Ralf Gjoni: Të ecim përpara me reformat për të marrë statusin. Nuk ka më kohë për të humbur!

Ralf Gjoni: Të ecim përpara me reformat për të marrë statusin. Nuk ka më kohë për të humbur!

Ralf Gjoni: Të ecim përpara me reformat për të marrë statusin. Nuk ka më kohë për të humbur!

Ralf Gjoni: Të ecim përpara me reformat për të marrë statusin. Nuk ka më kohë për të humbur!
Gjatë një interviste për Channel One Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte tërësisht gjithëpërfshirës konsultativ dhe kushtetues ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të botës demokratike. 
Gjoni shprehet se zgjedhja e Presidentit nuk ka të bëjë me statusin e kandidatit në BE dhe se deklaratat e Brukselit shprehin të njëjtin shqetësim me atë të LSI atë të përmbylljes së reformave të mbetura heqjes se imunitetit dhe përmbushjes së 12 prioriteteve. 
Lidhur me reformën zgjedhore dhe atë të procedurës parlamentare Ralf Gjoni u shpreh se qëndrimi i LSI është që ato duhet të ishin përfunduar prej muajsh dhe se tashmë nuk ka më kohë. Për këtë arsye Gjoni rikonfirmoi qëndrimin e LSI-së pro rimandatimit të komisionit të reformës zgjedhore duke e gjykuar atë si një hap përpara në gjetjen e një lloj konsensusi midis dy palëve për ta përfunduar këtë reformë. Gjoni vlerësoi edhe angazhimin dhe qëndrimin e opozitës për përfundimin e kësaj reforme jo vetëm për statusin kandidat por edhe për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se klima pas zgjedhjes së Presidentit është mëse favorizuese vullneti është shprehur nga të gjitha palët dhe nuk ka më arsye për të vonuar përmbylljen e reformave apo gjetjen e konsensusit për heqjen e imunitetit.
Gjoni u shpreh se qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria e meritojnë statusin kandidat brenda këtij viti dhe se fryma konfliktuale dhe absurditetet e klasës politike shqiptare të të kaluarës nuk duhet të kenë me vend në politikëbërjen e vendit në të ardhmen. 
Lidhur me strategjinë e LSI gjatë muajve të ardhshëm Gjoni konfirmoi se nuk ka plane për rikthimin e z. Meta në qeveri as për ndryshime të pritshme nga përfaqësimi i partisë në Qeveri dhe se është ende herët të flitet për koalicione apo jo për zgjedhjet e 2013. Sidoqoftë nënvizoi Gjoni LSI nuk do të marrë asnjë vendim politik që nuk ka në themel të saj integrimin evropian të vendit. Ai ritheksoi se LSI do të jetë surpriza spektakolare pas zgjedhjeve të vitit 2013.
 
 
Intervistë e plotë e Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni dhënë për gazetarin Qani Hamzai Televizioni “Channel One”
Z. Gjoni çfarë cenon mënyra se si u zgjodh Presidenti i ri i Republikës në çështjen e marrjes së statusit të vendit kandidat?
