlerëson se premtimet qeveritare nuk përbejnë gjë tjetër veçse një demagogji të rradhës ndaj opinionit publikfamiljeve shqiptare dhe në mënyrë të veçantë ndaj brezit të ri që pret me padurim për të studjuar atje ku kanë dëshirë.
Në të njëjtën kohë mosrealizimi i një premtimi të tillë deklaruar më bujë nga qeveria dhe Kopistet e sajtregon realisht dështimin e politikave të saj në fushën e arsimit të lartë. Ashtu si në çdo fushë tjetër edhe premtimet elektorale të karakterit liberalizim të universitetevetë pasqyruara siç kanë theksuar qeveritarët në programet e tyre qeverisësepo dëshmojnë që ishin tollumbacë elektorale që me kalimin e kohës nuk po gjejnë realizime konkrete.
Në të njëjtën kohë LSI shpreh shqetësimin e saj për përpjekjet që qeveria aktuale po mundohet të bëjëduke realizuar presione ndaj universiteteve dhe fakulteteve të ndryshme në vendqë pa egzistuar kapacitetet përkatëse bartëse dhe pritëse të një numri të tillë studentështi kthejnë në reparte dhe kazerma ushtarake.
Presione dhe detyrime të këtij karakteri cënojnë rëndë jo vetëm në aspektin institucional autonominë e realizuar deri tanipor në të njëjtën kohë cënojnë rëndë edhe procesin mësimornë mënyrë të veçantë cilësinë e mësimdhënies.
Tashmë duhet kuptuar nga të gjithë se liberalizimi i arsimit të lartë dhe hapja e universiteteve mund të realizohet jo me deklaratapremtime apo iniciativa elektorale e personale.
Një proces i tille sa i vështirë dhe kompleks kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqerisëkontributin e të gjithëve me anë të ndërtimit të strategjive të veçantanë bazë të të cilave qëndron autonimia e plotë akademike dhe financiare e shkollave të lartasi dhe mbështetja pa rezerva e qeverisë.
Vetëm në këtë mënyrë do të kemi një arsim të lartë cilësor autonomi laboratorë e auditorë pedagogë dhe arritje e standarteve evropiane.
0x323030362d30382d3136 13:32)”