Znj. Nora Malaj

Znj. Nora Malaj ka lindur ne Tirane, me date 29 Nentor 1964.

Ajo ka perfunduar ne vitin2007 Studimet e thelluara për psikologjinë e komunikimit (Terapipozitive). Gjate viteve 2001 – 2005 eshte diplomuar ne  Fakultetin e  Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Po ashtu, ne vitin 2005 ka kryer Studimet e thelluara per politikat gjinore.Gjithashtu, ne vitin 2004 ka kryer Studimet e thelluara pasuniversitare ne Filologji (letersi e krahasuar). Znj.Malaj ka kryer  master në Shkencat Psiko-sociale. Znj. Malaj eshte diplomuar ne Degen Gjuhe – Letersi, ne Fakultetin Filologjik gjate viteve  1983– 1987. Aktualisht qe nga viti 2009 eshte duke kryer doktoraturen per Sociologji. Gjithashtu, znj.Malaj ka nje sere kualifikimesh ne fusha te ndryshme.

Znj. Nora Malaj ka sherbyer ne nje sere funksionesh te rendesishme si, ‘Redaktore Shkencore (1987 – 1992)’; Mesuese ne gjimnazin ‘QEMAL STAFA’ (1992 – 1997) dhe me pas, N/drejtoreshe (1998 – 2002). Ne vitin 2002-2005 eshte emeruar Kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta, “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”. Per te vijuar me tej si Drejtuese në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore (2005 – 2008).

Nderkohe nga viti 2004 e ne vazhdim ka ushtruar detyren si pedagoge ne disa Universitete te rendesishme ne vend.

Nga  data 8 Tetor 2009 e në vazhdim znj. Malaj ushtron aktivitetin e saj si Zëvëndësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Znj. Malaj eshte autore e disa botimeve, studimeve dhe artikujve mjaft te rendesishem. Po ashtu dhe redaktore e disa veprave te ndryshme.

Angazhimi I saj politik ka nisur qe ne vitin 1995. Me disa pozicione te rendesishme, ku aktualisht eshte anetare e kryesise se LSI.

Ajo zoteron shume mire dhe disa gjuhe te huaja( Anglisht; Italisht; Rusisht ).