16 Feb Deklarata e Kryetarit të LSI-së
Posted at 03:35h
in Archived Articles
” Deklarata e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta
Është kënaqësi të komunikoj sërish me ju pas edhe kërkesës së bërë prej disa mediave lidhur me dokumentet që unë bëra publike dje në Parlament të cilat vërtetojnë edhe njëherë tjetër se i gjithë përgjimi kriminal dhe i paligjshëm i bërë ndaj meje ka qenë tërësisht i provokuar ashtu sikurse vërtetohet edhe nga montazhi i deritanishëm por do të vërtetohet edhe gjatë hetimit që do të bëjnë organet e zbatimit të ligjit.
Sikurse ju e dini pretendohet edhe nga ajo lloj bisede që është paraqitur me titra që është bërë ndërhyrje për zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Apelit që gjoja nuk ekzistonte apo njëkohësisht që sipas ish-ministrit nuk ishte protokolluar në Ministrinë e Ekonomisë dhe madje që kërkonte t’ia çonin dorazi.
Këtu është e gjithë praktika kartela shoqëruese e praktikës së kërkesës së përsëritur nga ana e kompanisë në fjalë ndaj ish-ministrit ku i bëhet e qartë dokument që është nisur në datën 5 janar 2010 nga përfaqësuesit e kompanisë në Ministrinë e Ekonomisë dokument që është protokolluar në 3 shkurt dhe memo e cila në 5 shkurt mban disa shënime ku është edhe shënimi i ish-ministrit për këtë kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për vazhdimin e procedurave që ishte i formës së prerë ku thuhet shumë qartë disa elementë përveç të tjerëve.
Pjesa nga letra: “Zoti Ministër u mbushën tre vjet që kjo shoqëri është angazhuar dhe po investon konform ligjin për ndërtimin me konçension të HEC-eve mbi lumin Gostimë-Shushicë-Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksionerët e shoqërisë e kalojnë shifrën 700 mijë euro”.
Më poshtë bëhet e qartë se shoqëria ka në përbërjen e saj si aksionerë edhe tre kompani të huaja nga Hungaria të cilat pas tre vjet pritje dhe zvarritje kanë paralajmëruar ortakët nga Shqipëria për dorëheqjen e tyre. Kjo do të shkaktojë një tjetër dëm të pazëvendësueshëm për palën shqiptare. Dhe përfundon: Lutemi vlerësoni vendimin e formës së prerë të Gjykatës dhe ndërhyni me autoritetin që ju jep ligji z. Ministër për të përshpejtuar procesin. Bashkëlidhur keni vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë me numër 265 datë 10 shtator 2009.
Po kështu bashkëngjitur me këtë praktikë është edhe vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 10 shtator 2009 pra gjashtë muaj para përgjimit ose tre-katër muaj para se kjo kërkesë ky insistim i përsëritur të protokollohej në këtë Ministri dhe për të cilën një muaj para përgjimit ish ministri i cili në bisedë bën sikur nuk di gjë që ky vendim dhe kjo kërkesë ka ardhur dhe është protokolluar ka bërë këtë shënim për sekretarin e përgjithshëm: “Z. Kraja këta kanë fituar gjyqin. Të procedojmë për t’ia vazhduar”. Kjo është firma e shkurtuar që ai përdorte në shënimet që bënte në memo të tilla. Më parë ka një tjetër shënim në këtë kartelë shoqëruese i bërë nga zëvendësministri drejtues ish Drejtorit të Drejtorisë përkatëse të asaj kohe” Z. Thomai përgatisni një memo mbi këtë ankesë. Përse nuk po veprohet sipas ligjit?”.
