Petrit Vasili: Integrimi

Petrit Vasili: Integrimi

Petrit Vasili: Integrimi prioritet i pandryshuar edhe pas marrjes së statusit

Intervista/ Flet Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Petrit Vasili: Integrimi prioritet i pandryshuar edhe pas marrjes së statusit
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një intervistë dhënë për televizionin “ABCnews” është shprehu se integrimi evropian duhet të jetë një prioritet i pandryshuar për të gjithë klasën politike shqiptare edhe pas marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian. 
Z. Vasili është përfolur në media për një takim midis z. Meta dhe Rama ende pa u kthyer nga takimi nga Brukseli  por madje se do të  kthehet dhe me një marrëveshje bashkëpunimi?
Që në fillim të pyetjes ju dhatë shumë elementë të përgjigjes ju folët me të drejtë për fantazi të medias ju folët me të drejtë  dhe zbardhjen e takimit pa u zhvilluar ende. Pra jemi në kufijtë e pikërisht të kësaj fantazmagorie të madhe nuk po mundohemi dot të ambientohemi dot  me dimensionin e komunikimit politik ju duket krejtësisht e habitshme që në një takim të jenë sëbashku dhe Ilir Meta dhe Edi Rama dy lideret të dy partive të majta të cilët shohin forumin më të rëndësishëm të të majtëve të europës. Praktikisht është një nga forumet e majta më të rëndësishëm të botës.Dhe i gjithë normaliteti i këtij takimi ndërtohet të kthehet në një anormalitet të ndërtohet intriga e e radhës të ndërtohet gënjeshtra e supozuar e radhës?
Gjë e cila nuk ka asgjë të keqe edhe nëse ndodh apo jo?
 
