Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklaratë: Luan Rama

Sekretar i Përgjithshëm i LSI

 

Jam sot këtu për të theksuar faktin se iniciativa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të sensibilizuar institucionet shtetërore në mënyrë të veçantë trupën parlamentare por dhe të gjithë aktorët dhe faktorët politikë në vend për domosdoshmërinë e fillimit të reformës zgjedhore në standardet e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe për të bërë të mundur kështu garantimin e një standardi tjetër të një cilësie tjetër të zgjedhjeve të ardhshme. Nuk është një çështje dëshirë apo vullneti personal por është një çështje parësore dhe është pa dyshim një sfidë e rëndësishme me të cilën duhet të ballafaqohet klasa politike në vend dhe për të cilën duhet të angazhohen dhe të kontribojnë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë.

 

E theksoj këtë gjë  pra domosdoshmërinë ë e reformës sepse në më pak së një vit nga ky cast do të kemi të bëjmë me zgjedhjet lokale. Ligji kodi zgjedhor përcakton qartë që në 6 muaj e fundit para zgjedhjeve nuk mund të bëhen më ndërhyrje në infrastukturën ligjore. Duke ju referuar një praktike negative ku përgjithësisht janë lënë që të bëhen zgjidhjet në momentin fundit ne dhe një herë apelojmë  që është e  rëndësishme që sa më parë dhe sa më shpejt dhe me kontributin  të gjithëve të nisim nga puna për të realizuar një reformë zgjedhore që të garantojë  proces zgjedhor transparent të pa kontenstueshëm dhe që të lexojë  në mënyrë ra më të qartë dhe të drejtpërdrejtë vullnetin e votuesve shqiptarë.

 

Në këtë kontekst unë e quaj pa vend çdo qëndrim refraktar çdo replikë të pavend çdo ton apo mesazh bllokues që vjen apo artikulohet nga trupa politike apo nga zëvendës të tyre pa shprehur as  minimumin e vullnetit të tyre për tu ulur  në këtë tryezë. LSI natyrisht po punon për të pasur draftin e vetë të propozimeve për ndryshim. Po punon që të japë kontributin  saj maksimal dhe shumë serioz në të mirë të një reforme që garanton parametrat dhe standardet që parashikon dhe vërejtjet e OSBE-ODIHR-it dhe në këtë apel LSI-ja këmbngul dhe një herë në domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes së të gjithë aktorëve politikë parlamentar dhe jo parlamentar  domosdoshmërinë  e fillimit nga puna s më parë dhe sa më shpejt.

 

Natyrisht që është njëri nga kushtet themelore që ne kemi parasysh në draftet tona edhe ligjërimi në ndryshimeve që propozojnë të bëjnë  për detyrimin dhe të drejtën për transparencë. Edhe PS e ka  theksuar që synon transparencën në funksion të infrastukturës për të realizuar zgjedhjet e ardhshme sipas standardeve evropiane atëherë të le ti lëmë  fjalët dhe të fillojmë nga puna. Le ti lëmë fjalët dhe të gjithë të ofrojnë kontributin tyre konstruktiv dhe dobiprurës në të mirë të këtij procesi apo në tërësi të reformës zgjedhore.

 

Dhe ç’është më e rëndësishmja le ti lëmë fjalët dhe të dëshmojmë se jemi jo vetëm të përgjegjshëm por edhe të angazhuar për të realizuar këtë reformë.

 

Ka një qëndrim permanent ka një tërheqje vëmendjeje të vazhdueshme edhe nga partnerët ndërkombëtarë edhe nga Komiteti i Ministrave të Evropës edhe letra e përbashkët e  dy kryetarëve të grupeve parlamentare më të mëdha të Parlamentit Evropian dhe të dy inisiatorëve për një kompromis midis palëve politike në Shqipëri i zotërinjve Daul dhe Shulz edhe rekomandimet apo vërejtjet e OSBE-OSIHR-it vijnë në një pikë tek domosdoshmëria për të realizuar një reformë zgjedhore cilësisht të ndryshme dhe në përputhje me standardet evropiane të zgjedhjeve që duhet të bëjë një shtet demokratik dhe një shoqëri demokratike. i gjithë ky union qëndrimesh i partnerëve ndërkombëtar e gjithë vëmendja e opinionit publik vendas sigurisht pret që të materializohet kjo reformë me veprime konkrete nga faktorët politikë të vendit.