Të gjitha këto tregojnë më së qarti se jo vetëm që biseda është një montazh që do të provohet nga vetë hetimi por edhe gjithë biseda është një provokim i qëllimshëm pikërisht për të mbledhur gjoja materiale që do të përdoreshin më vonë për t’i bërë shantazh kryetari të partisë së ish-ministrit. Kjo tregon edhe njëherë tjetër se ndërhyrja ime ka qenë për zbatimin e ligjit për zbatimin e vendimit sikurse ka bërë vetë ish-ministrit që bënte sikur nuk dinte gjë një muaj para se të përgjonte mua dhe kjo tregon edhe njëherë tjetër se e gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal por edhe një montazh mëse i rëndomtë dhe jo profesional i cili tregon më së miri se ku e ka mbështetur alternativën zero që ka realisht nga pikëpamja politike opozita e sotme mbi falsifikime mbi provokime dhe mbi një mungesë të plotë të sinqeritetit në zbatimin e detyrës në përmbushjen e funksioneve të çdo zyrtari e në rastin konkret të ish ministrit.
Lidhur me çështjen tjetër sikurse e thashë edhe dje një nga arsyet përse përfaqësuesit në fjalë janë drejtuar tek unë ka qenë edhe për shkak të funksionit si ministër i Jashtëm ku disa kompani hungareze kanë qenë pjesë e kësaj shoqërie të përbashkët dhe ku në veçanti njëra prej tyre Gans Egipt ishte një kompani shumë e rëndësishme sepse siguronte teknologjinë turbinat pra ishte një partner shumë i rëndësishëm për të gjithë këtë vepër e cila kishte një përqindje prej 6.66 për qind apo diku prej 7 për qind në rast se kjo gjë ekziston në bisedën e montuar. Këto ishin disa sqarime të thjeshta. Këto dokumente do të jenë pjesë e hetimit dhe sigurisht që secili do të ketë mundësinë që të ballafaqohet me të vërtetën.
Z. Meta ju thatë se vendimi i Gjykatës së Apelit ishte marë para se ju të bënit bisedën. Ndërkohë që nga Gjykata e Lartë thuhet ndryshe se ky vendim nuk ishte marë.
Gjykata e Lartë në rastin konkret nuk ka asnjë lidhje. Ky është një vendim i Gjykatës së Apelit i formës së prerë për çështjen e procedurave për vazhdimin e procedurave. Vendimi i tjetër që bëhet fjalë është për gjykimin e çështjes në themel nuk ka lidhje në këtë vendim dhe sipas këtij vendimi duhet të vazhdonin procedurat. Edhe shënimi i ish-ministrit është i qartë. Këta e kanë fituar gjyqin. Të vazhdohen procedurat. Pra bëhet fjalë për vendime të ndryshme për aspekte krejt të ndryshme. Dhe tjetra ky vendim nuk është apeluar nga askush më pas në Gjykatën e Lartë dhe Gjykata e Lartë nuk ka pasur asnjë çështje në këtë punë. Dhe provokimi i tij për Gjykatë
;n e Lartë ka qenë tërësisht i qëllimshëm.
;n e Lartë ka qenë tërësisht i qëllimshëm.
Mendoni se është keqinterpretim apo keqinformimi i kryetares së Gjykatës së Lartë për këtë çështje?
Mendoj se edhe ajo nuk e ka të qartë këtë çështje sepse nuk është një çështje që i ka interesuar ashtu sikurse edhe unë të them të drejtën nuk kam qenë i përqendruar sepse natyrisht vetë evidentimi i kësaj çështje ka bërë të mundur thellimin në të dhe vërtetimin të praktikës dhe të konfirmimit të asaj që kësaj kompani në mënyrë të padrejtë i është zvarritur ky proces. Kësaj kompanie në mënyrë të padrejtë nuk i është dhënë përgjigja e duhur për ata çka ka kërkuar sipas Gjykatës së Apelit në atë kohë. Kjo është e gjitha çështja dhe e gjithë historia.
Z. Meta kur do t’i çoni këto fakte në Prokurori?
Sigurisht që Prokuroria ka të gjithë të drejtën e saj për të bërë një hetim të plotë të kësaj çështjeje dhe të çdo çështjeje tjetër dhe natyrisht që unë jam i bindur që i gjithë ky hetim do të provojë edhe njëherë tjetër një përgjim të paligjshëm një përgjim kriminal një përgjim të provokuar një montazh vërtet të shëmtuar i cili do të tregojë qartë që ka një shpërdorim detyrë nga ish-ministri dhe ka një provokim për shkak të detyrës nga Ilir Metës.
0x323031312d30312d3138 ”