Statuti i Levizjes Socialiste per Integrim

Statuti i Levizjes Socialiste per Integrim

Statuti i Levizjes Socialiste per Integrim

I. EMRI

1.1. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti politike. Ajo është një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve të bindjeve të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.
1.2. Emri i plotë i partisë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe inicialet e saj janë L.S.I. të cilat përdoren në simbolin flamurin vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë.

II. SELIA

2.1. Selia e L.S.I. – së është në Tirane.

III. SIMBOLI

3.1. Simboli i Lëvizjes Socialiste për Integrim është i përbërë nga inicalet L.S.I.. mbi të cilat është vendosur një trëndafil i kompozuar nga lulja dhe kërcelli me dy gjethe të vendosura në të dy anët e tij. Simboli vendoset në stemën vulën dhe flamurin e L.S.I. – së.

IV. VULA

4.1. Lëvizja Socialiste për Integrim ka vulën e saj e cila është në formë rrethore me simbolin e L.S.I. – së në qendër. Rreth simbolit shkruhet me gërma kapitale forumi i L.S.I. – së i cili e përdor.

V. DOKUMENTAT BAZË

5.1. Dokumentat bazë mbi të cilat bazohet funksionimi i LSI-së janë Programi dhe Statuti i saj.
5.2. Programi dhe Statuti janë dokumenta të hapura për ndryshime dhe përmirësime që zhvillimet i bëjnë të nevojshme.

VI. PARIMET KRYESORE

6.1. L.S.I. është krijuar organizuar e funksionon mbi bazën e disa parimeve të saj kryesore që janë:
a. një anëtar një votë dhe organizimi vertikal nga baza në qendër;
b. liria e shprehjes e çdo anëtari për cdo problem që ka të bëjë me performancën e LSI-së e të zgjedhurve të saj dokumentat dhe zbatimin e tyre si dhe çështje të tjera me interes;
c. pacënueshmëria e personalitetit dhe dinjitetit të anëtarit nga çdo anëtar funksionar i zgjedhur ose i emëruar forum apo vendim i cilido forumi të L.S.I. – së;
d. demokracia e bredëshme dhe njohja e garantimi i përfaqësimit në forumet e L.S.I. – së i fraksioneve;
e. kolegjaliteti dhe transparenca në vendimmarrje dhe në drejtimin e çdo strukture të L.S.I. –së;
f. shtrirja e përfaqësimit dhe vlerësimi i gjithësecilit në bazë të kontributeve.

