Xhufi

Xhufi

Xhufi polemikë në Vjenë për qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës Zëvendëskryetari I LSI-së Pëllumb Xhufi merr pjesë në seminarin mbi statusin  e Kosovës dhe situatën në rajon zhvilluar në Vjenë
 
Në datën 15 dhjetor me nismë të Grupit Socialist në Parlamentin Evropian e të Partisë Socialiste të Austrisë (SPÖ) u zhvillua në Vjenë një seminar mbi Kosovën stadin aktual të bisedimeve për statusin e saj mbi qëndrimet e social-demokracisë evropiane për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbi prespektivën evropiane të Kosovës e të vendeve të tjera të rajonit. Seminari pati nderin të ketë relatorë prestigjiozë si Z. A. Gusenbauer Kryetar i SPÖ dhe kryeministër i pritshëm të Austrisë Ambasadorin A. Rohan ndihmës i M. Ahtisarit në bisedimet për statusin e Kosovës Z. H. Sëoboda Kryetar i Grupit Socialist në Parlamentin Evropian e njëherësh nënkryetar i Komisionit për Evropën Juglindore në këtë Parlament Ambasador Ë. Petritsch negociator i BE në bisedimet e Rambujesë dhe aktualisht Ambasador i Austrisë pranë zyrës së OKB në Gjenevë z. Adrian Severin ish MPJ i Rumanisë si dhe përfaqësues të tjerë të Parlamentit Evropian nga Polonia Hungaria Estonia Sllovenia përfaqsues të partive socialiste nga Kroacia Bullgaria etj. E majta shqiptare ishte e përfaqsuar nga z. Pëllumb Xhufi (LSI) Qemal Minxhozi e Taulant Balla (PS) e Reis Mulita (PSD).
Z. A. Gusenbauer që erdhi posaçërisht për të përshëndetur seminarin në ndërhyrjen e tij nënvizoi angazhimin e veçantë që e majta evropiane ka treguar qysh në fillim për zgjidhjen e problemit të Kosovës si dhe konfirmoi që të njëjtin interes ajo do të vazhdojë të tregojë në këtë fazë finale si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në forumet e tjera evropiane e ndërkombëtare pa përjashtuar angazhimin individual të qeverive që në shumë vende të Evropës drejtohen nga forcat e majta. Në këtë kuadër z. Gusenbauer premtoi angazhimin e veçantë të qeverisë së re të Austrisë që pritet të drejtohet pikërisht nga ai ndaj Kosovës e në përgjithësi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për të cilat Austria do të jetë një mbështetëse e veçantë në rrugën e tyre të integrimit. Për sa i përket problemit të Kosovës Gusenbauer pohoi se pavarësia e saj është tashmë një gjë e sigurt por paralelisht duhet që serbët të përfshihen në proces qoftë edhe duke i bërë lëshime Beogradit në drejtim të proceseve integruese në BE e NATO.
Z. Xhufi morri fjalën në këtë pikë të debatit duke polemizuar indirekt me ndonjë parafolës (Hungaria) që ishte shprehur se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës "penalizohej" Serbia ndaj kundrejt saj duhej zbatuar një politikë lëshimesh e favoresh. Ai kujtoi se qeveria e Beogradit nuk ka treguar deri tani se ndan të njëjtat vlera me Evropën demokratike për sa kohë ka refuzuar të dorëzojë kriminelin e luftës Ratko Mladiç e për sa kohë që nuk ka pranuar të njohë realitetet e reja në Kosovë nuk ka bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar ka çuar drejt dështimit negociatat e Vienës me intrasigjencën e vet dhe vazhdon t'u bëjë presion serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në institucionet e vendit të tyre e për të mos njohur asnjë autoritet vendas përveç autoritetit të Beogradit. E megjithatë përfundoi z. Xhufi pavarësisht se qeveria e Serbisë ka dështuar të bashkëpunojë në