17 Feb Ralf Gjoni: Kosova
” Ralf Gjoni: Kosova në rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian Serbia të respektojë marrëveshjet.
Ralf Gjoni: Kosova në rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian Serbia të respektojë marrëveshjet.
Në një intervistë për televizionin 'Abc News' rreth zhvillimeve rajonale Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni u shpreh se Kosova është në rrugë të sigurt drejt BE-së ndërkohë që Serbia duhet të respektojë marrëveshjet që ka nënshkruar me Kosovën. Në të kundërt u shpreh ai BE duhet ta kushtëzojë rrugëtimin e Serbisë deri sa klasa politike e Beogradit t'a kuptojë që integrimi i vendit të tyre kalon përmes Prishtinës. Gjithashtu ai bëri thirrje që serbët e veriut të marrin shembullin e serbëve të Gracanicës përmes integrimit duke rikonfirmuar qëndrimin e LSI-së se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shkojnë drejt shengenizimit rajonal dhe heqjes totale te barrierave për të amortizuar konfliktet etnike dhe për të rritur prosperitetin e qytetarëve. Në përfundim Gjoni theksoi se qëndrimet jo vetëm konstruktive por edhe tejet pragmatike të Shqipërisë në vite duhen ndjekur me vëmendje si shembull pozitiv edhe nga shtete të tjera në rajon.
INTERVISTA E PLOTE
Z. Gjoni Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga viziton Brukselin një javë para krijimit apo fillimit nga puna të qeverisë së re serbe. Si ndikojnë këto marrëdhënie midis Kosovës dhe Serbisë me atë që po ndodh në Qeverinë serbe por dhe si e shihni raportin e këtyre marrëdhënieve në funksion të relatave mes BE apo dhe faktorëve të tjerë gjeopolitikë në rajon?
Së pari unë mendoj që zgjedhja e një qeverie të re në Serbi nuk ka pse të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës përsa i përket disa realiteteve në terren. Kosova si një shtet i pavarur ka një udhërrëfyes të qartë për liberalizmin e vizave një studim fizibiliteti për nisjen e një studimi në Bashkimin Europian dhe çfarëdo që të ndodhi përsa i përket zgjidhjes së një qeverie të re në Serbi nuk ka pse të ndikojë në rrugëtimin evropian të Republikës së Kosovës që është një shtet i pavarur. Parimisht dhe praktikisht sepse është një shtet që njihet nga 91 shtete sovrane në botë dhe është një numër gjithnjë në rritje të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës.
Kjo nuk e tundon aspak Serbinë madje provokimet nuk kanë munguar?
Unë mendojë që duhet parë nga këndvështrimi se çfarë domethënie ka Kosova për rrugëtimin evropian të Serbisë dhe jo anasjelltas. Nuk është Serbia ajo që vendos për rrugën evropiane të Kosovës është Bashkimi Europian është Brukseli zyrtarë. Por unë mendoj që realiteti ndoshta ende i papranuar nga Beogradi zyrtarë është që rruga e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian kalon nga Prishtina kalon nga mënyra se si menaxhohen marrëdhëniet nga Beogradi me Prishtinën respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe të arritura deri më sot. Është e qartë që Beogradi nuk i ka respektuar plotësisht marrëveshjet dhe është qetësuar së paku ndoshta që janë ngritur disa aludime nga presidenti Nikolic përsa i përket mbajtjes në fuqi apo jo të marrëveshjeve të nënshkruara nga presidenti i mëparshëm Tadiç.
Nga Brukseli duhet të kishte pasur një rol më aktiv dhe si i komentoni lëvizjet diplomatike? Kanë qenë përfaqësues të shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë javëve të fundit në Serbi por dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku duhet se Rusia përsëri provokon fort me tema goxha të ashpra.
Unë mendoj që ka një rol të rëndësishëm për të luajtur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe nga Brukseli. A mund të ishin bërë gjërat më shpejt apo më mirë në të kaluarën? Në çdo vend të botës gjërat mund të ecin më mirë por unë mendoj që Brukseli ka luajtur një rol tepër konstruktiv ka ruajtur prezencën e Bashkimit Europian në Kosovë mendoj që udhërrëfyesi për liberalizmin e vizave është një lajm shumë shumë i mirë praktik që prek jetët e qytetarëve të Kosovës kur të realizohet për të cilat vetë Kosova por edhe diplomacia shqiptare ka nevojë. Mendoj se edhe studimi i fizibilitetit pra për ti dhënë një lloj shprese edhe qeverisë por edhe qytetarëve të Kosovës mendoj se janë shenja shumë pozitive. Në këtë kuadër mendoj se Brukseli e ka menaxhuar shumë mirë marrëdhënien me Kosovën gjithashtu duke kushtëzuar ndoshta edhe hapat e rrugës së anëtarësimit apo dhe hapjes së negociatave të Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Megjithatë partneri i saj kryesor Rusia përsëri është treguar agresive. Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka trajtuar një incident të ndodhur në Ferizaj me motive etnike apo për më tepër provokon duke shtuar se rebelët në Siri janë trajnuar në Kosovë dhe për këtë arsye ky është një ndër motivet sepse Siria do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Nuk mohohet fakti që Rusia ka luajtur një rol për shkak edhe të afërsisë historike me Serbinë në Ballkan duke favorizuar pak a shumë palën serbe në zgjidhjen e ecurisë së marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë mendoj se realiteti në terren është pak më ndryshe. Realiteti është që Kosova është një shtet i pavarur është një shtet ku qytetarët e saj po ndihen me më tepër shpresë për të ardhmen europiane të Kosovës dhe besoj se edhe Rusia e kupton shumë qartë se çfarë realiteti është në të vërtetë në Ballkan. Nuk mendoj se qëndrime të caktuara të një shteti apo të një tjetri do të arrinin të ndryshonin realitetin në terren. A do ndikojë kjo gjë në pavarësinë e Kosovës? Unë mendoj që jo. Unë mendoj se Kosova është në rrugë të sigurt drejt Europës drejt BE-së.
