Analize e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta

Analize e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta

Analize e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta Çfarë nuk duhet të bëjë Serbia

Para pak ditësh pasi përshëndeta iniciativën e Komisionit Evropian për të nisur së shpejti negociatat për liberalizimin e vizave midis Serbisë dhe BE-së një nga komentet që mora ishte: Mirë heqjen e vizave për Serbinë e bënë po me ne shqiptarët pse jo? Pa dashur të zgjatem në arsyet shqiptare mendova se një analizë më e thellë e perceptimit për këtë veprim ndaj Serbisë do të ishte e rëndësishme aq sa dhe vetë adoptimi i qëndrimit politik si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj gjithë fqinjëve në përgjithësi.

Mu kujtua një takim vite më parë me ish-ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Ivanov i cili nuk e përmbajti shprehjen e çudisë tek i thoja që kishim hequr vizat me Malin e Zi (në atë kohë pjesë e Federatës Serbi-Mail i Zi). Po me Serbinë?- pyeti me të drejtë ai se kjo që keni bërë është njësoj si të heqë Rusia vizat me Kaliforninë e jo me SHBA-në. Jemi në çdo moment gati iu përgjigja mjafton të pranojë Serbia që t’i heqim vizat edhe me të.

Sigurisht gjithshka më lart nuk ka të beje aq shumë me çështjen e vizave sa me një filozofi të re të marrëdhënieve me fqinjët në përgjithësi e me Serbinë në veçanti. Në themel të kësaj filozofie të re qëndron një dimension i ri i perspektivës dhe i zhvillimit të të gjithë vendeve tona është pikërisht procesi i integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Integrimi Evropian dhe sistemi i tij i vlerave duhet të përbëjnë pikat e referencës së politikave jo vetëm të brendshme por sidomos atyre të jashtme të vendeve tona. Integrimi e bashkëjetesa respekti reciprok multietniciteti dhe sidomos ndërvarësia janë ato vlera të cilat do të realizohen detyrimisht ndërsa çdo vend i rajonit realizon edhe aspiratat si vend anëtar i BE-së.

Çështja është KOHA; nëse këto vlera kemi guximin t’i përqafojmë TANI dhe përshpejtojmë ecjen tonë drejt BE-së; nëse kuptojmë TANI se ecja e rajonit drejt BE-së është një ecje e përbashkët e të gjithë vendeve; se vonesa e secilit vend të veçantë është edhe një kacavjerrje e tij në shpinën e gjithë rajonit tonë.

Një filozofi e tille integruese qëndron në thelbin e planit të Presidentit Ahtisaari për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Tashmë në hapat e fundit të kurorëzimit të tij statusi i Kosovës po siguron çdo ditë e më shumë një mbështjetje ndërkombëtare edhe pse ka në themel pikërisht këtë filozofi integruese.

Nisur nga kjo perspektivë pavarësimi i Kosovës nuk mund të jetë një dilemë “humb ose fitoj” për Serbinë (zero sum game) por përkundrazi një garanci për një zgjidhje “fitojmë të dyja palët” (ëin-ëin).

Zgjedhja e secilës prej këtyre perspektivave do të jetë vetë fati historik i Serbisë dhe jo çështja nëse ruan apo jo sovranitetin mbi Kosovën.
Zgjedhja e Serbisë domosdoshmërisht duhet të jetë ajo integruese ajo se me pavarësinë e Kosovës fitojnë të gjithë edhe Serbia vetë. Ajo do ta shpëtonte Serbinë përfundimisht nga folklori arkaik që e ka mbajtur të mbërthyer pas të shkuarës duke i errësuar të ardhmen.

Kjo zgjedhje historike ajo evropiane dhe integruese nuk lë vend për gabime. Kjo zgjedhje nuk e pranon të abuzohet me idenë se mund të ndalet pavarësia e Kosovës një proces që nisi në Rambuje kur Milloshevici braktisi marrëveshjen proces që përshkroi një rrugë të gjatë e parimore mbi bazën e tri jo-ve (jo kthim në gjendjen e para vitit 1999 jo ndarje jo bashkim me vende të tjera).

Pavarësia e Kosovës nuk mund ta ndryshojë rrjedhën e saj nga çfarëdolloj retorike apo demagogjie elektorale që përdoret në Beograd. Ka zëra të guximshëm sot në politikën serbe që e pranojnë këtë si ai i Ceda Jovanovicit i cili i bën thirrje politikës të mos mashtrojë me elektoratin se gjoja ekziston mundësia për ta mbajtur Kosovën. Kosovën thotë ai me të drejtë e ka humbur Milloshevici.

