TE KORRIGJOJME CILESINE E PERFAQESIMIT

TE KORRIGJOJME CILESINE E PERFAQESIMIT

TE KORRIGJOJME CILESINE E PERFAQESIMIT TE PERMIRESOJME PRODUKTIN E QEVERISJES

Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm i LSI

Vijme natyrshem ne kete analize te punes se bere prej te gjitha strukturave te LSI-se dhe ne te gjitha nivelet e perfaqesimit te saj ne kuader te zgjedhjeve te 8 majit jo vetem me pergjegjesine dhe seriozitetin e nje force politike te konsoliduar prej raporteve ndervepruese te ndertuara me elektoratin por edhe me vizionin e qarte për te çelur prej ketu nje etape te re te veprimit tone politik dhe elektoral te konturuar ne te ardhmen e afert me horizont te mberritjes zgjedhjet e pergjithshme politike te vitit 2013.

E gjithe pergatitja e strukturave tona para zgjedhjeve te 8 majit dhe puna e bere deri ne çertifikimin e rezultatit qe e rendit LSI-ne te treten ne garen e subjekteve politike me nje rritje te ndjeshme krahasuar me votat e marra ne zgjedhjet pararendese na vjen ne kete analize si nje pervoje e vyer per te ndertuar bazamentin e veprimit tone vijues mbi bazen e kredos tone politike qe LSI eshte gjithnje ne sfide me te nesermen.

Por qe te jemi sa me realiste ne konturimin e trasese neper te cilen do te ecim na duhet qe analiza qe po bejme dhe ato qe do te zhvillohen ne vjeshte edhe ne kuader te fushates zgjedhore ne te gjithe nivelet e partise te tejshkohet nga realizmi per te lexuar rezultatet pa eufori.

Natyrisht qe nuk mund te mos vleresoj dhe pergezoj drejtuesit dhe veprimtaret e LSI-se ne te gjithe vendin per punen e bere per angazhimin perkushtimin dhe devotshmerine e shfaqur e konkretizuar e gjitha kjo me 120 mije vota ne te gjithe vendin me rreth 550 keshilltare ne te gjitha nivelet ku eshte konkuruar si subjekt nga te cilet deri ne kete faze kur ende nuk ka perfunduar ne te gjithe vendin konstituimi i keshillave 18 prej tyre jane zgjedhur kryetare keshillash 19 nenkryetare 8 sekretare dhe 41 anetare te keshillave te qarqeve pa perfshire ketu 23 kryetare komunash dhe bashkish ç’ka eshte nderkaq edhe pergjigjja me e mire per te gjithe ata qe shpresonin dhe u investuan qe LSI te deshtonte.

Realisht jane rezultate shume te mire jane tregues i nje pune serioze eshte nje mbeshtetje popullore qe konfirmon drejtesine e qendrimeve tona politike dhe ne sherbim te qytetareve dhe interesave te vendit.

E gjej me vend te evidentoj punen shume te mire te bere nga strukturat e LSI-se ne Shkoder ne qarkun e Beratit te Elbasanit dhe te Durresit.

Ne bashkine e Shkodres eshte rritur mbi dy here rezultati krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007 ne komunen Ana e Malit me nje rritje dy here me te madhe se ne viti 2007 ne bashkine Vau i Dejes me nje rezultat qe eshte kater here me i larte se ne vitin 2007 ne komunen Rrethina 3 here me i larte etj. Dhe per ta bere me te prekshem krahasimin me lejoni t’ju bej te njohur se vetem ne komunen Rrethina te rrethit te Shkodres jane marre 82 vota me shume se ne te gjithe rrethin e Pukes.

Ne bashkine Berat jane rreth 400 vota me shume nga viti 2007 ne Kuçove 250 ne bashkine Durres jane 800 vota me shume nga viti 2007 ne bashkine Kruje 200 ne Fushe Kruje 120 etj.

