Zëvëndëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Zëvëndëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Zëvëndëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Pëllumb Xhufi ka denoncuar veprimet e qarta të maxhorancës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme vendore. Zëvëndëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Pëllumb Xhufi ka denoncuar veprimet e qarta të maxhorancës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme vendore. Xhufi në një prononcim për mediat deklaroi se duke përdorur rregjistrin e përkohshëm maxhoranca synon të fitojë bashkitë kryesore të vendit duke krijuar dhe organizuar grupe votuesish shtegëtarë. Zëvëndëskryetari i LSI konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës se ajo nuk do të hyjë në zgjedhje derisa maxhoranca t'u përmbahet premtimeve dhe angazhimeve përpara opionit publik dhe atij ndërkombëtar për të zhvilluar në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme.   

 

 

 

Tashmë ka skaduar afati i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore ndërkohë që nuk është bërë asnjë hap përpara në këtë drejtim. Si e parashikoni ecurinë e reformës zgjedhore?

Punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore u sabotuan që në fillim nga maxhoranca e cila dukej që ishte e interesuar që në zgjedhje të hynte me rregullat dhe me infrastrukturën me të cilën u mbyllën zgjedhjet e kompromentuara të 3-Korrikut. Pra maxhoranca që ka përgjegjësinë kryesore për organizimin e zgjedhjeve e sabotoi këtë proces ndaj ndodhemi në një moment në të cilin nuk është përballuar asnjë nga problemet kryesore të proçesit elektoral.

Si e mendoni ecurinë e mëtejshme?

Problemi është se nuk ka ecuri fare nuk ka nisje. Procesi elektoral nuk ka patur akoma një nisje të tij ka patur një ecje të njëanshme nga ana e maxhorancës e cila ka kaluar disa ligje liberticide që kompromentojnë integritetin e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë ne qëndrojmë në pozicionet tona të fillimit. Duhet që maxhoranca të kthehet në disa vendime në disa ligje që ka nxjerrë të cilat kanë kompromentuar dhe kanë goditur rëndë pavarësinë dhe integritetin e zgjedhjeve pavarësinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura që merren me proçesin elektoral siç është KQZ-ja. Dhe pastaj do të mund të bisedonim për hapat e tjera që janë një rrjedhim një konsenguencë të këtyre hapave që janë hapa primar.

A do të kërkohet shtyrja e afatit të mëtejshëm të këtij komisioni?

Problemi i shtyrjes ka një problem me ligjin sepse ka afate ligjore dhe këtu është përgjegjësia e maxhorancës që nuk ka respektuar afatet ligjore. Megjithatë nëqoftëse do të ketë një vullnet të mirë politik të maxhoranës mund të shihet edhe mundësia e shtyrjeve të arësyeshme të momenteve të ndryshme që kanë të bëjnë me reformën elektorale.

A jeni gati ti përgjigjeni vendimit të KQZ-së për të çuar anëtarë në Komisionet zonale?

Ne mendojmë që KQZ para se të fillojë nga funksionet dhe nga veprimet e saj duhet të rivendosë legjitimitetin e cënuar legjitimitet i cënuar me rrëmbimin e një anëtari të KQZ-së nga ana e maxhorancës rrëmbim që u bë në mënyrë antiligjore në një ditë të ngarkuar ditën e fundit të parlamentit. Pra derisa të vihet në vend anëtari i ligjshëm i opozitës në KQZ të gjitha vendimet që do të mund të marrë KQZ janë vendime me integritet të cunguar dhe të pavlefshme për ne qofshin këto në sensin pozitiv apo negative LSI-së posaçërisht apo opozitës në përgjithësi.

Disa anëtarë të maxhorancës kanë kritikuar deklaratën e zotit Meta në drejtim të ndërkombëtarëve. Si i vlerësoni këto komente?

Të gjithë e njohim zotin Meta . E njohim frymën dhe vendosmërinë e tij evropianiste pra nuk ka vend për të dyshuar. Këtu për fat të keq ka disa media të cilat sidomos kohët e fundit janë të angazhuar në mënyrë të ethshme për të deformuar për të manipuluar deklaratat e eksponentëve të opozitës në drejtim të ndërkombëtarëve. Kjo ka ndodhur në ditët e kaluara kjo ka ndodhur edhe në rastin e zotit Meta i cili po theksoj se ka qenë që ndërkombëtarët dhe Bashkimi Evropian nuk mund të pajtohen me shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës. Dhe e tha aq drejtë zoti Meta këtë gjë saqë unë në këtë këndvështrim do të përmendja edhe takimin e fundit të përfaqësuesit të Komisionit Evriopian për Shqipërinë me kryetarin dhe nënkryetarin e Komisionit të mediave. E gjej vërtet shumë inkurajues këtë takim pavarësisht se nuk di asgjë për përmbajtjen e tij por unë di që Komisioni Evropian ka insistuar prej muajsh të tërë me forcë që ligji për mediat elektronike të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian. Kjo gjë nuk u bë nga maxhoranca. Pra maxhoranca siç ka ecur në mënyrë të njëanshme kohët e fundit eci edhe në këtë çështje pra në reformën e ligjit të mediave elektronike dhe në konstituimin e bordeve të KKRT dhe Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit. Dhe ka bërë pikërisht një hap të gabuar. Dhe unë e shikoj pikërisht në këtë drejtim. Takimin e shikoj në funksion të rivendosjes së një proçesi i cili është bërë keq edhe në fushën e mediave dhe gjej arësye për tu inkurajuar dhe për të insistuar në kërkesën që ne kemi bërë që ligji për mediat i kaluar në një mënyrë të njëanshme dhe me arrogancë nga maxhoranca duhet të rishihet në mënyrë që të krijojë kushtet për një përfaqësim të balancuar dhe për vendime konsenduale në bordet në fjalë.

