N/Kyetari I Kuvendit z. Tavo përshëndet miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

N/Kyetari I Kuvendit z. Tavo përshëndet miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

” N/Kyetari I Kuvendit z. Tavo përshëndet miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Deklarata e Vangjel Tavos 
Të enjten u shënua një arritje e madhe në fushën e shëndetësisë me miratimin e ligjit ‘për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”.
Miratimi i këtij ligjit është një gur themeli për reformën e nisur dhe që po vijon. Ligji mund të konsiderohet një nga arritjet më të mëdha në këto 20 vite të pluralizmit në fushën e sistemit shëndetësor pasi ndaj përfundimisht shëndetësinë nga drejtii dhe administrimi i para viteve 90 duke e futur atë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën e një reformim evropian dhe intensiv. 
Ky ligj është një nga instrumentet më të rëndësishëm dhe të fuqishëm për thellimin e reformës në fushën e shëndetësisë duke ndarë qartazi rolet politike nga ato menaxheraile dhe administrative. 
E një rëndësie të veçantë është hapi i ndërmarrë në këtë ligj për shndërrimin e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ku nuk kemi thjesht të bëjmë me një ndryshim të emrit por me krijimin e një Fondi që do të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale tektë siguruarit që kanë derdhur kontribute pranë tij. Gjithashtu e rëndësishme është që nuk rritet masa e kontributit për popullatën pasi nuk ka ndryshuar masa e kontributit të sigurimit shëndetësor që mbetet 3.4%.
Ky ligj ka një dimension shumë të fortë social dhe human duke siguruar mbulimin me kujdes shëndetësor shtresave të varfra të papunëve fëmijëve deri 18 vjeç të moshuarve invalidëve studentëve dhe kategorive të tjera në nevojë. Skema e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore synon në mbulimin e popullsisë në përfitimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të financuara nga sektori publik dhe privat. Kjo skemë ofron një mbulim universal duke siguruar shëndet për të gjithë. 
Ligji i miratuar trajton dhe ofron mundësinë për sigurimin vullnetar duke bërë të mundur që të gjithë të jenë kontribuues dhe përfitues të paketave të shërbimeve shëndetësore.
Si përfundim ky ligj siguron një mbulim më të mirë shëndetësor për popullatën cilësi e standarde të larta të ofrimit të shërbimeve shëndetësore përkujdesje të veçantë për fëmijët të moshuarit e të grupeve në nevojë siguron një transparencë të plotë të shërbimeve shëndetësore të ofruara ndaj popullatës dhe mekanizmave financiare të përdorura për këtë qëllim lufton korrupsionin si edje e shkëput përfundimisht sistemin shëndetësor nga modelet e vjetra të menaxhimit të centralizuar nga një aktor i vetëm i jep sistemit shëndetësor një fytyrë evropiane”.

0x323031312d30322d3235 Vangjel Tavo.jpg 16:32)”