 

Dhe iniciativa e fundit e LSI-së për parealizuar këtë reformë janë  në rrjedhën e  zhvillimeve evropiane të vendit dhe pikërisht për këtë arsye në shpresojmë dhe besojmë se edhe të tjerët do ta  kuptojnë domosdoshmërinë e këtij aksioni të rëndësishëm sepse sot reforma zgjedhore është padyshim njëra prej sfidave më të mëdha me të cilën duhet të ballafaqohet politika shqiptare.

 

A mjafton koha për ta përfunduar këtë reformë para zgjedhjeve lokale?

 

 

Natyrisht që ka një limit kohor në të cilin duhet zhvilluar reforma zgjedhore prandaj ne po kërkojmë me ngulm që të fillojmë nga puna. Ndaj po tërheqim vëmendjen e të gjithë aktorëve politikë në vend për domosdoshmërinë e realizmit të kësaj reforme dhe ndaj LSI është në të njëjtin qëndrim me partnerët ndërkombëtarë dhe me  qëndrimin e vërejtjeve të OSBE-ODIHR-ti. Kur flasim për reformë zgjedhore nuk kemi parasysh interesa individuale as partiake dhe as interesa grupesh interesi që nuk kanë asnjë të përbashkët me qëllimin evropian të vendit por kemi të vetmin interes që në Shqipëri institucioni i zgjedhjeve të jetë një institucion solid dhe i pakontenstueshëm më që zgjedhjet të realizohen në standarde evropiane që zgjedhjet të garantojnë transparencën maksimale  dhe të tregojnë vlerën e  çdo vote që do lexuar ashtu siç e jep votuesi shqiptar me qëllim që ti mbyllim rrugën një herë e  përgjithmonë kontestit që vjen nga njëra apo nga tjetra palë dhe që lidhen me mungesën e  edukatës për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

 

Por nuk ka ende asnjë shenjë bashkëpunimi nga opozita?

 

Ka një  reagim përgjithësisht pozitiv nga shumë aktorë politi8kë në vend parlamentar dhe jo p
arlamentar. Ju kemi përcjellë përmes edicioneve tuaja informative qëndrime të vijnë në të njëjtën vijë me qëndrimin e LSI-sëashtu siç ka pasur për fat të keq  dje pas tryezës së konsultës që realizoi LSI-ja një qëndrim refraktar të Partisë Socialiste çfarë në fakt  nuk shpreh kredove po shqetësimin permanent të artikuluar nga kjo parti. PS ka thënë në gati më shumë se nje vit dhe është fokusuar tek domosdoshmëria e transparencës. Atëherë transparenca nuk është çështje që zgjidhet në konferenca shtypi  nuk mund të zgjidhet mes zëdhënsave të shtypit. Transparenca është një çështje ligjore por edhe kushtetuese. Ndaj draftet e palëve që synojnë përmirësimin ligjor  janë mu7ndësia më e  mirë për  tu ulur në tryezë ne punës dhe për  të futur në kodin zgjedhor dhe në të gjithë korpusin akteve ligjore dhe nënligjore domosdoshmërinë e transparencës. Pra respektimi i kushtetutës dhe garantimi i transparencës bëhen me reformën që ne propozojmë dhe me reformën që ne synojmë të realizojmë. Ndaj i ftoj palët që të gjitha kontributet dhe energjitë pozitive për transparencën t’i sjellim si kontribute në përmirësimin e paketës zgjedhore me të cilën janë zhvilluar zgjedhjet deri tani.

0x323031302d30372d3031 Luan Rama.jpg 9:42)