Nga njëra anë Kosova pretendon që ka të drejtën e saj për të ushtruar influencën duke e konsideruar planin e Ahtisarit të mjaftueshëm dhe nga ana tjetër Serbia. Sa gjatë mund të shkojë ky mision?
<
p>
Kosova ka të drejtë sepse është në të drejtën e saj në integritetin e territorit të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye jo vetëm që ka të drejtë por ka dhe një detyrim për të mbrojtur dhe për të ruajtur stabilitetin në territorin e saj. Patjetër që unë e vlerësoj edhe maturinë apo pjekurinë me të cilën e ka menaxhuar qeveria e Kosovës ndoshta duke u treguar më tolerante se në raste normale me veriun e Kosovës për të mos provokuar incidente të mëtejshme. Është për t'u parë jo vetëm në prizmin e Kosovës por edhe në këndvështrim rajonal është për tu parë se çfarë ka ndodhur në Bosnje për vite me radhë dhe unë e shoh me shqetësim përpjekjen e disa qarqeve të caktuara nacionaliste politike në Ballkan për të krijuar një lloj shëmbëlltyre të veriut të Kosovës me atë që po ndodh në Bosnje. Pra të mendojmë që Brukseli në këtë këndvështrim po tregon që ka një rol deciziv sepse duhen identifikuar ato qarqe që provokojnë. Dëgjova dhe lajmin së fundmi për agjentë serbë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë kjo është shumë shqetësuese. Brukseli duhet ta marrë këtë fakt në konsideratë për vetë avancimin e axhendës eurpiane.
Duket se Brukseli ka ngritur duart. A mos duket sikur pret nga autoritetet lokale në Kosovës nëse ka agjentë apo se çfarë kontingjentesh lëvizin në veriun e Kosovës?
Kur unë them Brukseli flas për Brukselin zyrtar sepse po shkojmë drejt përmbylljes jemi de fakto në një Kosovë totalisht të pavarur. Kështu që i takon qeverisë së Kosovës që ta menaxhojë territorin e Republikës së Kosovës.
Është i mjaftueshëm plani i Ahtisarit?
Unë mendoj se plani i Ahtisarit është më se i mjaftueshëm dhe mendoj se edhe serbët e veriut të Kosovës duhet ta kuptojnë shumë qartë që e ardhmja e tyre do të ishte shumë herë më e mirë nëse ata pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës duke ndjekur si për shembull shembullin e serbëve të tjerë të Kosovës si serbët e Graçanicës të cilët janë pjesëmarrës në qeveri në Parlament dhe janë më se të integruar dhe pranojnë qeverinë e Kosovës. Janë një dëshmi që Kushtetuta e Kosovës dhe shteti i Kosovës i garanton çdo të drejtë për sa i përket të drejtave të njeriut për sa i përket të drejtave të minoriteteve ruajtjes së gjuhës kulturës identitetit etj. është shumë e mundur të jesh një serb në Republikën e Kosovës dhe të pranosh njëkohësisht qeverinë e Kosovës ashtu siç edhe Shqipëria ka minoritete ashtu siç edhe Serbia ka minoritete të etnive të ndryshme. Ky është modeli sot që duhet ndjekur në Ballkan nëse ne duam të ecim përpara si vende të Ballkanit Perëndimor të integrohemi në Bashkimin Europian. Së pari duhet të integrohemi me njëri-tjetrin. Të integrohesh në mënyrë rajonale do të thotë që të pranosh edhe qeverinë e vendit ku jeton dhe serbët e veriut të Kosovës kanë detyrim moral dhe fizik për të pranuar autoritetin e qeverisë së Kosovës. Është e vërtetë se Serbia lobon shumë fort. Ka lobuar prej vitesh. Është e vërtetë që Serbia shpenzon jo vetëm shuma të mëdha por edhe energji të pashtershme për sa i përket lobomit për kauzën e saj dhe i përqendron në mënyrë të kotë një përqindje shumë të madhe të energjisë së saj për sa i përket lobomit për çështjen e Kosovës. Tashmë Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe është një lobim i humbur por po të shohim se çfarë ka ndodhur në Ballkan gjatë këtyre 10 apo 15 viteve të fundit shqiptarët janë kombi më i fituar në Ballkan nga të gjitha kombet e tjera. Shqipëria është në rrugën e sigurt drejt integrimit pavarësisht afatit apo kalendarit të statusit të vendit kandidat. Kosova është e pavarur. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një marrëveshje të Ohrit kanë përfaqësim në parlament dhe qeveri në Maqedoni. Patjetër që ka probleme por po të shohim kornizën e madhe në mënyrën sesi kanë ecur ngjarjet populli shqiptar është shumë i favorizuar dhe më fituar.