Së pari Shqipëria si një Republikë Parlamentare ka një Kushtetutë. Ky dokument bazë i funksionimit të republikës ka një procedurë shumë të qartë se si zgjidhet presidenti me 3 raunde me 84 vota dhe dy raundet e fundit me një mazhorancë të thjeshtë. Kështu që pikënisja në procesin e zgjedhjes së presidentit është Kushtetuta e Republikës dhe nuk mendoj se ndonjë faktor i brendshëm apo i jashtëm mund të ketë ndonjë aludim apo dyshim për sa i përket respektimit të Kushtetutës në të proces. Unë mendoj se pati një proces pati një përpjekje shumë të madhe veçanërisht nga LSI për të arritur një proces sa më konstruktiv sa më gjithëpërfshirës për të arritur në fund me një kandidat sa më konsensual. Realisht pati një proces. Aktorët kryesorë politikë u ulën bashkë rreth një tryeze. Opozita nuk ra dakord me propozimin e parë të mazhorancës z. Zaganjori dhe gjithashtu nuk ra dakord edhe me propozimin e fundit z. Nishani. Kjo nuk do të thotë që procesi nuk ishte konsensual apo gjithëpërfshirës. Në fund të fundit Kushtetuta duhej respektuar sidomos në raundin e katërt dhe të pestë kur Shqipëria në moszgjidhjen e Presidentit do të përballej me zgjedhje të parakohshme. Një gjë e tillë sipas mendimit tim por edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk do të ishte në interes të vendit.  Kështu që z. Nishani është produkt i një procesi gjithëpërfshirës konsultativ mes partive politike një propozim jashtëzakonisht dinjitoz nga ana e mazhorancës. Z. Nishani vlerësohet shumë nga të gjithë palët e spektrit politik shqiptar por edhe nga faktori ndërkombëtar nga përfaqësuesit e vendeve më kryesore të Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një kandidat që përfaqëson një frymë konsensuale një përgjegjshmëri edhe në postet e tij të mëparshme. Kam besimin se z. Nishani ishte një zgjedhje e mirë dhe që do të ketë edhe tagrin e nevojshëm për të arritur bashkëpunimin edhe me mazhorancës edhe me opozitën në interes të vendit. 
Ndërkohë që në disa deklarata të disa prej zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian procesi edhe pse nuk konsiderohet negativ por edhe pozitiv nuk mund të konsiderohet. Si i komentoni ju këto deklarata?
Unë mendoj që duhet ndarë procesi i zgjedhjes së presidentit nga zhvillimet e përgjithshme politike në Shqipëri. Kam përshtypjen që deklaratat që vijnë nga Brukseli lidhen më tepër me ecurinë e reformave dhe me përmbushjen e 12 prioriteteve të nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Nuk mendoj se procesi kushtetues i zgjedhjes së presidentit është gjykuar si i papranueshëm apo i padëshirueshëm nga ndërkombëtarë për më tepër që edhe demokracitë në të gjithë këto vende të BE-së apo edhe të SHBA-së janë të bazuara totalisht në këto parime kushtetuese. A ishte zgjedhja e presidentit një zgjedhje konsensuale? Ndoshta emri nuk ishte produkt i një dakordësie konsensuale midis mazh
orancës dhe opozitës. A u përpoqëm ne si LSI në veçanti z. Meta për të arritur që të uleshin të gjitha palët në tryezë për të biseduar dhe për tu konsultuar për një presidentit konsensual? Absolutisht që po. A dëshironim ne që kandidati të zgjidhej që në raundin e parë? Absolutisht po! A propozoi emra mazhoranca? Po! A propozoi emra opozita? Jo! E gjitha kjo nuk do të thotë që procesi nuk i kishte të gjitha parametrat e nevojshëm për të qenë një proces që prodhon një president konsensual. Rrjedhimisht unë mendoj se zgjedhja e presidentit nuk duhet lidhur me deklaratat që vijnë nga Brukseli për sa i përket zhvillimeve pozitive ose jo në lidhje me statusin. Ne jemi dakord me deklaratat e z. Fule kur thotë që është e vështirë të shohësh shenja pozitive kur reformat ende nuk kanë përfunduar. Unë besoj fort që tani është koha më e përshtatshme për të ecur përpara sa më shpejt për të kapur ritmin e humbur gjatë muajve të fundit për të marrë statusin e vendit kandidat. 
Dy reformat kryesore që presin për tu miratuar janë reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. A gjykoni që klima aktuale politike e favorizon miratimin sa më shpejt të këtyre reformave dhe e dyta a mendoni se ka kohë të mjaftueshme kur shumë shpejt vjen koha e vendimit në vjeshtë?