Përveç projektligjit për mediat opozita ka edhe dy kushte të tjera për të cilat nuk pranon që të ulet në bisedime. Çfarë do të bëj opozita do të vazhdoni tu qëndroni këtyre kushteve për të gjetur të drejtën tuaj?

Mendoj se nuk duhet të abuzojmë me fjalën kushte mund të përdoren edhe fjalë të tjera. Këtu ka një problem të madh që maxhoranca pasi premtoi për muaj me rradhë se do të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ndryshojë kodin elektoral do të krijojë një infrastrukturë të re do të pajisë shqiptarët
me karta identiteti në mënyrë që të shkojnë me dinjitet në zgjedhje një ditë të bukur dhe kjo ndodhi para disa kohës maxhoranca hoqi dorë edhe nga rregjistri i përkohshëm të cilën ajo do ta bëjë të përhershëm në mënyrë që të manipulojë zgjedhje pas zgjedhje në Shqipëri. Maxhoranca hoqi dorë nga premtimet që bëri për zgjidhje konsensuale qoftë për të vetëbalancuar qoftë për Bordin e KKRT dhe Këshillin Drejtues të Radio-Televizionit. Ajo ndërhyri fort në institucionet e pavarura siç bëri me KQZ-në dhe siç po bën edhe me institucionet e tjera të cilat kanë një rol rilevant në zgjedhje. Pra këto nuk janë kushte këto janë ballafaqim në rradhë të parë që maxhoranca nuk e ka me opozitën por me vetveten sepse ka marrë angazhim përpara ndërkombëtarëve në bazë të rekomandimeve që ata lanë nga zgjedhjet e kaluara. Por gjithashtu ja imponon edhe ligji. Ligji aktual kodi elektoral që kjo maxhorancë nuk do ta ndryshojë por dëshiron të hyjë me të në zgjedhje e përcakton në mënyrë taksative që kryetarët e bashkive kryetarët e komunave anëtarët e këshillave respektive nuk mund të zgjidhen nga zgjedhës me qëndrim të përkohshëm. Dhe është e papranueshme që në zgjedhjet lokale një kryetar bashkie apo komune të zgjidhet nga qytetarë që ndodhen rastësisht në atë territor ose vijnë si të thuash jo rastësisht por të organizuar me kamione dhe autobuza siç është bërë në të kaluarën. Prandaj themi që maxhoranxa i ka hyrë një rrugë të paligjshme dhe po vazhdon në këtë drejtim. Është në të keqen e saj por për fat të keq është edhe në dëm të vendit i cili për faj të kësaj qeverisje të papërgjegjshme sheh të kompromentuara shanset e tij për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Çfarë do të bëj opozita në këtë drejtim?

Opozita do të insistojë në rikthimin e legjitimitetin në heqjen e rregjistrit të përkohshëm i cili me kokëfortësi dhe në mënyrë të paarësyshme insistohet të mbahet ndërkohë që do të jetë shumë më mirë që të krijohet njëherë e mirë rregjistri i përhershëm i votuesve shqiptarë. Kjo mund të bëhet në mënyrë fare të qartë. Por mesa duket këtu qëllimet janë tepër të dukshme megjithëse mendohet që janë të fshehta. Kërkohet të manipulohen zgjedhjet kërkohen të merren shprehimisht qytete të mëdha si Tirana Durrësi etj me anë të shtegëtimeve elektorale duke krijuar shtegëtarë elektorale që vijnë nga zona të ndryshme të vendit. Këtë gjë ne nuk e lejojmë këtu gjë për fatin e mirë e demokracisë shqiptare nuk e lejon as ligji.

Maxhoranca ka thënë që do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Këtë e ka thënë para një jave. Nuk po e dëgjojmë më të artikulojnë më një shprehje të tillë sepse është një gafë e vërtet dhe një papërgjegjshmëri tjetër e saj. Tani përfaqësues të maxhorancës po mundohen të tregojnë faqen tjetër të bashkëpunimit të thirrjeve për të bashkëpunuar por problemi është se për çfarë të bashkëpunojmë për çfarë të biem në konsensus? Të biem në konsenus për ngjyrën e fletëve të votimit? Të jenë rozë apo të jenë blu? Këtë ua lëmë