VII. ANËTARËSIMI

7.1. Anëtar i L.S.I. – së mund të jetë çdo shtetas shqiptar pa dallim rrace kombësie seksi bindje fetare gjëndje ekonomike dhe përkatësie shoqërore i cili:
a. ka mbushur moshën 18 vjeç;
b. nuk është anëtar i një force tjetër politike;
c. nuk ështe i dënuar me vendim të formës së prerë nga organet e drejtësisë për vepra penale që parashikojnë burgim;
d. pranon me vullnet të lirë statutin dhe programin e LSI-së dhe kontribuon në zbatimin e tij;
7.2. Anëtarësimi në LSI bëhet individualisht mbi vullnetin lirë të cdo shtetasi shqiptar që shpreh me shkrim kërkesën e tij për anëtarësim në Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në territorin e së cilës ai ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.
7.3. Vendimin për pranimin në L.S.I. të kërkuesit e merr Komiteti Drejtues pranë Njësisë Vendore përkatëse pasi ka shqyrtuar më parë kërkesën dhe rekomandimin e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit. Dokumenti i anëtarësimit në L.S.I. lëshohet nga Kryetari i Njësisë Vendore.
7.4. Shtetasi shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që ka dëshirën dhe plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në L.S.I. duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim Kryesisë të LSI-së e cilat do të marrë vendimin përkatës.
7.5. Anëtarëve të L.S.I. – së që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ju garantohet përfaqësimi në Konventën Kombëtare të L.S.I. – së. Mënyra e përfaqësimit në Konventën Kombëtare dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar.
7.6. Anëtari i LSI-së i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë mund të ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit përkatëse për adresën e tij të re si dhe të shprehë angazhimin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky statut.
7.7. Anëtari i LSI-së ka për detyrë:
a. të bëjë pjesë në një organizatë të LSI-së;
b. të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë;
c. të marrë pjesë në zgjedhjet në L.S.I. duke votuar për kandidatin që dëshiron si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor e të përgjithshme duke votuar për kandidatët e L.S.I. – së apo për kandidatët që ajo mbështet;
d. të mos kandidojë si i pavarur apo nën siglën e një force tjetër politike në zgjedhjet për pushtetin vendor të përgjithshme apo për pozicione publike ku një nga kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave është ai i përfaqësimit politik;
e. të regjistrohet për të votuar vetëm pranë Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në territorin e të cilës ka vendbanimin e qëndrueshëm të tij;
f. të respektojë disiplinën e partisë dhe të kontribuojë në forcimin e kohezionit të saj;
g. të pranojë vendimet e shumicës e të respektojë mendimin ndryshe;
h. të punojë për rritjen e ndikimit të L.S.I. – së në komunitetin përkatës;
i. të përpiqet të shtojë rradhët e L.S.I. – së;
j. të mos përfshihet në aktivitete apo sjellje të cilat janë kompromentuese për L.S.I. – në dhe cënojne imazhin e saj;
7.8. Anëtari i LSI-së ka të drejtë:
a. të
marrë pjesë dhe të japë kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e qëndrimeve dhe politikave të LSI-së programit dhe statutit të saj;
b. të zgjedhë dhe të zgjidhet në forumet drejtuese të LSI-së. Në rastet e zgjedhjeve për në forumet e nivelit qëndror të L.S.I. – së kjo e drejtë kufizohet për anëtarët që kanë lidhje familjare të shkallës së parë;
c. të informohet për aktivitetin e strukturave të LSI-së dhe të shprehë qëndrimin e tij mbi to;
d. të propozojë dhe të propozohet si kandidat i LSI-së për zgjedhjet e pushtetit vendor ato të përgjithshme si dhe në të gjithë organizmat ku kërkohet përfaqësim i L.S.I. – së;
e. të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të L.S.I. – së pavarësisht nga funksionet që ai mbulon në L.S.I. apo gjetkë gjendja ekonomike përkatësia shoqërore;
f. të largohet nga L.S.I. kur të dëshirojë duke bërë një njoftim me shkrim në Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në të cilën ai bën pjesë pa qenë i detyruar të japë shpjegime.

VIII. MASAT DISIPLINORE

8.1. Cdo anëtar që vepron në kundërshtim me parashikimet e Statutit Programit dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së i nënshtrohet marrjes së masave disiplinore.
8.2. Masat disiplinore janë:
a.këshillimi;
b. pezullimi i anëtarësisë;
8.3. Procedurën për dhënien e masës disiplinore anëtarit të L.S.I. – së e fillon forumi i cili ka konstatuar shkeljen.
8.4. Kërkësa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të thjeshtë të L.S.I. – së dhe kryetarit të Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit i drejtohet Komitetit Drejtues të Njësië Vendore ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të L.S.I. – së të zgjedhur apo emëruar nga forumet kërkesa i drejtohet forumit i cili e ka zgjedhur. Për funksionarët e L.S.I. – së të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga anëtarësia kërkesa i drejtohet Konventës Kombëtare
8.5. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm mbi shkeljen e konstatuar si dhe masën disiplinore të propozuar.
8.6. Marrja e vendimeve dhe ankimimi i tyre bëhet në përputhje me parashikimet e këtij statuti dhe të vendimeve të Konventës Kombëtare.
8.7. Rregulla të hollësishme për dhënien e masave disiplinore përcaktohen nga Konventa Kombëtare.