Ne jemi në politikë për të komunikuar gjithçka që ndodh. Por nuk kemi të drejtë të supozojmë e të zbardhim atë që nuk ka ndodhur sepse një media që zbardh atë që nuk ka ndodhur nuk do ishte një media e lajmit por një media e fantashkencës së gabuar sepse dhe fantashkenca normale ka kriteret e saj që e rregullojnë. Nuk është kështu pa rregulla siç e mendojnë. Ndaj do të thoja që në këtë normalitet të ri që ne kemi hyrë prej disa muajsh dhe ne kemi pasur një mundësi të artë që ta marrim dhe ta rimarrim si temë ku komunikimi tashmë u bë dhe moskomunikimi u la pas kemi pikërisht një prezencë të radhës unë madje pres me kënaqësi të dëgjoj dhe drekën e radhës në një demonstrim normal të liderëve shqiptarë që komunikojnë me njëri tjetrin sepse ndërkohë që Ilir Meta dhe Edi Rama kanë takuar të majtët e Mal të Zi të Serbisë do ishte një çudi e padëgjuar skenë e një provincialinizmi dështak.
Kjo ndoshta është krijuar dhe për shkak të bllokimeve reciproke që palët i bëjnë njëra tjetrës?
Çdo takim politik të mirat ka nuk ka të këqijat  për mënyrën dhe për kontekstin si është lidhur unë nuk dua ta kujtoj. Unë mendoj që jetojmë në një epokë paskrokodilit të një komunikimi të hapur i gjithë procesi dhe i presidentit na ndihmoi shumë për ta kultivuar këtë gjë dhe për tju rikthyer një aktualiteti i cili ka një puls të jashtëzakonshëm sepse jemi në ditë të arta që presim statusin e vendit kandidatë unë pres me padurim një takim të shpjetë dhe shumë produktiv e intensiv të z. Berisha me z. Rama   për të konkulduar detyrimet e fundit siç është reforma parlamentare etj të cilat detyrimisht duhet të jenë para progres raportit për të mos rrezikuar qoftë dhe asnjë presje të vetme për realizmin e statusit të vendit kandidatë. 
Mund ta bëjë z. Meta në këtë rast ndërmjetësin siç ka ndodhur dhe me takimin e prillit përpara zgjedhjes së presidentit?
Z. Meta ka futur me një mundim të jashtëzakonshëm standartin e komunikimit. E futi këtë standard dhe falë këtij standardi të futur sot kemi tabu të rëna dhe komunikim të mundshëm. Sot nuk jemi në momentin që kemi nevojë për ndërmjetës nevoja e vendit për ti pasur këto përgjigje shumë të shpejta përgjigje të cilat edhe një seancë të jashtëzakonshme në parlament  po të donim ditën e djelë e justifikonte miratimin e tyre dhe kjo do ishte e duartrokitur dhe e mirëpritur. Kemi pasur disa konsensuse të rëndësishme të cilat kanë prodhuar heqjen e imunitetit gjykatën administrative kodin zgjedhore etj etj… Presim me padurim që këto të ndodhin që progres-raporti t’i ketë këto fakte në duar dhe të ketë sa më pak prerogativa negative për të dhënë një raport të plotë pozitiv në mënyrë që jo vetëm të marrim një status por të marrim një status sa më të pastër dhe sa me më pak kushtëzime. Na duhet patjetër një status sa më solid i cili e bën më të qetë dhe më normale rrugën tonë drejt integrimit. E pres që të ketë një takim Berisha – Rama sepse disa pyetje nuk kanë marrë përgjigje pasi Europa i pret përgjigje të tilla. Të gjitha mesazhet e komunikimit politik të dhëna nga Ilir Meta qoftë ai që lidhet me zotin Rama qoftë promovimi i dialogut në rastin e presidentit në takime intensive të të gjithë liderëve të cilët u ulën më shumë se një herë në tavolinë dhe në fund u prodhua një diskutim i gjerë. Në këtë rast ky komunikim nuk është më dëshirë është nevojë imperative e vendit për të realizuar një objektiv madhor siç është integrimi. Kështu që  duhet të ikim sa më shumë prej tabuve kush ka tabu le të bashkëjetojë me to. Politika dhe vendi ka nevojë për një mendje të hapur dhe ka një mendje pa paragjykime. 
Duhet pasur parasysh se ky takim zhvillohet në vigjilje të progres – raportit të KE-së dhe ka pasur disa takime Meta –
Rama si dhe ky takim që kontekstualizohet edhe me përfoljen e një momenti të vështirë të koalicionit PD-LSI. Si e gjykoni këtë aspekt? 
Së pari sa i për këtyre dy njerëzve të politikës shqiptare të cilët kanë peshë të rëndësishme në politikën shqiptare lidhur me çështjen e integrimit ka qenë një fjalë brilante pasi kanë goditur shumë fort objektivin madhor që Shqipëria ka dhe kanë dhënë demonstrimin që Shqipëria e meriton ka nevojë dhe ne si pjesë të politikës të vendit jemi këtu për ta kërkuar. I referohem takimit të mbajtur për Ballkanin. Kjo është një ngjarje shumë pozitive. Së dyti ju iu referuat një momenti të përfolur për vështirësi në mazhorancë. Kjo mazhorancë ka pothuajse katër vjet të qeverisjes dhe ka kaluar jo pak sprova ka edhe një sprovë të përjavshme që e teston mazhorancën në mënyrë të pamëshirshme që është sprova e Parlamentit shqiptar. Nuk kam parë përthyerje në asnjë element të madh të reformës dhe falë kësaj qëndrueshmërie të mazhorancës sot ne kemi reflektime nga opozita e cila u është bashkëngjitur këtyre nismave sepse në të kundërt nëse do të kishte një