Numërimi elektronik mund të dëmtoj procesin zgjedhor.

Numërimi elektronik mund të dëmtoj procesin zgjedhor.

” Numërimi elektronik mund të dëmtoj procesin zgjedhor.

Deklaratë për shtyp: Ylli Manjani 
Sekretar për Çështjet Zgjedhore.
Që në fillim të këtij komunikimi me Ju dua të ri theksoj se LSI mbështet të gjitha vendimet e marra në mënyrë konsensuale në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne besojmë se zgjidhjet konsensuale i shërbejnë pa asnjë dyshim përmirësimit të klimës së mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Në këtë kontekst LSI ka mbështetur edhe idenë ëpr të numëruar elektronikisht votat me besimin se edhe kjo zgjidhje mund ti shërbejë zgjedhjeve të lira. Mirëpo nisur nga disa rrethana objektivisht të dukshme jemi ende skeptikë nëse ky numërim do të ndodhë ose jo. 
Ne vlerësojmë se nga çasti kur të ketë përfunduar reforma zgjedhore do të ngelen shumë pak kohë në dispozicion të strukturës zgjedhore për të filluar përgatitjet për numërimin elektronik në shkallë vendi. 
Nga ana tjetër pritet që politika të konsumojë më shumë kohë për të debatuar në mos për çështjet e sistemit zgjedhor (temë kjo e kërkuar prej nesh) të paktën për çështjet e ndërtimit të strukturës së ardhme zgjedhore. Ky debat do të shkurtojë edhe më shumë kohën në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve ku pjesë e përgatitjes do të jetë edhe numërimi elektronik.
Kujtojmë gjithashtu se në procesin e përgatitjes për të realizuar numërimin elektronik në shkallë vendi nevojiten të kryhen edhe disa hapa proceduralë të domosdoshëm siç janë kryerja e një studimi fisibiliteti vendosja e standardeve të makinave që do përdoren kryerja e procedurave të prokurimit gjetja e mjediseve të përshtatshme për përdorimin e tyre ngritja e komisioneve dhe e ekipeve që do ti përdorin trajnimi I tyre hartimi I manualeve të përdorimit etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë e cila nuk është e mjaftueshme.
Në këto kushte ne shohim me shqetësim se kjo ide në kushtet që gjendet përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme mund të shndërrohet në një shkak për prishjen e procesit zgjedhor në shkallë vendi. Nuk po analizojmë këtu elementët e vullnetit të keq politik që gjithmonë ka qene prezent në fazën e numërimit të votave.
Në këto kushte LSI nisur nga ky shqetësim si dhe me idenë që të përmirësohet procesi I numërimit të votave në mënyrë sa më të shpejtë I ka propozuar komisionit të reformës zgjedhore të;
1. Përdorë në mënyrë pilot procedurën e numërimit të votave për ti dhënë mundësi strukturës zgjedhorë të përshtatet më mirë me këtë risi dhe për ta shtrirë përdorimit e kësaj teknologjie në zgjedhjet e mëpasshme. Kjo do të shmangte edhe dëmtimin e mundshëm të procesit në shkallë vendi. Risitë teknologjike duan kohën e nevojshme për tu përdorur. Ideja e pilotimit është sugjeruar nga të gjithë ekspertët e huaj që njohin realitetin në Shqipëri.
2. Të shtojë numrin e KZAZ-ve duke ulur numrin e votave për tu numëruar në ato ZAZ që kanë mbingarkesë dhe duke shpejtuar kështu nxjerrjen e rezultatit.
Marrja e këtyre masave besojmë se e zgjidh teknikisht edhe shqetësimin e nxjerrjes së shpejt ë të rezultatit dëshirën për të përdorë teknologjinë në këtë proces por edhe shqetësimin që të mos dëmtohet procesi zgjedhor. Ne besojmë se kjo nuk është domosdoshmërisht një çështje politike por thjesht në zgjidhje teknike për të cilat nuk mjafton konsensusi por arsyeja.
    

0x323031322d30342d3132 Ylli-Manjani.jpg 11:45)”