Sot Kryetari i LSI-së

Sot Kryetari i LSI-së

Sot Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp së bashku me Kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) Erisa Xhixho dhe disa drejtues të tjerë të LRI-së… Sot Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp së bashku me Kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) Erisa Xhixho dhe disa drejtues të tjerë të LRI-se.
 
Deklaratë e Kryetares së LRI-së Erisa Xhixho

Lëvizja Rinore për Integrim vlereson se veprimet e ndërmarra në emër të reformës në arsimin universitar flasin për të kundërtën e saj. Një nga elementet themelore të një reforme efikase e cila bëhet në radhë të parë për studentët është pjesëmarrja e tyre në vendimarrje dëgjimi i zërit dhe kërkesave të studentëve.
Por ne konstatojmë me keqardhje një klimë të kthimit prapa dhe një tendencë të hapur të logjikës së faktit të kryer si dhe të anashkalimit të studentëve nga vendimarrja.
Ky problem bëhet më shqetësues kur konstatojmë se në një vendim të Këshillit të Ministrave vendoset një taksë vjetore prej 120 mijë lekë për studentët e të gjitha viteve. Ne kërkojmë të bëhet e qartë për të gjithë ne se si është proceduar për vendosjen e saj sepse i gjithë procesi i miratimit të saj ka qenë karakaterizuar nga një mungesë totale transparence.
 
Ne duam të njohim publikisht dhe hapur:
1. Arsyet e rritjes së kësaj takse e cila tashmë ka shkuar deri 5-fishin e asaj të mëparshme.
2.A ka një projekt të qartë se si do të përdoren këto miliarda lekë në favorin tonë dhe pse nuk ka një transparencë për mënyrën se si do të përdoren.
3.Jemi thellësisht të indinjuar se si shteti kërkon të përfitojë edhe nga kjo taksë duke përvehtësuar 10% të saj.
Ne shprehim shqetësimin tonë për këtë vendim arbitrar i cili jo vetëm që na rëndon por na ka përjashtuar nga çdo mundësi për të qenë pjesë e vendimarrjes.
Gjithashtu ne jemi thellësisht të preokupuar edhe për mënyrën e implementimit të Kartës së Bolonjës.
Nga konstatimet e shumta që ne kemi në sajë të iniciativës tonë për promovimin e procesit të Bolonjës në të gjithë qytetet studentore vërejmë se:
1.Ka mungesë informacioni për këtë proces
2.Ka një tendencë të dukshme për një implementim mekanik dhe jo përmbajtësor të saj.
3.Nuk ka një strategji për ndryshimet e domosdoshme të stafit mësimdhënës për garantimin e zhvillimit të sistemit master në çdo fakultet dhe qytet studentor.
4.Nuk ka një strategji të përmirësimit të infrastrukturës mësimore në përshtatje me kërkesat e Bolonjës dhe në veçanti të nivelit të laboratorëve dhe teknologjisë së eksperimentimit shkencor.
 
Deklarate e Kryetarit te LSI Ilir Meta në konferencën e shtypit
 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe unë do të dëshiroja që të shprehja mbështetjen tonë për shqetësimet e studentëve të cilat janë ngritur dhe sapo u konfirmuan edhe njëherë nga kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho. Njëkohësisht kërkojmë nga qeveria dhe nga Ministri i Arsimit që reformat në fushën e arsimit dhe sidomos në atë të lartë të bëhen në dialog me të gjithë faktorët politik social dhe sidomos me studentët dhe natyrisht edhe me trupën pedagogjike. Të bëhen nëpërmjet dialogut dhe transparencës pasi mendojmë se reformat në arsimin e lartë dhe në sistemin arsimor në përgjithësi janë të domosdoshme. Vendi ka bërë shumë pak progres real në këtë drejtim edhe në vitet e fundit. Nuk e kam fjalën thjesht për investimet fizike por për një përmbajtje të re cilësore që duhet të ketë sistemi ynë arsimor. Në këtë drejtim ne besojmë se vetëm një reformë me një bazë të gjerë konsensuale jo vetëm politike por edhe shoqërore në fushën e arsimit do të kishte ato tregues të cilat vërtet do të bënin që të ripërtërihej dhe të modernizohej sistemi ynë arsimor si një element thelbësor për integrimin dhe modernizimin e vendit tonë si një vend europian. Për fat të keq ne shohim se jo vetëm nisma e fundit për 4-fishimin apo 5-fishimin e taksës për studentët por edhe nisma të tjera duket që më shumë vijnë nga grupe të ngushta konsultimi se sa si rezultat i një debati të gjerë në publik dhe në veçanti edhe me vetë studentët si palë të interesuar dhe si faktorë të rëndësishëm që duhet të jenë në këtë proçes vendimarrje. Ky nuk është rasti i vetëm. Ne kemi shprehur shqetësimin si Lëvizje Socialiste për Integrim edhe për përpjekjet- të cilat nuk e tepëroj po të them konspirative – që ka ndërmarrë qeveria e kryeministrit Berisha për të bërë një të ashtuquajtur një reformë të Akademisë së Shkencave pa komunikuar pa biseduar dhe pa ballafaquar mendimet alternative të qeverisë së re me ato të Akademisë së Shkencave të cilët njëkohësisht janë për ristrukturim reformim të Akademisë por jo për eleminim të saj dhe aq më tepër për politizim. Në këtë drejtim edhe njëherë tjetër duke shprehur solidaritetin tonë me problemet e studentëve duke shprehur angazhim tonë për ti zgjidhur ato për të mos i politizuar- por kjo do të varet shumë nga dialogu dhe nga konsensusi që do të kërkohet nga vetë qeveria ne edhe nëpërmjet përfaqësimit që kemi në komisionin parlamentar për arsimin edhe në parlament do të jemi aktiv që reformat në fushën e arsimit dhe sidomos në arsimin e lartë të ndihmojnë për të kapërcyer krizën e sistemit arsimor në të cilën ndodhet vendi dhe jo për ta thelluar atë akoma më tej.
 
