14 Feb Sekretari I Pergjithshem i LSI
” Sekretari I Pergjithshem i LSI Petrit Vasili Kur PD vjedh zgjedhjet ajo e humb pushtetin
Pas deshtimit te punes se komisionit per reformen zgjedhore cili eshte qendrimi i LSI?
LSI-së ka qënë plotesisht koherente pa asnjë lloj lëkundje qoftë në kuptimin politik ashtu edhe në kuptimin e veprimit praktik-politik dhe sigurisht që nuk ka asnjë lloj asrye që të ketë ndryshime nga ky pozicion dhe bëhet fjalë haptaz dhe qartë për disa çështje kryesore ku më flagrantia është vjedhja në tavolinë e antarit të KQZ-së. Kjo vjedhje në kuptimin tonë politik është vjedhje e votës së lirë të shqiptarëve dhe ne luftojmë thjesht dhe vetem për rikthimin e votës së lirë të shqiptareve si institucioni themelor I demokracise.
Per hir te pragmatizmit te shfrenuar te PD përdorimi i konceptit të shoqërisë civile ka pësuar një goditje të madhe në moralin e tij si koncept dhe mendoj se është momenti për të rishikuar në themel tërë konceptin e shoqërisë civile gjithë investimin e berë për të i cili mendoj se po kalon ditët e tij me të këqija.
Kështu per realizimin e të gjitha këtyre jo thjesht kërkesa bazë por premisa bazë për të pasur një demokraci te vertete sigurisht që nuk do të kete nuk do të kthetë asnjë hap mbrapa pikpamja e LSI-së. Po kështu i njëjti qëndrim koheziv do të jetë nga ana e gjithë opozitës së bashkuar sepse këty bëhet fjalë për disa vlera të cilat janë shumë të rëndësishme dhe të patjetërueshme sa që janë të dobishme jo vetem për PS-në sot në opozitë por edhe për nesër për PD-në në opozitë. Shihet që PD-ja është përfituese e tolerancës demokratike të të majtës qoftë në përfaqesimin e saj në KQZ qoftë në KKRT dhe gjithkund tjetër pra ka qënë përfituese në kuptimin e mirë të fjalës të zhvillimit të demokracisë dhe hedhjes së bazave të saj. Nuk mundet që kjo nga përfituese të shndërrohet në një diktuese të diktaturës së re të saj pikërisht sepse këto norma demokratike nuk i hyjnë në punë më. Në vitin 2006 është absolutisht e pamundur që të rikthesh historinë mbrapsht dhe më shumë se të kthesh historinë mbrapsht mendoj që më tepër PD-ja po numuron ditët e saj mbrapsht.
Përsa i përket reformës zgjedhore si mendoni se do të zhvillohen ato dhe a do të zabtohen standartet e përcaktuara?
Mos realizimi i listave te zgjedhesve dhe certifikatave te posacme dhe krijimi i nje krize politke te pashembullt per hir te tyre jane nje ngarkese negative teper e rende dhe me pasoja te pallogaritshme per vendi dhe pse jo edhe per vete PD qe eshte humbsja e madhe politike e ketij procesi.Sigurisht qe opozita nuk do te pranoje kurre qe te ndaje me maxhoranacen pergjegjesisne e nje procesi te manipuluar dhe kete pergjegjesi do ta mbaje te gjithen PD dhe dihet qe sa here qe PD ka dhunuar procesin zgjedhor ajo ka humbur edhe pushtetin. Standartet e reformës zgjedhore janë të përcaktuara në raportet e OSBE-ODHIR-it dhe janë të qarta ka vetëm një problem të madh kjo reformë mungesën e plote te vullnetit nga ana e mazhorancës për të zbatuar këto standarte me merakun e vetem për të vjedhur zgjedhjet. Kjo sigurisht që nuk do të funksionojë pasi reforma zgjedhore kërkon një konsensus të gjërë i cili është konsensus ligjor i cili merret me një shumicë të madhe votash këto vota PD-ja nuk i ka. Opozita do të votojë vetem reforme zgjedhore që realizon standartet dhe standartet jane te njëjta për të gjitha partite që hyjnë në garë diferencën e bëjnë votat e zgjedhësve dhe jo vjedhja në tavolinë.
Cili është opinioni juaj për situatën politike në vend?