Po të shohim në të kaluarën politike të Shqipërisë palët gjithnjë kanë mundur që të ulen bashkë dhe të gjejnë konsensus për vendime madhore për vendin. Fakti që nuk është gjetur konsensus në muajt e kaluar nuk do të thotë që nuk mund të ulen tani dhe t’i miratojnë këto reforma brenda disa ditësh apo disa javësh. Sinjalet pozitive që kanë ardhur nga opozita kohët e fundit vullneti i shprehur zyrtarisht për përmbylljen e këtyre reformave brenda pak kohësh do të thotë që klima politike aktuale në Shqipëri është mëse favorizuese. Shqipëria tashmë ka një president të ri i zgjedhur nga një proces jashtëzakonisht gjithëpërfshirës dhe transparent sipas Kushtetutës së vendit. Tashmë këtë fazë e kemi përmbyllur dhe jemi në fazën më të rëndësishme të integrimit evropian të vendit përmbylljen e reformave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat brenda vjeshtës së vitit 2012. Ky është qëndrimi ynë dhe unë besoj se klima është mëse favorizuese vullneti është shprehur nga të gjitha palët. Nuk shoh asnjë lloj pengesë për sa i përket realizimit të këtyre reformave. 
Si do të shkohet drejt miratimit të dy pikave thelbësore në reformën zgjedhore ajo e kryetarit të KQZ-së dhe hapja e kutive të kontestuara kur për shumë muaj nuk u gjet një pikë e përbashkët?
Qëndrimi i LSI-së është që reformat duhet të ishin bërë me kohë dhe nuk duhet humbur më kohë. Kështu që le të ulemi dhe të biem dakord. Nuk do të doja të futesha në detaje specifike teknike sepse këto çështje duhet të jenë produkt i një konsulte gjithëpërfshirëse për të arritur një konsensus sa më të gjerë dhe për ta përmbyllur këtë reformë në parlament. Për këtë arsye edhe këtë javë ne u shprehëm pro rimandatimit të komisionit të reformës zgjedhore sepse e gjykojmë si një hap përpara në gjetjen e një lloj konsensusi midis dy palëve për ta përfunduar këtë reformë. Sigurisht që ka edhe mundësi të tjera teknike se si kjo reformë të realizohet por ne besojmë se rimandatimi i këtij komisioni do t’i shërbejë inkurajimit të frymës konsensuale. Unë vlerësoj dhe angazhimin dhe qëndrimin e opozitës për përfundimin e kësaj reforme që ne e gjykojmë tejet të rëndësishme jo vetëm për statusin kandidat por edhe për të ardhmen e vendit. 
Për të gjitha vendimet që janë marrë deri më tani në procesin e reformës zgjedhore ka qenë dakord Lëvizja Socialiste për Integrim?
LSI nuk mund t’i imponohet dot një qëndrim i caktuar pasi ka qëndrimet e saj tepër të qarta për sa i përket reformës zgjedhore por edhe asaj parlamentare dhe çështjen e imunitetit. Por demokracia funksionon mbi bazën e konsultave dhe gjetjes së një konsensusi. Kjo do të thotë që kur ulesh në një tryezë është e rëndësishme që pas diskutimit të qëndrimeve të ndryshe të arrish në një të mesme. Unë mendoj se LSI ka qenë dhe vazhdon të jetë në këtë lloj frekuence pra në gjetjen e pikave të përbashkëta. E rëndësishme është që kjo reformë të mbyllet sa më shpejt në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur përballë BE-së për ta merituar statusin e vendit kandidat në vjeshtë. 