Serbia gjithashtu nuk duhet të bëjë gabimin se mund të mbahet pas Rezolutes 1244 të Këshillit të Sigurimit se ajo siguron gjoja sovranitetin e saj mbi Kosovën ndërkohe që paragrafi i 11 pika “e” e saj për përcaktimin e statusit përfundimtar i jep referencë të plotë Rambujese që ka në thelb respektimin e vullnetit të popullit të Kosovës për përcaktimin e statusit.

Embargoja ndaj Kosovës nga Serbia nuk do të ishte as mjet presioni as instrument ekonomik për ta kthyer pas procesin e pavarësimit pasi humbësi i madh do të ishte Serbia vetë. Ajo do të humbiste një treg të konsiderueshëm të krijuar si traditë e marrëdhënieve ekonomike brenda ish-Jugosllavisë ndërkohë që vakuumi që mund të krijohej nga rritja e menjëhershme e kërkesës do të mbushej shumë shpejt nga vende të tjera fqinje. Humbësi i madh do të ishte Serbia.

As disintegrimi i dhunshëm i Kosoves nuk do të ishte një rrugëzgjidhje. Pasojat do të ishin zhvendosje e popullsisë shtim i refugjatëve serbë në Serbi ndërkohë që atje ndodhen mjaft të tillë të paintegruar që nga koha e konflikteve të mëparshme në Kroaci e në Bosnjë duke shtuar kështu dozën e vuajtjeve të kombit serb si viktima më e madhe e nacionalizmit ekstrem të udhëheqësve të vet.
Ndërkohë që mundësitë e serbëve për të jetuar dhe u integruar në Kosove janë shumë më të gjera e potencialisht shumë më të mira. Plani Ahtisaari siguron një diskriminim të tillë pozitiv për serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera jo-shqiptare të papreçedent në praktikën ndërkombëtare. Ai u siguron serbëve dhe pakicave të tjera një përfaqësim dhe pushtet politik asimetrik me përqindjen e popullsisë. Dhe mirë bën. Sepse respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk është çështje përqindjesh të popullsisë por është çështje standarti dhe vlere që duhet të respektohet edhe nga vetë Serbia me shqiptarët e Preshevës Bujanovcit e Medvegjës.

Nëse Serbia më thjeshtë do t’i nxise serbët e Kosovës që të konfrontohen me shqipt
arët e ndërkombetarët ajo do të jetë jo vetëm përgjegjëse për shtimin e vuajtjeve të tyre por do të paguajë edhe faturën politike e ekonomike për këtë. Por nëse Serbia nuk e bën një aventurë të tillë atëhere do të kishte një obligim të patjetërsueshëm të shtetit të ri të Kosoves dhe komunitetit ndërkombetar për të siguruar një jetë më të mirë për serbët e Kosovës dhe për sigurinë e tyre.

Një përpjekje ndarjeje një Kosovë pa serbë do të eleminonte çdo motiv për influencë të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë dhe bashkë me të do të rrezikohej edhe rëndësia e Kosovës në trashëgiminë historike e kulturore serbe e propaganduar nga Serbia me shumë forcë por jo me shumë realizem. Do të tregonte se lidhja e saj reale me Kosovën nuk është aspak më e madhe se sa lidhja me Mitrovicën e Veriut. Dhe përsëri humbësi i madh do të ishte Serbia.

Por Serbia nuk mund të bëjë as gabimin që të shohë Rusinë si alternativë ndaj BE-së dhe integrimit në të. Interesat aktuale politike Serbi-Rusi bashkëpunimi me Rusinë në fushën ekonomike nuk mund të ndryshojnë faktin se Serbia nuk është qëllim në vetvete i Rusisë por një element në interesat e saj globale dhe një sfidë ndaj politikës perëndimore në përgjithësi dhe asaj amerikane në veçanti. Nëse do të ishte ndryshe Rusia mund të kishte ruajtur edhe prezencën ushtarake në Kosovë si pjesë e kontingjentit të sigurisë. E vështirë të imagjinohet se Serbia mund ta projektojë veten si një ishull destruktiv në hartën e Ballkanit e rrethuar nga fqinjët e saj anëtare të BE-së? Ajo do të ishte një humbëse e madhe. Humbës do të ishte edhe rajoni dhe çdo vend i tij.
Prandaj bëmë mirë që e uruam Serbinë për marrëveshjen për vizat me BE-në bëjme mirë që urojmë që me 3 Shkurt të fitojë në zgjedhjet presidenciale përfaqesuesi i forcave reformatore pro-evropiane Presidenti Tadic dhe mbi të gjitha ne shqiptarët bëjmë mirë që vazhdojmë të adoptojmë një filozofi të re në marrëdhënie me fqinjët atë që e ka rrënjën në marrëdhëniet e civilizuara njerëzore se e mira e fqinjit eshte edhe e mira jonë.
0x323030392d30332d3139 ANALIZA