Deklarate nga zv.Kryetar i LSI z.Edmond Haxhinasto

Deklarate nga zv.Kryetar i LSI z.Edmond Haxhinasto

Deklarate nga zv.Kryetar i LSI z.Edmond Haxhinasto

Haxhinasto: Liberalizimi i vizave brenda 6-mujorit të parë të 2010

Haxhinasto: Përgatitja e Pyetësorit përgjegjësi kombëtare.
Viti 2009 shënoi edhe një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë: paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat dhe marrjen e pyetësorit dhe veçanërisht progresin në liberalizimin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të 2010-tës!
Përgatitja e pyetësorit është një ndërmarrje madhore e shtetit dhe administratës shqiptare një përgjegjësi mbarëkombëtare dhe mbi-partiake.
Ne emër te LSI shpreh angazhimin maksimal te saj si force politike parlamentare dhe te gjithë përfaqësuesve te saj ne administratën shtetërore për plotësimin me sukses e ne kohe te kësaj sfide te jashtëzakonshme qe tregon jo vetëm kapacitetet kombëtare për te vlerësuar stadin zhvillimor te sotëm por edhe vizionin tone për te ardhmen.
 Me ketë rast përshëndes zërat racionale qe vijnë nga opozita akoma ne rruge për t’u kthyer ne parlament dhe për te kontribuar ne këtë proces dhe ushtruar përgjegjësitë për te cilat i votoi elektorati ne 28 qershor. 
Përgjegjësitë kombëtare ndaj integrimit nuk ushtrohen nga qoshet e konferencave te shtypit qe përpiqen te nxijnë çdo realitetin por me kontribute konkrete legjislative dhe me mbështetje e vullnet te qarte politik.
 Çdokush duhet te kuptoje se procesi i integrimit është i pakthyeshëm dhe viti 2010 do te sjelle me shume Evrope në Shqipëri.

 

0x323030392d31322d3236 16:33)