Pjesë nga Intervista e Kryetarit të LSI-së

Pjesë nga Intervista e Kryetarit të LSI-së

” Pjesë nga Intervista e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta dhënë në televizionin NEWS 24 gazetarit Gerti Shella Meta: Ne e kemi pasur shqetësim të thellë dhe të vazhdueshëm problemin e Reformës Zgjedhore prandaj kemi insistuar që në fillim që kjo gjë duhet bërë  sa më shpejt që të bëhet e plotë dhe për këtë gjë kemi bërë edhe amendamentin tonë sipas gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Dhe për këtë gjë ne jemi takuar me z.Berisha pa asnjë kompleks
————————

z. Meta ka një artikulim të opozitës në tërësi për të mos u futur në zgjedhjet lokale. Kush është për ju arsyeja që e detyron opozitën për të marrë këtë vendim?

Opozita kërkon që të mos futet në zgjedhje me standartet e vjetra gjë që dëmton seriozisht jo vetëm integritetin e këtij procesi zgjedhor por edhe vetë Marrëveshjen e Asociim -Stabilizimit.

Në fakt Z. Meta Presidenti i Republikës ka përcaktuar një datë në limit të fundit në respekt të Kushtetutës. Atëherë opozita e bashkuar në emër të respektimit të standarteve të zgjedhjeve kujt duhet t’i kërkojë plotësimin e këtyre standarteve mazhorancës apo Presidentit të Republikës z.Moisiu?

-Është e vështirë që t’ja kërkosh Presidentit pavarësisht që ai është një aktor shumë i rëndësishëm në përcaktimin e një date të re por  këtu nuk është çështja thjesht e datës sepse është thjesht një detyrim formal i Kushtetutës. Por në këtë rast është spekulluar për fat të keq nga Partia Demokratike sepse ka shpresuar se presidenti duke qenë i detyruar të caktojë edhe një datë për të respektuar edhe formalisht Kushtetutën atëherë edhe opozita është e detyruar të hyjë në zgjedhje pa garantuar standartet për zgjedhje. Mendoj se Presidenti i Republikës është sjellë në mënyrë korrekte duke bërë të qartë se kjo në radhë të parë është një çështje konsensusi dhe vullneti politik nga të dyja palët dhe se ai do të ishte i gatshëm që të kontribuonte për kalimin e një krize të mundshme zgjedhore. Në këto kushte ne sigurisht i drejtohemi mazhorancës dhe kreut të saj z. Berisha sepse pa vullnetin e mazhorancës nuk mund të realizohen këto standarte që kërkon opozita dhe më pas një konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës do të mbështetet edhe nga ana e Presidentit sepse interesi i tij dhe i të gjithëve është që vendi të shënojë progres në zgjedhje.

Z. Meta ju si ish-kryeministër keni dënuar ashpër iniciativat e mëparshme të opozitës e cila ndërmori një proces shumë të gjatë bojkoti në parlament. Por tashmë si ndiheni ju pas vendimit të marre në grup për bojkotin e zgjedhjeve aq më tepër edhe në opinionin ndërkombëtar?