Pa pretenduar te bej nje enumeracion te plote te te gjithe bashkive dhe komunave qe kane rritje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007 pasi do te flasin dhe koleget qe kane qene te deleguar dhe qe kane drejtuar punen ne qarqet e vendit me lejoni te evidentoj qe edhe ne qarqe te tjera te vendit qe nuk renditen nder me te dalluarit ka bashki apo komuna qe kane rezultate shume te mira si bashkia Kukes me 103 vota me shume bashkia Krume me 105 vota me shume Bajram Curri me 210 vota me shume apo Tropoja si rreth qe ka dyfishuar rezultatin e vitit 2007 Hasi gjithashtu komuna Shenkoll ne rrethin e Lezhes me 975 vota nga 102 ne vitin 2007 apo 41 vota gjithesej ne vitin 2009 bashkia Laç me rreth 300 vota me shume bashkia Kamez me 700 vota me shume bashkia Kavaje me rreth 600 vota me shume bashkia Burrel me 300 vota me shume bashkia Cerrik me rreth 600 vota me shume bashkia Maliq me mbi 100 vota me shume etj.

Jo rastesisht e lash Bashkine e Tiranes te veçuar pasi fale nje organizimi te detajuar dhe nje perkushtimi shembullor u be e mundur jo vetem qe rritja te jete e konsoliduar por qe edhe kontributi yne ne fitoren e koalicionit te jete percaktues.

Per gjithe sa eshte arritur me lejoni te evidentoj per punen e bere ne Tirane profesoret Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti si dhe Monika Kryemadhin te cilet bene te mundur prekjen e çdo niveli dhe motivimin duke krijuar nje fryme pune dhe fitoreje qe gjeneroi edhe ne qarqet dhe shume rrethe te tjera.

Punes se mire te bere ne Tirane dhe rezultave qe u arriten u bashkangjiten me te njejten vlere fitoret e shkelqyera te Viktor Tushes ne Lezhe te Nesim Spahiut ne  Corovode te Ilir Kokones dhe Elez Gjozes ne dy minibashkite e Tiranes si dhe te 19 kryetareve te komunave qe kane fituar si kandidate te nominuar nga LSI.

Natyrisht qe te gjithe do te donin qe edhe Fieri dhe Vlora te ishin me rezultate shume me te mira nga ato qe jane arritur te cilat jane ne kufijte e rezultateve te zgjedhjeve te vitit 2009 por qe per shkak te vleres qe perfaqeson struktura e LSI-se ne keto qarqe per gjithe LSI-ne ne shkalle vendi na legjitimon te drejten per te pretenduar per shume me teper.

Duke u ndalur ne keto dy qarqe me lejoni te evidentoj edhe pergjegjesine time te drejtperdrejte si Sekretar i Pergjithshem pasi rezultuan difekte dhe mangesi ne koordinimin e punes se strukturave dominoi euforia qe shoqeruar edhe me subjektivizmin ne zgjedhjen e kandidateve sidomos ata qe u perfshine ne listat e keshillave na dha rezultate qe nuk vijne ne nivelin e pretendimit tone.

Ne bashkine e Fierit rezultati eshte vertete i njejte me ato te vitit 2007 apo jane njemije vota me shume nga zgjedhjet e vitit 2009 por sistemi yne i referimit eshte i kushtezuar natyrshem edhe me investimin politik dhe njerezor qe LSI ka bere ne kete rreth.

Gjithesesi bejme mire qe evidentojme arritjet qe themi e perserisim rezultatet qe deshmojne rritje te mbeshtetjes popullore por analizat nuk do te ishin dobiprurese nese nuk i perqendrojme me shume dhe me me teper vemendje ne mangesite dhe treguesit negative te disa rretheve qe vijne ne kete analize me rezultate shume me te dobeta nga ato per te cilat fola me lart si Puka Dibra Bulqiza Mirdita Gramshi Permeti etj.