Meqenëse ekziston perceptimi që Serbia është e rëndësishme por të mos krijojë problemet e së shkuarës dhe ne jemi mësuar me togëfjalëshin "Shqipëria ka rol stabilizues në rajon". Do të përfitojë më shumë Shqipëria nga kjo situatë ?
Çfarë duhet të përfitojmë dhe çfarë kuptojmë me përfitimin. Nëse bëhet fjalë për sa i përket ecurisë së integrimit evropian të Shqipërisë kjo nuk varet vetëm nga politika e jashtme e Shqipërisë e cila vlerësohet prej vitesh dhe ndoshta politika më e mirë është politika jonë e jashtme dhe ajo rajonale. Këtu të gjithë jemi dakord. Të gjitha qeveritë kanë ndjekur të njëjtën frymë pozitive dhe konstruktive në rajon. Është vërtetë që Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv shumë pozitiv shpeshherë duke sakrifikuar kauzën e saj të hershme nacionaliste të kombit shqiptar në interes të realitetit dhe pragmatizmit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë ose më saktë të bashkëkombësve shqiptarë në shtetet që na rrethojnë në rajon duke pranuar integritetin territorial duke pranuar fqinjësinë e mirë dhe duke kontribuar fort për fqinjësinë e mirë me vendet fqinje jo vetëm për interes të saj por edhe për interes të shqiptarëve. Do të thoja që diplomacia shqiptare ka luajtur një rol vendimtar le të kujtojmë këtu vizitën e z. Meta në detyrën e ministrit të Jashtëm në Serbi. Shqipëria ishte e para që mori një hap kurajoz për të shkuar në Serbi për t'u takuar me presidentin Tadiç dhe për të dhënë një sinjal pozitiv dhe duke thyer tabu duke thyer akujt. Shqipëria tregoi dhe dha një shembull të cilin Serbia duhet ta vlerësojë dhe ta ndjekë.
Tadiç e ndoqi këtë model por duke mos qenë një zyrtar thjesht i dha dorën homologut të tij kosovar dhe u komentua aq shumë.
Tani duhet të kalojmë p&eu
ml;rtej duarve drejt implementimit të marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe që do të avancojnë axhendën evropiane të Serbisë. Në këtë rast mund të marr një shembull lëvizjen e lirë sepse teza e hershme e LSI-së ka qenë integrimi rajonal heqja e barrierave. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë një realitet ndryshe në të ardhmen në Ballkan. Do të thotë që nëse ne heqim kufijtë dhe unë mendoj që Shqipëria në raport me fqinjët e saj imediat pra në raport me Kosovën Mali i Zi dhe Maqedoninë ka hedhur hapa gjigantë në këto 10 vjet. Le të kujtojmë këtu periudhën para 10 viteve dhe ku jemi sot. Qytetarët tanë në vendet respektive me fqinjët tanë përreth kufirit tonë mund të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti në Kosovë gjithashtu. Pra pa viza. Pra ne kemi kontribuar në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shkëmbimeve tregtare – ekonomike. Në fakt unë kur mora pjesa në forumin e albanosferës fola më tepër për ballkanosferën sesa për albanosferën. Ne duhet ta shohim prezencën shqiptare në vendet fqinje si një garantues dhe si një kontributor pozitiv për ecurinë e vendeve respektive. Por marrëdhëniet zyrtare mbahen midis Tiranës dhe Podgoricës midis Tiranës dhe Prishtinës midis Tiranës dhe Shkupit marrëdhënia të cilat do të thosha se janë të shkëlqyera. Shihni se çfarë po ndodh me kufirin tonë me Malin e Zi. Kemi vetëm një pikë të përbashkët të menaxhimit të kufirit eventualisht le të shkojnë pse jo drejt heshtjes totale drejt një shengizimi të Ballkanit sepse është e vetmja rrugë përpara. Çfarë ndodh nga ana praktike. Jo vetëm njerëzit dhe mallrat udhëtojnë më lehtë në vendet respektive por edhe komunitetet etnike që janë në kufij me atë që mund ta quajmë vendi "amë" si p.sh serbët e veriut të Kosovës apo shqiptarët e Maqedonisë do të ndjeheshin shumë më afër identitetit të tyre vendit amë të tyre dhe do të ndjeheshin më pak të "kërcënuar" nga qeveria vendase. Pra shengenizimi”