krizë në mazhorancë nuk kishte pse opozita të mëshironte mazhorancën dhe të mos krijonte ekuilibra të tjerë politikë. Por sjelljet e mazhorancës kanë qenë të qarta. Korrektesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë shembullore. Është një risi në politikën shqiptare që një marrëveshje respektohet me korrektesë me vite të tëra dhe me sprova të tëra. Ju e dini që mazhoranca është vendosur përpara sprovave të një opozite që bojkotonte sistematikisht përpara votimeve të vështira që kërkonin një koherencë dhe një qëndrueshmëri. Nuk ka pasur asnjë moment kur ajo të ketë bllokuar me qëllimet e veta në raport me objektivat e mëdha të vendit. Nëse sot jemi një gjysmë hapi larg statusit të vendit kandidat një krizë në mazhorancë do ta rrëzonte këtë aspiratë.  Ju e kujtoni në vitin 2001 kur Ilir Meta ka qenë kryeministër i vendit ne kemi qenë shumë pranë një momenti të rëndësishëm me Europën. Ne ishim gati për të hedhur disa hapa të rëndësishëm dhe vetëm kriza brenda maxhorancës brenda një force politike dhe jo forcave të tjera bëri që ne të humbnim shansin. Pra fakti është ky që kjo qëndrueshmëri ka siguruar këto parametra ku integrimi ka qenë kryefjala e çdo elementi tjetër. Plus dhe mjaft elemente të reformave ekonomike.
Po ti referohemi çështjes së ‘Albpetrolit’ ku zoti Meta në një intervistë tek emisioni i gazetarit Ilir Babaramo e interpretoi si një moment ndoshta ndryshimi në vizion të LSI ndaj PD ndaj këtij privatizimi.  
Do thosha se kjo është një nga deklaratat publike më vizionare ku pohon që partnerët e paqëndrueshëm nuk lejojnë qëndrueshmërinë dhe vijueshmërinë ekonomike të një vendi. Ju e dini fare mirë se çfarë do të thotë një partner strategjik sesa një partner aventurier. Në momentin kur në një privatizimi madhor bashkohen të dy elementet vendi ka përftime dyfishe jo vetëm të momentit por dhe të shtrira në kohë. Ne mund të themi se në këtë privatizim të gjatë i cili nuk është ndërtuar në një ditë të vetme por është ndërtuar ndër vite. Në mënyrë të veçantë ka qenë në një intensitet të jashtëzakonshëm. Dihet që përgjegjësia politike e drejtimit e atij institucioni e atij dikasteri ka qenë i LSI dhe atje ka kontribute të mjaft personaliteteve që kanë drejtuar këtë dikaster dhe në fund fare ne kemi finalizimin e një privatizimi të pakontestuar. Ju e keni parë se kemi pasur një varfëri komentesh negative që do të thoshte se kemi hyrë në një standard të ri të një transparence të tillë ku gjithkush merr informacionin e duhur dhe publiku e di fare mirë se çka ndodhur. Konferenca e fundit për shtyp e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit ishte provë e një pune të bërë mirë një punë që e përafron Shqipërinë në objektiva të mëdha ekonomike. Pra projektohemi për në vitet që vijnë  me siguria me qëndrueshmëria ekonomike që më parë ne nuk i kemi pasur. 
Dhe në fund jeni të përputhshëm me aleatin tuaj me Partinë Demokratike?
Besoj se sinkroni ka qenë shembullor në këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë përthyerje.
Që nga ky moment ka dhe çështje të tjera të rëndësishme të zhvillimeve politike të cilat kanë nisur tashmë edhe të kuotohen. A do t’i qëndrojë LSI linjës së koalicionit me PD apo do të kemi çarjen e radhës? Kjo lidhet me një seri emërimesh në institucionet e pavarura.
Besoj se mënyra sesi ka funksionuar ky koalicion ka qenë gjithnjë një mënyrë funksionimi që nuk ka qenë lidhur kurrë me logjikën e bastit. Po të ishte e lidhur me logjikën e bastit shumë e shumë momente të tjera të vështira shumë më të vështira sesa kaq të cilat mund të tundin një maxhorancë shumë e shumë herë kanë prodhuar të kundërtën. Qëndrueshmëria e një marrëveshjeje të caktuar korrektesa në atë marrëveshje e cila nuk është bërë rastësisht por janë krijuar një seri bindjesh të caktuara programore politike dhe që lidheshin me integrimin dhe bënë që të ndërtohej kjo marrëveshje kanë bërë që ajo t’i qëndrojë me korrektesë do të thosha shembullore mjaft momenteve të vështira. Përpara se të vëmë bastet e reja të radhës hajde të kuptojmë se çfarë ndodhi? Kemi kaluar një moment shumë të vështirë që ishte momenti i liberalizimit të vizave. Vetëm për vetëm me maxhorancën sepse opozita nuk merrte pjesë kemi kaluar një proces të komplikuar procesin e zgjedhjes së presidentit. Dhe numri i votave në Parlament ishte 73 vota. 
Z.
Vasili është gjithëpranuar roli i LSI si kingmaker edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 2011-ës presupozohet që në 2013-ën do të jetë ajo që mund të jetësojë një koalicion tjetër. 
 
Unë kam një pyetje për të gjithë opinionin publik po të doni dhe mediatik. Objektiv dhe jo vetëm të qartë dhe të turbulluar intrigant apo naiv përgjegjësi në qeverisjen e vendit ndërmjet partnerëve kërkohet në të gjitha krahët. Ç’është ky standard i përgjegjshmërisë i lupës