Znj.Monika Kryemadhi

Znj.Monika Kryemadhi ka lindur ne Tirane, me date 9 Prill 1974. Ajo eshte e martuar me Z. Ilir Meta.
Znj. Kryemadhi eshte diplomuar per “Bio-Kimi” ne Fakultetin e  Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes. Gjate periudhes Gusht 1999 – Dhjetor 1999 ka kryer “George C. Marshall European Centre for Security Studies”.  Nderkohe ne vitin   2000 – 2002 ka kryer Master ne “Administrim Biznesi”, ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranes.

Ne Prill te vitit 2002 ajo ka marre “Certificate of Appreciation”nga Qendra George C. Marshall. Njekohesisht ne Prill 2002 ka mbaruar “Leadership for the 21 st Century: Chaos, Conflict and Courage” ne Harvard University. Gjithashtu ne vitin 2015 ka perfunduar Doktoraturen per  “Analiza e Sistemit te Sigurimeve Shoqerore ne Kendveshtrimin Ekonomik dhe juridik”.

Znj.Kryemadhi gjate viteve 1999 – 2001 ka punuar si Specialiste ne Agjensine Kombetare te Mjedisit.  Gjate viteve 2001-2005 ajo eshte zgjedhur si Deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

Aktualisht, qe nga viti 2013 e ne vazhdim ajo eshte Deputete ne Kuvendin e  Shqiperise. Njekohesisht, gjate periudhes 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative ne Levizjen Socialiste per Integrim. Prej korrikut 2017 Znj.Kryemadhi mban  postin e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim .

Znj. Kryemadhi njeh ne nivel shume te mire dhe dy gjuhe te huaja Anglisht dhe Frengjisht.