IX. ORGANIZIMI I L.S.I.

9.1. L.S.I. është një parti politike me karakter elektoral me organizim vertikal nga baza në qendër e cila në themel të organizimit të saj ka parimin një anëtar një vote.
9.2. L.S.I. e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e vendit dhe është organizuar në dy nivele: në nivelin vendor dhe nivelin qëndror.
9.3. L.S.I. në nivel vendor ka këtë organizim:
Organizata pranë Qendrës së Votimit (O.Q.V)
Komiteti Drejtues pranë Njësisë Vendore (K.D.Nj.V.)
Konferenca e Rrethit (K.RR.)
9.4. Në nivel qëndror L.S.I. ka këtë organizim:

  • Konventa Kombëtare (K.K)
  • Komiteti Drejtues Kombëtar (K.D.K.)
  • Kryesia
  • Kryetari
  • Zëvendëskryetari
  • Nënkryetarët
  • Sekretari i Përgjithshëm

X. ORGANIZIMI I L.S.I. – së NË NIVEL VENDOR

Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit
10.1. Njësia bazë e organizimit të L.S.I. – së është Organizata pranë Qendrës së Votimit.
10.2. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit formohet nga të paktën 10 anëtarë të L.S.I. Në rastet kur nuk mund të arrihet ky numër me miratimin e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore anëtarët e L.S.I. – së e zhvillojnë jetën e tyre politike në një nga Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit fqinjë.
10.3. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit i zhvillon mbledhjet e saj të paktën 4 herë në vit. Mbledhja e Organizatës i L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit thirret nga kryetari ose nga 1/3 e anëtarësisë.
10.4. Gjatë periudhës së fushatave për zgjedhjet në parti pushtet vendor apo zgjedhje të përgjithshme Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit konsiderohet e mbledhur në menyrë permanente.
10.5. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj politik:
a. propogandon politikën dhe qëndrimet e L.S.I. – së në përputhje me Programin Statutin dhe vendimet e forumeve drejtuese të L.S.I – së;
b. propozon kandidatët e saj për në Komitetin Drejtues të Njësisë Vendore;
c. punon për shtimin e rradhëve të L.S.I. – së;
d. organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në L.S.I. për pushtetin vendor apo të përgjithshme në përputhje me kompetencat që i jepen në këtë drejtim nga Statuti dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së;
e. përpiqet të zgjerojë ndikimin e L.S.I. – së në shtresat e ndryshme të popullsisë në njësinë territoriale për të cilën ajo përgjigjet;
f. mban lidhje me organizatat politike të shoqërisë civile të cdo grupimi tjetër shoqëror apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të L.S.I. – së;
g. respekton mendimin e çdo shtetasi anëtar apo jo i L.S.I. – së.
Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit
 10.6. Për mbarëvajtjen e punëve të përditshme zgjidhet Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit. Kryetari zgjidhet për një periudhë kater vjecar nëpërmjet një procesi votimi nga anëtarësia e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në prani të Kryetarit të Njësië Vendore ose një prej anëtarëve të Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.7. Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit:
a. organizon veprimtarinë e L.S.I. – së në territorin administrativ të qendrës së votimit;
b. thërret mbledhjet e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit;
c. njofton me shkrim Komitetin Drejtues të Zon&e
uml;s Zgjedhore për çdo mbledhje apo aktivitet të Organizatës pranë Qendrës së Votimit;
d. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit;
e. harton e administron listën e anëtarëve të L.S.I. – së pranë qendrës së votimit përkatëse;
f. harton listën e përkrahësve të L.S.I. – së pranë qendrës së votimit përkatëse;
g. drejton fushatat zgjedhore të L.S.I. – së në nivel qendre votimi në rastet e zgjedhjeve te përgjithshme vendore apo forumet e L.S.I. – së;
Komiteti Drejtues i L.S.I. në Njësinë Vendore
10.8. Drejtimi politik dhe organizativ i L.S.I. – së në Njësinë Vendore realizohet nëpërmjet Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.9. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore përbëhet nga një numër tek anëtarësh që miratohet me udhëzim të vecantë të Kryesisë Qëndrore të LSI-së.
10.10. Anëtarët e Komiteteve Drejtuese të Njësive Vendore Zgjidhen nga anëtarsia nëpërmjet votimi të listave të kandidatëve. Listat e Kandidatëve hartohen sipas këtij parimi:
a. Për Bashkitë një Kandidat për cdo 10 anëtarë
b. Për Komunat një Kandidat për cdo 5 anëtarë