të gjitha këto fusha me interes vendimtar për stabilitetin e të ardhmen e Kosovës mbarë rajonit e të vetë Serbisë pavarësisht se ajo ende nuk ka dorëzuar kriminelin e luftës Mladiç në Hagë gjë që përbënte një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut me BE e NATO Serbisë iu dha edhe njëherë dora duke e pranuar në programin e NATO-s "Partneritet për Paqë" dhe pas çdo gjase edhe BE do të rifillojë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me këtë vend të ndërprera pikërisht për mosbashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. Problemi siç e shoh unë përfundoi z. Xhufi është se Serbisë i janë bërë koncesione ndërkohë që ajo nuk lëshon pe askund duke filluar nga problemi i Kosovës.
Idenë e mosbashkëpunimit të Beogradit në procesin e statusit të Kosovës e nënvizoi fort Ambasadori A. Rohan i cili nga ana tjetër u shpreh i kënaqur me fleksibilitetin e treguar nga negociatorët kosovarë që kanë bërë deri tani një sërë koncesionesh të rëndësishme si në fushën e decentralizimit ashtu edhe në atë të mbrojtjes së monumenteve fetarë serbë apo të mbrojtjes së pakicës serbe. Sipas z. Rohan tashmë nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen më tej bisedimet ndërkohë që duhet të procedohet në përcaktimin e statusit. Një gjë e tillë bëhet aq më shumë imperative në kushtet kur mungesa e një rregullimit përfundimtar të statusit ka ndikim negativ në ekonominë e vendit e në shbllokimin e një sërë çështjesh akute për zhvillimin e vendit. Shumë relatorë nënvizuan edhe rrezikun e zhvillimeve të dhunshme në Kosovë si rezultat i humbjes së durimit i frustrimit në rritje të popullsisë dhe i provokacioneve të mundshme.
Me shumë interes u prit fjala e Z. Hashim Thaçi që si anëtar i Grupit Negociator të Prishtinës përcolli qëndrimet e palës shqiptare që u çmuan nga të pranishmit si dhe konfirmoi vendosmërinë e palës kosovare për të bashkëpunuar ngushtë me SHBA BE dhe me faktorët e tjerë përfshirë Rusinë të angazhuar në procesin e statusit të Kosovës.
Në seminar u fol gjithashtu edhe për gjendjen në vendet e veçanta të rajonit e në këtë kontekst edhe për situatën paraelektorale në Shqipëri. Eurodeputetët mbi bazën edhe të një informacioni të shkruar që iu dorëzua atyre nga z. T. Balla deklaruan se për këtë çështje kaq serioze do të sensibilizonin edhe Parlamentin Evropian e strukturat e tjera të BE.
Duke marrë shkas nga një pohim i z. Ëolfgang Petritsch mbi problemin e qytetarisë së dyfishtë dhe implikimet e tij z. P. Xhufi bëri të ditur se ky problem është bërë i ditës  edhe në Shqipëri e në këtë kontekst e pyeti z. Petritsch nëse BE ka adoptuar deri tani ndonjë rradhë
principesh në trajtimin e tij. Z. Petritsch sqaroi se tentativa për dhënien e shtetësisë së dytë janë bërë së fundi nga disa shtete anëtare e kandidate të BE. Por një gjë e tillë tha ai edhe pse u akordon lehtësira qytetarëve të veçantë mund të krijojë probleme serioze brenda vendit në kuptimin e diskriminimit të shumicës. Ndaj përfundoi ai kjo çështje do të jetë me siguri në axhendën e ardhshme të BE.
Në kuadrin e seminarit z. Xhufi pati takime të veçanta me z. Sëoboda A. Severin H. Thaçi etj. Ai i informoi bashkëbiseduesit për situatën politike në Shqipëri dhe për rolin e LSI në zhvillimet e vendit si dhe në kuadrin e së majtës shqiptare. Bashkëbiseduesit   përcollën urimet më të mira për suksesin e LSI dhe për mikun e tyre Ilir Meta