Cili është mendimi juaj për çështjen e sistemit zgjedhor që do të shkohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
Sistemi zgjedhor është një çështje tjetër që nuk i përket kushteve ta hartuar nga BE në lidhje me statusin. Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë që LSI ka qenë partia kryesore që kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndryshimet në sistemin zgjedhor gjithashtu ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit por ne nuk dëshirojmë që t’i kushtojmë më shumë vëmendje të kaluarës se sa të ardhmes. Ne mendojmë të ecim më shpejt përpara. LSI përsëri ka shprehur rezerva për sa i përket sistemit zgjedhor dhe ne mendojmë që pas kalimit të reformës zgjedhore pas përmbushjes së të të gjitha prioritete që na janë kërkuar nga Bashkimi Europian i duhet hedhur dhe një sy sistemit zgjedhor për të arritur një sistem sa më transparent sa më gjithëpërfshirës pasi në fund të fundit vota e shqiptarëve është themeli i funksionimit të kësaj demokracie. Sistemi zgjedhor ka nevojë për një rishikim por kjo duhet të vijë pas kalimit të reformave t&e
uml; domosdoshme për statusin e vendit kandidat. 
Ju keni qenë zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jeni një njohës shumë i mirë i çështjeve ndërkombëtare. A jeni i bindur se do ta meritojmë statusin kandidat në vjeshtë? Nëse jo kush do të jetë përgjegjësja kryesore për dështimin e tretë radhazi dhe pse?
Qytetarët shqiptarë pavarësisht përkatësisë politike e meritojnë statusin e vendit kandidat. E meritonin dy vjet më parë por për arsye të një ngërçi absurd politik e parlamentar ky status është vonuar. Tashmë jemi të  qartë të gjithë që statusi i kandidatit është vonuar për shkak të mungesës së një vullneti politik të klasës politike kryesisht nga opozita në vitet e para të bojkotit parlamentit. Një sjellje kjo që kam përshtypjen që dhe vetë opozita e ka kuptuar që ishte e panevojshme dhe nuk i ka shërbyer jo vetëm vendit por dhe as qëllimit politik të Partisë Socialiste. Mendoj që Shqipëria e meriton statusin e kandidatit këtë vjeshtë qytetarët shqiptarë më tepër se vetë klasa politike e meritojnë këtë status kandidatë. Besoj që dhe Brukseli duhet ta marri këtë në konsideratë gjithmonë duke presupozuar që reformat janë  kaluar. Pra nëse reforma elektorale nëse reforma e procedurës parlamentare aprovohet pse jo të gjejmë dhe një konsensus për imunitetin unë mendoj që kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat janë plotësuar. Nuk do të doja që të lidhja aludimet apo thashethemet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit me statusin e kandidatit. Unë mendoj që 12 prioritet e Bashkimit Evropian janë tepër të qarta për të dyja palët. Për sa kohë që këto prioritete përmbushen ne si forcë politike besojmë që mund përmbushen brenda javëve të ardhshme. atëherë vendimi do të jetë dhe duhet të jetë pozitiv nga Brukseli. 
Shpesh janë dhënë dhe shenja pozitive por ka dhe grimca negative nga Brukseli se sa e meritojmë ose jo statusin kandidat. 
Në lidhje me ato grimcat negative unë mendoj që dhe teleshikuesit tuaj por dhe qytetarët shqiptarë do të kuptojnë një realitet duke e parë dhe nga këndvështrimi europian. Bashkimi Europian  ka një komision ka disa struktura zyrtare në Bruksel por BE përbëhet nga vende anëtare  dhe secili prej këtyre vendeve anëtare ka interesat e veta të brendshme ka sensibilitet e veta të brendshme. Duhet të jemi gjithashtu koshient edhe për njëlloj lodhjeje që ekziston prej disa vitesh mes vendeve anëtare të BE përsa i përket zgjerimit të këtij bashkimi. Është më se e kuptueshme. Jemi në një kohë krize globale krizë evropiane. Fatmirësisht Shqipëria nuk ndodhet në të njëjtat kushte do thosha që i ka shpëtuar kësaj krize. Mendoj që duhet të jemi koshient për këto opinione që shprehen ndonjëherë dhe nga Brukseli. Në fund të fundit janë në të mirë dhe të funksionimit të Bashkimit Europian por janë dhe në të mirë të së ardhmes së Shqipërisë. A ka qenë gati Shqipëria politikisht që të merrte statusin e vendit kandidat