Pyetja: LSI ka njoftuar se gjatë një takimi që ju keni patur me ish-kreyministrin spanjoll Aznar dhe ai ka konfirmuar vizitën e tij në Shqipëri. Cila do të jetë axhenda?
 
Me ish-kryeministrin e Spanjës zotin Aznar kemi rënë dakord për të organizuar në një të ardhme të afër një aktivitet në rajonin tonë lidhur me sfidat e reja të NATO-s dhe zoti Aznar është aktualisht edhe presidenti i një prej fondacioneve më prestigjioz në Europë SAES dhe po kështu ka publikuar së f
undmi edhe një libër të tij lidhur me sfidat dhe konceptet e reja të ndërmarrjes së NATO-s në problemet aktuale sikundër terrorizmit ashtu edhe në mbështetje të demokracisë.
 
Çfarë qëndrimi do të mbajë grupi parlamentar i LSI-së në sencën parlamentare kur do të paraqitet raporti i kryeministrit për 100 ditët e qeverisjes si dhe plani për 6-mujorin e ardhshëm?
Mendoj se raportet e tilla mujore 100 ditore apo 6 mujore tregojnë qartë se qeveria e zotit Berisha nuk synon të qeverisë me rezultate konkrete të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë por synon të qeversë me analiza me programe me vetëlavdërime dhe me një retorikë e cila siç e shohim të gjithë në vend që të prodhojë dhe smund të prodhojë rezultate qeverisëse shton konfliktet sociale dhe polemikat politike në vend. Ndaj besoj se qëndrimi ynë sikurse ka qenë edhe për buxhetin i cili u miratua në kundërshtim edhe me votat tona dhe me vullnetin tonë do të jetë kundër për të gjitha raportet 100-ditore apo 6-mujore të qeverisë së zotit Berisha.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimimin e PS përsa i takon ndryshimin e ligjit për KLD-në çka ka qenë edhe nisma e LSI-së. Sa mendoni ju zoti Meta që ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën?
Ne jemi forcë politike e cila ka në themel të filozofisë dhe të vetë themelimit të saj luftën për zgjidhjen e konfliktit të interesave si një nga prioritetet më kryesore. Duke qenë forcë politike ne kemi shprehur vullnetin tonë politik për eleminimin e konfliktit të interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjë që nuk është kundërshtuar nga askush. Pra askush nuk ka thënë se nuk ka konflikt interesash përkundrazi edhe vëtë drejtuesit e KLD-së e kanë pranuar këtë gjë. Ka patur një kontestim i cili është shëndrruar edhe në proçedurë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Partisë Socialiste. Është e drejtë e saj që të bëjë një ankimim të tillë ashtu sikurse është e drejtë e Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendimin përfundimtar. Ne do të respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese duke e pranuar atë si organin suprem që ka Kushtetuta dhe vendi për të mbrojtur dhe për të respektuar Kushtetutën e Shqipërisë. Ne respektojmë çdo vendim të Kushtetutës ne kemi shprehur vullnetin tonë politik. Nëse është apo jo inisiativa jonë në përputhje të plotë me Kushtetutën kjo sigurisht që e ka një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është përgjigjia e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk e paragjykojmë cilado që të jetë ajo. Ne do ta vlerësojmë dhe do ta pranojmë.
  0x323030362d30312d3330