Unë kam qenë kryeministër atehere dhe kjo është plotësisht e vërtetë dhe s’para jam marrë me çështjet ligjore përveçse aq sa janë detyrat e qeverisjes sipas Kushtetutës dhe njëkohësisht edhe për një arsye tjetër që duke mos qenë kryetari i Partisë Socialiste në kohën që unë kam qënë kryeministër angazhimet e mia kanë qenë më të kufizuara pra kanë qenë thjesht të karakterit ekzekutiv për çështjet e zjedhjeve. Pasi dihet që problemet e zgjedhjeve Reforma Zgjedhore dhe konsensusi janë pjesë e dy palëve politike dhe partive politike. Në rastin e z.Berisha përgjegjësia është shumë e madhe sepse nuk është thjesht kreu i qeverisë por është edhe kreu i mazhorancës që është faktori kryesor dhe politik për Reformën zgjedhore. Ndërsa në  rastin tim kur ka pasur opozita një pretendim si për shembull për një njeri shumë të nderuar për Prof. Fotaq Nanon i cili ka qenë i zgjedhur sipas rregullave anëtari i KQZ-së kushëri i largët me ish-kryetarin e asaj kohe të PS-së z. Nano. Opozita e asaj kohe këtë gjë e ktheu në çështje të madhe politike në vend duke argumentuar se si mund t’i besohet ky institicion i rëndësishëm sikurse është KQZ-ja këtij njeriu. Për të evituar këtë keqkuptim ndaj z. Nano personalisht kam diskutuar me shumë dashamirësi dhe përgjegjësi për të kuptuar rrethanat që ishin krijuar të cilat paragjykonin padrejtësisht punën e tij dhe të atij institucioni shumë të rëndësishëm dhe arritëm një marrëveshje që ai të jepte dorëheqje në mënyrë që të zhbllokohej kjo situatë. Pra angazhimet kanë qenë shumë të mëdha në drejtim të plotësimit të kërkesave të opozitës së asaj kohe dhe të mos harrojmë që ka qenë një opozitë e dhunshme të paktën deri në vitin 2000-2001 ka qenë një opozitë që ka qëlluar institucionet pra ka qenë një opozitë me probleme shumë të mëdha. Në rastin konkret mendoj se opozita është në kushtet për të arritur disa standarte të domosdoshme dhe minimale dhe tepër të realizueshme.
Mund të kujtoj se në janar të këtij viti z.Berisha publikisht pas takimit tonë u angazhua për të realizuar kartat e indetitetit para zgjedhjeve lokale dhe ne përse mos ta kërkojmë këtë gjë përderisa ai është zotuar për këtë gjë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ky është një proces shumë i komplikuar por kjo është një çështje shumë e padrejtë kur një njeri të votojë 10 herë nëse ka mundësi që të falsifikojë çertifikatat. Njëkohësisht çështja e listave ku padyshim duhet një kohë minimale për shpalljen e listave sepse nuk mund të bëhen zgjedhjet sikurse ka vendosur KQZ-ja sikurse jemi në kushte të zgjedhjeve të parakohëshme por jemi në kushte të zgjedhjeve normale. Dhe për të gjitha këto defiçenca dhe para kësaj situate padyshim përgjegjësinë e ka  mazhoranca se po ecën me politikën e faktit të kryer dhe kjo gjë dëmton rëndë imazhin dhe prosperitetin e vendit. Mendoj se më mirë është që të bëjmë presionin tonë dhe të vendosur për të realizuar disa standarte minimale të zgjedhjeve duke shmangur një krizë si në vitin 1996. Unë e  kuptoj që kjo situatë politike e krijuar nuk është aspak normale dhe e nderë por në fund të fundit më mirë ësht&euml
; që të gjejmë një zgjidhje tani sesa ta çojmë vendin para një krize të thellë.

Pra menjëherë pas zgjedhjeve të 3 Korrikut z.Meta ju takuat me shefin e mazhorancës Sali Berisha ku në fakt u paragjykua edhe nga PS-ja. A mendoni se kishte rezultat ky takim për bërjen e Reformës Zgjedhore?

Ne e kemi pasur shqetësim të thellë dhe të vazhdueshëm problemin e Reformës Zgjedhore prandaj kemi insistuar që në fillim që kjo gjë duhet bërë  sa më shpejt që të bëhet e plotë dhe për këtë gjë kemi bërë edhe amendamentin tonë sipas gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Dhe për këtë gjë ne jemi takuar me z.Berisha pa asnjë kompleks dhe jemi sulmuar nga PS-ja dhe PSD-ja dhe gjithë të tjerët. Ne i kërkuam takim z.Berisha dhe z.Rama si kryetar i PS-së sepse partitë nuk po mbanin premtimin që bënë tek Presidenti që të ngrihej komisioni i Reformës Zgjedhore brenda vitit të kaluar.  

0x323030362d31322d3135 15:51)”