Znj. Erisa Xhixho u lind në Tiranë më 17 Maj të vitit 1985.
Në vitin 2008, Znj. Xhixho u diplomua në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Në 2009 ajo mori titullin Avokat dhe në vitin 2011 u diplomua ne master të nivelit të dyte “E drejte Kushtetuese e krahasuar dhe Evropiane” në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2012, Znj. Xhixho përfundoi studimet Pre Master në “University of Westminster”, Londër. Gjithashtu në vitin 2014 ajo është diplomuar me studime master për politika ndërkombëtare publike në “Queen Mary, University of London”. Znj. Xhixho ka marrë dhe titullin Doktor i Shkencave në Faklutetin e Drejtësisë.
Znj.Xhixho eshte themeluese dhe anetare e Levizjes Socialiste per Integrim qe prej vitit 2004. Gjatë periudhës 2005-2012 ajo ka mbajtur postin e Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Qe nga viti 2007 Znj.Xhixho eshte Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë. Ne vitin 2009 ajo ka mbajtur postin e Nenkryetares se Levizjes Socialiste per Integrim dhe ne vitin 2012 deri ne vitin 2016 Znj.Xhixho ka mbajtur postin e kryetares se Komitetit Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim dhe eshte zgjedhur anetare kryesie. Se fundmi, ne dhjetor 2016 ajo eshte rizgjedhur anetare kryesie dhe Sekretare per Mardheniet me Publikun ne Levizjen Socialiste per Integrim.Prej vitit 2008 Znj. Erisa Xhixho është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Në shtator të vitit 2014 Znj. Xhixho është emëruar Zv. Ministër i Integrimit Europian.
Znj.Xhixho ka kryer nje sere trajnimesh dhe kualifikimesh. Ne vitin 2004 Themeluese e Projektit: ‘Business Without Border’ , British Council. Ne vitin 2005 Znj.Xhixho ka kryer Trajnim ne menaxhim publik, qendra ANTTARC dhe ne vitin 2010 Trajnim ne “Gender Equality Policy Development”, Koreja e Jugut ,Trajnim per lidership nga NDI. Prej korrikut 2017 Znj.Xhixho mban postin e Nën.Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim .
Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe atë franceze.