Sekretari i Përgjithshëm i LSI-se

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-se

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-se Petrit Vasili analizon gjendjen ku ndodhet sot shërbimi shëndetësor Shëndetësia pacienti ne koma i qeverise

Shëndetësia shqiptare lëviz ndërmjet demagogjisë hipokrizisë dhe asaj që bëhet konkretisht. Unë mendoj se kemi të bëjmë thjesht me një demagogji dhe asgjë më shumë se kaq dhe kjo për arsyen e thjeshtë këtu nuk është çështja thjesht për të bërë polemikë se e gjithë mënyra se si trajtohet shëndetësia qoftë edhe mënyra se si ajo buxhetohet financohet dhe se si ky financim shkon në këtë sistem shëndetësor. E gjitha është një amalgam një përzierje që nuk ka asnjë kuptim" kështu i ka cilësuar problemet në sistemin e shëndetësisë shqiptare në një intervistë  Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.

 Cila është situata në infrastrukturën e sistemit shëndetësor?

 -Përpara se të diskutojmë problemin e infrastrukturës i cili është një problem shumë i madh i shëndetësisë shqiptare mendoj se është shumë e rëndësishme që të flasim më parë nëse a është vërtet një prioritet i qeverisë shqiptare apo diskutimi për shëndetësinë lëviz ndërmjet demagogjisë hipokrizisë dhe asaj që bëhet konkretisht. Mendoj se dy komponentët e parë janë dominues pra kemi të bëjmë thjesht me një demagogji dhe asgjë më shumë se kaq dhe kjo për arsyen e thjeshtë këtu nuk është çështja thjesht për të bërë polemikë se e gjithë mënyra se si trajtohet shëndetësia qoftë edhe mënyra se si ajo buxhetohet financohet dhe se si ky financim shkon në këtë sistem shëndetësor. E gjitha është një amalgam një përzierje që nuk ka asnjë kuptim. Për të qënë akoma më i qartë dhe më i thjeshtë do të thoja që financimi i shëndetësisë i cili pretendohet që është rritur nuk financohet në sistem sipas një vizioni apo sipas një mënyre të re të administrimit të shëndetësisë gjë e cila   do të përbënte edhe prioritetin e saj por thjesht vazhdon në mënyrë rutinore dhe historike që të jepen ca para të cilat t'i shkojnë sistemit. E gjithë mënyra se si financimi shëndetësor ka shkuar nuk tregon asgjë të re në shëndetësinë shqiptare të ashtuquajturat rritje të buxhetit konkret për këtë kanë të bëjnë thjesht me vazhdimin e financimit apo shpëlarjes së atyre kredive që janë marrë për financimin e veprave të caktuara dhe nuk ndryshojnë asgjë në mënyrën se si shëndetësia është drejtuar edhe para një viti dy vjetësh e më tej. Pra është vazhdimi i atij vizioni shëndetësor që ka qenë më përpara i cili sigurisht që ka pasur dhe arritjet por ka pasur edhe pjesët e tij të qëndrueshme. Kjo do të thotë me fjalë të tjera që Partia Demokratike nuk bën asgjë të re por duke i shtuar këtu edhe realizimet skandaloze të buxhetit nga ana e saj bën që të themi haptas që shëndetësia është në krizë sepse një   shëndetësi që edhe në kushtet aktuale është shumë e nënfinancuar pra financohet shumë pak nga ajo ç'ka ka nevojë dhe kur këto nënfinancime nuk realizohen dhe këtu flas për pjesën aktive të buxhetit të cilat janë investimet sepse kuptohet një pjesë e buxhetit që është një pjesë që quhet "parazite" ku janë pagat shpenzimet e tjera operative që nuk tregojnë një progres dhe s'mund të flitet për këtë pjesë të zhvillimit të shëndetësisë por se cili është problemi i zhvillimit të shëndetsisë dhe cilat janë investimet që kryhen mbi të dhe cilat janë investimet e tjera që kryhen në drejtim të burimeve njerëzore. Në këto të dyja nuk ka asnjë lloj ndryshimi dhe asnjë lloj progresi kështu që mendoj se pikërisht për këto dy arsye bëhet fjalë për një udhëkryq të madh që për këtë moment është pa rrugëdalje. Përsa i takon çështjes së infrastrukturës kuptohet që problemi i saj rëndohet gjithmon e më shumë sepse duke mos prioritizuar asgjë dhe duke vazhduar në mënyrë rutinore të financohet në të njëjtën mënyrë nuk pritet dhe nuk ka asnjë arsye që të pritet që të ketë ndonjë ndryshim të madh dhe të rëndësishëm në infrastrukturën në mënyrë të veçantë jo vetëm të Qëndrave të Shëndetit Parësor por edhe të spitaleve sepse duke qënë se është një buxhet i investuar pa strategji kuptohet që ai rrjedh në shumë drejtime pa dhënë në këtë mënyrë asnjë pakt dhe pa thënë që ky është problemi i madh që ne do zgjidhim apo kjo është çështja e madhe që do të zgjidhim zgjidhje e cila do të jetë edhe përfundimtare. Kështu që praktikisht jemi po në ato mënyra të vepruari si në të kaluarën mënyra të cilat Partia Demokratike çuditërisht i ka kritikuar së tepërmi pa ndryshuar asnjë presje nga to. Edhe të gjitha politikat e tjera që kanë rrjedhur më mbrapa apo deklamimet e mëdha për gjoja një politikë të re për Sigurimet Shëndetësore apo për një politikë të re barnash mjerisht janë thjesht demagogji sepse përsërisin pikë për pikë ato që tashmë janë kryer në sistemin shëndetësor qoftë për politikën e barnave negocimi i shpimeve etj është një praktikë tashmë e filluar që më përpara se demokratët të vinin në pushtet. Po kështu edhe në reformën e sistemit të Sigurimeve Shëndetësore është një reformë dhe në sistemin e financimit të shëndetsisë që sigurisht është një punë që ka filluar që përpara se demokratët të vinin në pushtet. Pra nuk shoh asgjë të re dhe asgjë të veçantë në gjithçka që bëhet me shëndetësinë përveçse dëgjoj një zhurmë të madhe që shëndetësia po ndryshon dhe që shëndetësia po ndodhet përpara një revolucioni. Sigurisht që shëndetësia ka një matës shumë të mirë të saj që janë rezultatet të cilat janë në sytë e publikut dhe që në
mungesë të tyre të gjitha këto do të thoja "fjalë boshe" janë të verifikueshme lehtësisht nga publiku i gjërë që përfiton shërbime shëndetësore. Është për tu shqetësuar sepse në mënyrë të veçantë ka një krizë të thellë të rezultateve në shërbimin parësor i cili mbas një konsolidimi të rëndësishëm që pësoi në fundin e viteve 2001-2002 ku rezultatet e tij qoftë në infrastrukturë pothuajse kompletimi i të gjithë Qendrave Shëndetësore në nivel Komune dhe përballimi i disa fushatave të jashtëzakonshme dhe shumë të rëndësishme për zhdukjen e disa sëmundjeve të rënda siç ishin Poliomeliti Fruthi etj mendoj që dhe kur rezultatet ishin të tilla të cilat u konfirmuan dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në fund   Shqipëria arriti të ishte një vend pa Poliomelit ka hyrë në një krizë të re dhe po përpiqen që të adoptohen modele të cilat s'kanë asnjë kuptim ku një pjesë prej tyre ato që trumpetohen si zgjidhje të mëdha kanë filluar shumë kohë më përpara që në ato kohë kur në Shqipëri qeveriste e Majta dhe duke parë këtë mendoj se është një administrim pa asnjë lloj fantazie dhe me fjalë të tjera pa asnjë ide.