Mungese pergjegjesie mungese angazhimi mungese kohezioni. Ne disa prej ketyre rretheve problemet e mosfunksionimit te strukturave dhe mungesa e frymes se bashkepunimit nder drejtuesit e LSI-se te shfaqura ne vijimesi para zgjedhjeve nuk u arrit te evitohej gjate fushates se zgjedhjeve. Rezultatet nuk justifikohem por akoma me pak nuk justifikohet mungesa e reflektimit te pergjegjshem dhe serioz te drejtuesve te LSI-se qe perballe ketij realiteti me e pakta qe duhej te benin eshte te jepnin doreheqjen.

2468 vota merr LSI ne rrethin e Kavajes ku nuk ka asnje te punesuar madje edhe kryetari i LSI-se atje eshte i papune kjo edhe per “merite” te udheheqjes se LSI-se e shokeve tane ministra nderkohe qe Dibra me me shume votues vjen me 1371 vota.

1017 vota merr LSI ne Tropoje nderkohe qe ne Puke mezi mberrijme ne 700 vota megjithese dy drejtori te rendesishme i drejtojne perfaqesues te LSI-se.
2100 vota merr LSI ne rrethin e Kurbinit po ne Mirdite nuk shkon dot as ne 1000 vota nga 1384 te till ate fituara ne vitin 2009. E po te vazhdojme me krahasime te tilla me Kavajen apo Kurbinin nuk krahasohet dot as Saranda pa Gramshi Permeti e ndonje tjeter as qe behet fjale.

Me pak fjale eshte nje realitet qe duhet ndryshuar. Duhet ndryshuar dhe kuruar me maturi me kujdes por me vendosmeri. Natyrisht qe ne nuk e kemi luksin te largojme ndokend por gjithashtu nuk mund te vazhdojme te eksperimentojme me tej ne dem te interesave te LSI-se.

Keto interesa pra interesat e LSI-se qe jane dominante perballe interesave te secilit prej nes
h na imponojne tani sepse neser do te jete shume vone te ridimensionojme fokusin e vleresimit per performancen qeverisese te LSI-se ne te gjitha nivelet. Dy vjet jane te mjaftueshem per te bere nje bilanc realist te gjithe çfare kemi bere me qellim qe te nderhyjme per te korrigjuar dhe per te permiresuar cilesine e perfaqesimit dhe te produktit qeverises.

Nese krijon impakt pozitiv nder qytetaret e Tiranes emerimi i Profesor Panaritit ne postin e nenkryetarit te bashkise se kryeqytetit (marr shkas nga ky qe eshte rasti me i fundit) kjo padyshim eshte e lidhur edhe me kualitetet intelektuale qe ai perfaqeson por edhe me identitetin politik si perfaqesues i LSI-se. Perveç ministrave ne kemi edhe te tjere perfaqesues te larte ne qeverisje apo qe drejtojne sektore te rendesishem sherbimesh me impakt te madh eletoral. Por shume pak syresh shfaqen publikisht si perfaqesues te LSI-se dhe si zedhenes te politikave qe formesohen dhe vijne ne perputhje me programin politik dhe elektoral te LSI-se.

Sfidat e te nesermes dhe ajo me e rendesishmja sfida e zgjedhjeve te vitit 2013 nuk mund te perballohet as me angazhime mediokre as me kualitete intelektuale me vlera te dyshimta as me militante te punesuar vetem per te patur emrin ne bordero qe nuk denjojne as te paguajne kuotizacionin apo te abonohen ne gazeten e partise.

LSI nuk lindi per te qene butafori ne dekorin arkaik te politikes shqiptare por erdhi prej nevojes per te sjelle frymen dhe modelin europian te te berit politike. Ky eshte misioni yne. Por qe te jemi realisht misionare te progresit europian te vendit duhet te shfaqemi me shume si punetore dhe me pak si udheheqesa duhet te jemi me prane e ne krah te njeri – tjetrit si shoke qe na bashkojne aksione te medha qe lidhen me te ardhmen politike te LSI-se dhe jo si pseudoprotagoniste sms-sh e intrigash gjithfaresh.

Rezultati i 8 majit dhe mbeshtetja popullore nuk jane dekorate