Platforma Jonë Politike 2021

SHQIPËRIA

EUROPIANE

SHQIPËRIA

EUROPIANE

Shqipëria Evropiane është Shqipëria e ligjit. Kjo kërkon një kulturë të re të respektit ndaj ligjit dhe zbatimit të tij. Për LSI kjo do të thotë garantim i sigurisë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, efiçente dhe të përgjegjëshme duke organizuar drejtësinë si një shërbim të sigurtë e të arritshëm nga të gjithë, dhe duke respektuar të drejtat e qytetarëve si të patjetërsueshme.

 

Shqipëria Evropiane është Shqipëria e qeverisjes efikase. LSI synon të ecë më shpejt në procesin e politikë-bërjes, formulimit e koordinimit të politikave në interes të qytetarëve dhe jo në interes të ngushtë të politikës. LSI do të përshtasë një qasje të integruar të politikave dhe efekteve të tyre, jo vetem në bazë sektoriale, por në tërësinë e efekteve sociale.

Shqipëria Evropiane është Shqipëria e atyre që punojnë për Evropën. LSI synon një konsensus gjithmonë e më të gjerë për çdo reformë që kërkon procesi i integrimit Evropian. Reformat dhe ligjet si kërkesë e procesit të integrimit nuk mund të jenë objekt trajtimi nga këndvështrime partiake.

 

Domosdoshmëri përbën konsolidimi i shërbimit civil dhe rritja e profesionalizmit të administratës publike, si faktor jetik në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Shqipëria Evropiane kërkon një sistem të drejtësisë në funksion të garantimit të çdo të drejte themelore për Shqiptarët. Për LSI kjo bëhet e mundur duke zbatuar parimin themelor se Ligji është instrument në shërbim të qytetarëve, dhe shteti duhet të garantojë zbatimin e tij.

 

Për LSI Shqipëria Evropiane është Shqipëria e shtetit në Shërbim të Qytetarit, e shtetit që garanton sigurinë e jetës dhe të veprimtarisë së tij.

Institucionet dhe ligji të garantojë konkurrimin e lirë e të ndershëm të sipërmarrjeve.