Situata politike në Shqipëri mendoj se po përjeton një nga momentet me negative në pikpamje të sjelljes që po ofrohet nga maxhoranca gjë që ka kushtëzuar edhe lëvizjen e politikës në një drejtim që është shumë i prirur nga reagimet e forta nga reagimet që kanë të bëjnë me kërkesën per rikthimin të ligjshmërisëdhe shtetit ligjor ne Shqiperi. Pra në përgjithësi mund të thuhet që per shkak te egersise se maxhorances jemi detyruar të kthehemi në një klimë politike që menduam se e kishim lënë prapa. Kjo sigurisht nuk e ndihmon situatën politikë që ajo të jetë më e qetë dhe më racionale dhe perjashton dialogun si mjet zgjidhjeje. Por mendoj që në mënyrë të veçantë përsa i përket opozitës ajo është e detyruar që mbajë qëndrime të tilla pasi këto janë qëndrime të imponuara që kanë ardhur nga iracionaliteti intoleranca agresisvietit i pashembullt i pozitës. Mendoj që vullnetet shumë të mira që po demostrohen në opozitë kohezioni i saj dhe arsyetimi me gjak të ftohtë duke u shpjeguar gjithmonë e më qartë shqiptarëve se lufta për ruajtjen e Ligjeve dhe zbatimin e tyre dhe respektimin e Kushtetutës dhe mbi te gjitha i votes se lire janë të shenjta dhe shumë përcaktuese për të ardhmen e tyre kane vendosur edhe një dialod shumë të mirë me qytetarët. Mirekuptimi i gjetur me ta është edhe burimi i optimizmit të jashtëzakonshëm të opozitës për rivendosjen e një situate sa me pozitive dhe ku në Shqipëri të mbretërojë ligji. Këto mendoj se janë edhe risitë e këtij momenti të veçantë që po përjeton politika. Por eshte vërtet e trishtueshme te shohesh përsëri rikthimin e arbitraritetit të votes dhunimin e votës së lirë mbytjen e zërit të opozitës si dhe nje fenomen akoma edhe me negative shperdorimin e perdhosjen e konceptit te shoqerise civile që janë fenomenme të cilat nuk mendoja se dotë përsëriteshin në skenën e politikës shqiptare.
C`zgjidhje mund te kishte kjo situatë?
Përgjithësisht një nga instrumentet më të mirë të politikës teorikish do te ishte dialogu apo në gjuhën e politikës përdoret termi kompromis ndonëse nuk më duket i përshtatshëm pasi dialogu do të thotë të flasim kurse kompromis do të thotë që në ndonjë rast te shkelen edhe ligjet për gjetjen e gjuhës së përbashkët sic ka qene rasti I ekulibrimit politik te KQZ pas presionit te Partise Demokratike atehere ne o
pozite. Mendoj që dialogu dhe respektimi i ligjeve është për mua ajo që ka nevojë qytetari në rradhë të parë i cili duhet të marrë në rradhë të parë mesazhin se ligji mbretëron në Shqipëri dhe jo më individët.
Megjithatë mendoj që kur mungesa e arsyes agresiviteti intoleranca dhe dhunimi i ligjeve kalojnë të gjithë masën e tyre kerkojne intrasigjencen e duhur nga ana e opozites qe me pergjegjshmeri po evokon rrezikun e pallogaritshem qe i kanoset vendit dhe ku reminishencat e vitit 1996 jane me te qarta se kurre. Ky nuk është as obstruksionizëm dhe as pengesë e reformave siç pretendohet rëndom nga Partia Demokratike është të kthejmë vendin në parametrat e një vendi normal. Këtu nuk bëhet fjala as për parametrat e një vendi ideal por të një vendi normal ku sundon ligji. Ideja e famshme e cila spekullohet si pengesa e reformave qe gjoja vjen nga opozita kuptohet qe është një pretendim dhe në disa raste mund ta quaja edhe “një pretendim idiot” sepse kur bëhet fjala për reforma në asnjë rast nuk do të kuptojmë të iki njëri apo të vijë tjetri. Reformat kanë nevoje per disa permasa dhe keto jane paraqitja në publik ku synojnë të arrijne këto reforma cilat janë rezultatet që priten dhe ku kërkohet pjesmarrja edhe e opozitës edhe e opinionit publik por edhe e medias edhe e shoqërisë civile. Shihet lehte që nuk asnjë ka asnjë platformë reformash ka vetëm nje tufe sllohanesh elektorale si ai i pasjes energji elektrike pa nderprerje qe u zevendesua nga terri real.
Duke parë këtë situatë politike cili duhet të jetë roli i presidentit?
Duke e parë në mënyre objektive mendoj që roli i presidentit ka qënë plotesisht korrekt dhe mund të them që për herë të parë shqiptarët kanë parë një dimension të ri të presidentit pra të presidentit mbi palet garant te kushtetutes dhe ligjit pra nje kryetar shteti qe dekreton ato inisiativa që janë në përputhje të kushtetutës dhe nuk miraton ato që nuk janë në përputhje me kushtetutën.
Edhe lidhur me dekretimin e dates se zgjedhjeve qendrimi i tij ka qene po i tille.Pasi ezauroi te gjitha mundesite e tij kushtetuese ai ne respekt po te kushtetutes dekretoi kete date e cila ngarkon me pergjegjesi te medha maxhorancen qe sabotoi teresisht procesin. 0x323030362d31322d3038 15:51)”