Njoftim për Media

Njoftim për Media

” Njoftim për Media Sot në komisionin e Arsim – Kulturës dhe Mediave u diskutua mbi ndryshimin e Projekt – Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Qendrën Spitalore të Tiranës lidhur me disa emërtime në kuadrin e fakultetit të mjeksisë dhe Qëndrës Spitalore të Tiranës. Ky projekt sillet për të tretën herë në këtë komision pasi është kthyer mbrapsht si i papërshtatshëm. Edhe kësaj radhe anëtarët e komisionit nënvizuan se amendamentet që u propozuan nga ana e Ministrisë së Shëndetësië dhe duhet të diskutoheshin në kuadrin e një rishikimi tërësor të ligjit aktual. Zv.Kryetari i LSI Prof.Dr.Pëllumb Xhufi që është njëkohësisht anëtar i këtij Komisioni bëri vërejtje se këto amendime nuk pasqyrojnë mendimin e grupeve të interesit që janë profesorët e fakultetit të mjeksisë dhe dhe mjekët e Qëndrës Spitalore të Tiranës. Ai theksoi se ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë shkelin autonominë universitare prishin ekuilibrin fuknsional midis Fakultetit të Mjekësisë dhe Qëndrës Spitalore të Tiranës dhe përpiqen të vendosin frymën politike mbi përzgjedhjen e drejtuesve brënda këtyre dy institucioneve.

Në fakt sipas këtyre amendamenteve të propozuar ai që vendos për emërimin e Shefave të Shërbimit në Qëndrës Spitalore të Tiranës është vetë Drejtori i spitalit I emëruar nga Ministri i Shëndetësisë ndërkohë që më përpara këto emërtesa përzgjidheshin nga Profesorati dhe nga strukturat e përzgjedhura nga Fakulteti I Mjeksisë. Ky amendim përsëri nuk kaloi në miratim dhe u shty për mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni ku sic duket kalimi ose jo do t'i besohet votës.

Reagimi i LSI

Përpjekja e pavend për të kthyer në ligj dispozita që kanë të bëjnë me organizimin e funksionimin e brendshëm të këtyre dy institucioneve komplementare zbulon qartë motivimin politik të kësaj inisiative. Me këto amendamente të hartuara në zyra politike pa kërkuar mendimin e profesorëve e mjekëve kërkohet të prishet ekuilibri funksional i arritur mes Fakultetit të Mjekesisë dhe Qendrës Spitalore Universitare duke ia nënshtruar vullnetit politik zgjedhjen e drejtuesve të tyre. Në mënyrë të veçante amendamentet në fjalë i atribuojnë dy emërtesave politike Drejtorit të Qendrës Spitalore e në instancë të fundit Ministrit të Shëndetësisë pushtetin për të emëruar shefat e shërbimit (klinikave) në qendrën spitalore duke ia hequr këtë atribut Departamenteve të Fakultetit të Mjekësisë e Dekanit të këtij Fakulteti që zgjidhen në mënyrë demokratike nga profesorati.

LSI e konsideron këtë inisiativë ligjvenëse të shumicës si një shkelje flagrante të autonomisë universitare si një përpjekje për të imponuar zgjedhje politike aty ku lipset të vlerësohen më së shumti integriteti profesionalizmi dhe fryma demokratike.

Për sa më sipër LSI do të kundërshtojë me forcë në Komisionin e Arsimit e të Mediave e në Kuvend kalimin e një projektligji të tillë.
0x323030352d31312d3130 20:53)”