Znj. Eriona Bixha lindi në Tiranë, më 28 Prill 1992.
Znj. Bixha u diplomua ne vitin 2015 me titullin Master Shkencor, në degën “Studime Rajonale Politike”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës.
Në vitin 2013 përfundoi studimet Bachelor, në degën “ Shkenca Politike”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Aktualisht, ështe në ndjekje të një masteri tjetër shkencor, në degën “E drejte Publike”.
Në vitin 2013 ka qënë në listë si kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës.
Znj. Bixha prej vitit 2015 është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, si dhe anëtare e Këshillit të Qarkut Tiranë. Ajo është anëtare e Bordit të Aleancës së Grave Këshilltare. Në komisionet e Këshillit Bashkiakë, Znj. Bixha është anëtare e Komisionit të Shërbimeve Publike dhe të Arsimit dhe Sporteve.
Ka kryer një sërë trajnimesh më së shumti në fushën e politikës, ndër të cilat mund të përmendim:
Në mars 2013- Maj 2013, ka qënë pjesë e një kursi për “Lidership”-in e ri organizuar nga Ambasada Amerikane.
Në maj 2016 Znj. Bixha ka kryer një kurs në Washigton D.C në American University -School of Public Affaris, në profilin Campaign Management Institute.
Gjithashtu, ajo ka qenë pjesëmarrëse e disa trajnimeve organizuar nga NDI- Albania si : Women’s Demokracy Network etj.
Znj. Bixha ka nisur në moshë të herët angazhimin politik, Nga viti 2012-2015 ka qënë koordinatore e strukturës së studentëve te LRI-së. Prej vitit 2012 është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. Gjithashtu, prej vitit 2012 është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LSI-së.
Znj. Bixha mban postin e Sekretares Organizative ne LSI-së.
Ajo zotëron gjuhën angleze dhe italiane.