 Shëndetësia është një nga prioritetet e premtimeve nga qeveria Berisha. Sa është realizuar kjo?

 -Sigurisht që gjithmonë thuhet se është prioritet por nuk është absolutisht diçka e tillë pasi ne shikojmë se gjithçka që bëhet bëhet thjesht për zhurmë politike. Nuk ka asgjë të re që ka ndodhur që të provonte se kjo do të ishte prioritet. Janë dëgjuar shumë fjalë për Arsimin dhe janë parë ca para që shpenzohen por është parë edhe një lloj vëmendje politike pavarësisht se cilat janë rezultatet por që edhe atje rezultatet janë mediokre ndërkohë që për shëndetësinë ky absolutisht nuk ka ndodhur. Ky ka qënë një sektor krejtësisht i nënvlerësuar politikisht i pambështetur dhe mendoj se zëri i shëndetësisë në Parlamentin shqiptar është një zë qesharak një zë që nuk tregon asgjë. Vetë stafi politik i Ministrisë së Shëndetësisë ka një profil tepër të ulët në raport me jetën publike dhe atë politike pra për mua është një sektor që në pikëpamje të vlerësimit politik dhe të peshës politike është një sektor në minorancë pra është një aneks i qeverisë. Unë kam qënë shumë kritik edhe për raportin e shëndetësisë me qeverisjen politike edhe në kohën e qeverisjes së majtë por mund të them duke u përpjekur që në këtë rast të jem sa më i paanshëm që asnjëherë shëndetësia nuk ka qenë kaq e nënvlersuar siç ndodhet sot dhe fakti që të gjithë buxhetimet dhe elementet e rëndësishme të infrastrukturës ku tentohet të ndërhyet këtë vit pikërisht janë negociuar dhe përfituar nga qeverisja e majtë. Është një provë e rëndësishme dhe ekoluente që shëndetësia është një aneks i qeverisë për Partinë Demokratike njëkokohësisht edhe mos ndryshimi i gjendjes në disa spitale pavarësisht nga zhurma e madhe mediatike që u bë në kohën e fushatës elektorale nga çjerrjet e faqeve prej Partisë Demokratike si bobo si është ky spitali si përshembull i Elbasanit e shumë të tjerë qenë thjesht konstatime elektorale të cilat nuk shkuan përtej kësaj dhe mendoj se qe një vit i bollshëm dhe më shumë për qeverisjen i cili nuk ndryshoi asgjë në këtë situatë pasi po e njëjta situatë e mjerueshme paraqitet në maternitetin e Beratit apo të tjerë. Flasim për elemente spektakolare që kishin mbetur dhe u kritikuan e anatemuan shumë pra do të thotë që ka një mijë fakte të tjera dhe ç'interesimi i plotë i qeverisë për çështjet që i takojnë shëndetësisë tregon më së miri që ky është thjesht një aneksim i qeverisjes. Gjithashtu edhe në planin e mazhorancës inisiativa të tilla skandaloze siç qe propozimi nga Komisioni i Shëndetësisë i Parlamentit shqiptar për zgjatjen e reklamës së duhanit për dy vjet dhe bërja publike e kësaj gjëje tregon se papërgjegjshmëria dhe kapja është në nivele skandaloze dhe