Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka: Propozimet e Partisë së Lirisë përmirësojnë qeverisjen vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka: Propozimet e Partisë së Lirisë përmirësojnë qeverisjen vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka: Propozimet e Partisë së Lirisë përmirësojnë qeverisjen vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve
Partia e Lirisë, në tryezën e zhvilluar ditën e djeshme mbi Reformën Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore, pas konstatimeve të të gjithë ekspertëve pjesëmarrës në tryezë, angazhohet të garantojë nëpërmjet politikave dhe iniciativave ligjore:

1. Rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, nëpërmjet rishikimit të modelit të ndarjes së të ardhurave kombëtare, si të ardhurat nga taksat e ndara si dhe të taksave kombëtare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore.

2. Rritja e kapaciteteve vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta. Përmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do të sigurojë kompetenca shtesë për të vendosur mbi normën dhe formën e administrimit të të ardhurave të veta.

3. Rritja e kapacitetit financiar të qeverisjes vendore, duke rritur të ardhurat që marrin në formën e transfertës së pakushtëzuar nga 1% të PBB, të rritet minimumi në mbi 2% të PBB, për ti kushtuar më shumë vëmendje përmirësimit cilësor të shërbimit të arsimit dhe shërbimit shëndetësor dhe shërbimeve sociale.

4. Krjimi i një fondi investimi të veçantë për pushtetin vendor, i cili do të financojë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale, që impakton më shumë se një bashki, per zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen per zhvillim ekonomik

5. Rishikimin dhe përmirësimin e sistemit aktual të ekualizimit fiskal, për të siguruar një ndarje më të drejtë dhe më efikase të burimeve financiare, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.

6. Përmirësimi i kadastrës dhe administrimi i taksave mbi pasurinë. Kjo do të ndihmonte në identifikimin më të saktë të pasurive dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.

7. Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore që sigurojnë një nivel bazë cilësie në të gjithë vendin, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Partia e Lirisë do të propozojë rishikim të legjislacionit me qëllim:

1. Vendosjen me ligj të referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cenojnë autonominë e pushtetit lokal dhe përmirësojnë standartin e jetesës së qytetarëve.

Moto e qeverisjes vendore të jetë në përputhje me nenin Nr. 5 të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Europës: “Janë qytetarët ata që vendosin për administrimin e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

2. Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e varësisë nga qeveria qendrore dhe do të nxisë një menaxhim më të përgjegjshëm financiar në nivel lokal.

3. Propozimi i një reforme që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal për të marrë një rol proaktiv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshijnë më shumë se një bashki.

Për ne, qeverisja vendore është hallka më e rëndësishme në përditshmërinë e jetës së qytetarëve dhe si e tillë nuk meriton të trajtohet si rudiment i qeverisë qendrore, por nëpërmjet forcimit të autonomisë së saj, të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë shqiptarëve.