10.11. Lëvizja e të Rinjve për Integrim dhe Lëvizja e Gruas për Integrim në mënyrë të vecuar propozojnë kandidatët e tyre për në Komitetin Drejtues të Zonës Zgjedhore të cilët do të jenë nga 20% e totalit të kandidatëve. Kjo përqindje reflektohet detyrimisht edhe në përbërjen e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.12. Rregulla të hollësishme për kushtet mënyrat e kandidimit të zhvillimit të zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në strukturat e L.S.I. – së miratohen nga Konventa Kombëtare.
10.13. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore mblidhet jo më rrallë se një herë në tre muaj me kerkesë të kryetarit ose 1/3 e anëtarëve.
10.14. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij politik:
a. organizon dhe kontrollon punën e Organizatave të L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit të L.S.I. – së në territorin administrativ të Njësisë Vendore;
b. krijon dhe administron regjistrin e anëtarësisë dhe të strukturave të L.S.I. – së në nivelNjësie Vendore;
c. propozon kandidaturat për deputetë në organet e qeverisjes vendore apo në cdo organizatë tjetër ku kërkohet përfaqësimi politik i L.S.I. – së në territorin administrativ të saj. Kur territori i organit të qeverisjes vendore ndahet në më shumë së një zonë zgjedhore secili Komitet Drejtues i njësië Vendore jep kandidaturën e tij;
d. zgjedh përfaqësuesit e tij në Konventën Kombëtare;
e. kontrollon dhe administron proçesin e mbledhjes së kuotizacioneve;
f. koordinon punën e L.S.I. – së në të gjitha fushat politike ekonomike shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit dhe anëtarët e L.S.I – së por edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile të cdo grupimi tjetër shoqëror përkrahës të L.S.I. – së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të L.S.I. – së;
g. miraton pranimet këshillimet apo pezullimet nga L.S.I. – ja pasi shqyrton kërkesat e shtetasve apo anëtarëve si dhe kërkesat për masa disiplinore e rekomandimet përkatëse të Organizatave të L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit apo forumeve të tjera të L.S.I. – së;
h. organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti për pushtetin vendor apo të përgjithshme në zonën zgjedhore përkatëse në përputhje me kompetencat që i jepen në këtë drejtim nga Statuti dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së;
i. raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e L.S.I. – së në Rreth për aktivitetin e L.S.I. – së në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.
Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore
10.15. L.S.I. në nivel Njësie Vendore drejtohet nga Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë nga anëtarësia e L.S.I. – së e Njësisë Vendore për një periudhë katër vjecar
10.16. Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore:
a. drejton veprimtarinë e L.S.I. – së në territorin administrativ të Njësisë Vendore përkatëse;
b. thërret dhe drejton mbledhjet e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore;
c. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore;
d. drejton fushatat zgjedhore të L.S.I. – së në nivel Njësie Vendore në rastet e zgjedhjeve të përgjithshme vendore apo forumet e L.S.I. – së;
e. lëshon dokumentin e anëtarësimit në L.S.I.
Konferenca e L.S.I. – së në Rreth
10.17. Drejtimi politik dhe organizativ i L.S.I. – së në nivel rrethi realizohet nëpërmjet Konferencës së Rrethit.
10.18. Konferenca e Rrethit përbëhet nga Kryetarët e komiteteve të L.S.I. – së në Njësitë Vendore dhe anëtarët e Komiteteve Drejtuese të LSI-së ne Njësitë Vendore.
10.19. Konferenca e Rrethit mblidhet të paktën dy herë në vit në bazë të një programi vjetor të miratuar nga Kryesia e L.S.I. – së. Ajo thirret me vendim të Kryesisë së L.S.I. – së në Rreth ose me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të saj.
10.20. Pranë Konferencave të L.S.I. – së në Rreth në bazë të mundësive financiare ngrihen struktura politiko – organizative.
10.21. Konferenca e L.S.I. – së në Rreth gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj:
a. koordinon punën e L.S.I. – së në të gjitha fushat politike ekonomike shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Komitetet Drejtuese në Njësitë Vendore Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit dhe anëtarët e L.S.I – së