Meta: Politika fajtore për mos integrimin e Shqipërisë në BE

Meta: Politika fajtore për mos integrimin e Shqipërisë në BE

” Meta: Politika fajtore për mos integrimin e Shqipërisë në BE Në intervistë për DW Meta thotë se objekt i takimeve në Berlin ishte intesifikimi i kontakteve me forcat politike në Gjermani dhe në Bundestag dhe shkëmbimi i pikëpamjeve lidhur me progresin e mundshëm drejt BE-së.

Ilir Meta
Në axhendën e vizitës në Gjermani ishin takimet me zëdhënësin për Poltikën e Jashtme të grupimit më të madh në Bundestag CDU –CSU Philipp Missfelder zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të po këtij grupimi parlamentar Joachim Pfeiffer si dhe takimin me përfaqësuesin e Social Demokratëve në Komitetin e Jashtëm të Bundestagut Ditemar Nietan.
DW: Zoti Meta si do t'i vlerësonit takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit në Berlin?
Meta: Janë tepër të dobishme. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha që ndeshet BE-ja dhe vetë Gjermania si një nga vendet me rolin shumë të rëndësishëm. Në këtë kuadër intesifikimi i takimeve dhe kontakteve janë shumë të rëndësishme që të mos humbitet vëmendja për Shqipërinë dhe Ballkanin. Në mëyrë natyrale vazhdon më pas edhe axhenda integruese.
DW: Vendet e fqinje kanë bërë hapa para në integrimin Europian e sidomos Serbia e cila mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ndërkohë që Shiqipëria ka marrë përgjigje negative. Ku ka mbetur integrimi i Shqipërisë sipas jush?
Meta: Unë dua të theksoj rëndësinë e progresit të të gjithë rajonit drejt BE-së. Hapi përpara i çdo vendi në rajonin tonë është një hap para për rajonin. Shqipëria duhet ta kishte marrë kohë më parë statusin e vendit kandidat dhe kohë e çmuar është humbur në këtë drejtim. Vlerësimi im është se arsyeja kryesore ka qenë mungesa e përgjegjësisë së duhur dhe nivelit të duhur të poltikës sonë pa synuar për ta lokalizuar dhe specifikuar në mënyrë të veçantë. Në fund të fundit çdo lloj papërgjëgjshmërie kudo që ajo mund të veçohet apo të identifikohet është një përgjegjësi që i mbetet klasës politike në vend. Unë e shoh të mundur që të ecet përpara në këtë drejtim. Duhet të kemi parasysh se do të kishte qenë më e lehtë pak kohë më parë se sa tani për të ecur me të njëjtin ritëm sepse shumë sifda të reja kanë dalë tashmë për Bashkimin Europian dhe pavarësisht vendosmërisë për zgjerim ne të gjithë e dimë që nuk ekziston ai entuziazëm që ka qenë më parë. Kjo duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për t'u rritur më tej dhe për të arritur ato standarde të domosdoshme që kërkon krijimi i besushmërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.
DW: Pra po thoni që polika shqiptare duhet të lerë ndasitë dhe të bashkohet në një zë në të mirë të inegrimit të vendit në Bashkim Europian?
Meta: Politika jonë duhet të jetë serioze në mënyrë që të fitojë besueshmërinë nga Bashkimi Europian. Dihen prej kohësh prioritet e rekomandimet e bëra publike dhe njëkohësisht dihet se ka munguar vullneti i qartë për të votuar jo vetëm këto ligje por edhe për të treguar seriozitetin rreth këtij procesi për të vendosur një interes mbarëkombëtar si integrimi mbi axhendat e ngushta politike të çdo force politike apo drejtuesi.
DW: 2 Marsi i vitit 1444 ishte dita kur princat shqiptarë u bashkuan për një qëllim të përbashkët. Duke u nisur nga simboli i kësaj dite që është bashkimi çfare apeli i bëni politikës shqipatre?
Meta: Sfida e politikës shqiptare sot është shumë më e thjeshtë se sa ajo kohë. Duhet më shumë përgjegjësi për t'u shkëputur nga ambiciet e ngushta politike që sjellin një nervozizëm dhe një ngërç që nuk lejon konkretizimin e atij vullneti politik që e kanë të gjithë forcat poltike e populli shqiptar integrimi në BE. Le të shërbejë si një reflektim për të gjithë si një apel për të përshpejtuar të gjitha ato hapa dhe vendime që duhet të marrë parlamenti dhe politika në Shqipëri të cilat shtojnë besimin tek partenrët Europianë dhe i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat
DW: Mbi baza nacionaliste në jetën politke shqiptare po bëhet e pranishme edhe "Aleanca Kuq e Zi". Do jetë vërtet një faktor ajo në zgjedhjet e vitit 2013?
Meta: Shqipëria ka nevojë për energji të reja edhe në jetën politike për të çliruar energji pozitive. Energji që na ndihmojnë për të ndërtuar më mirë çdo gjë që nga institucionet që nga besmi tek njëri-tjetri dhe besimi i qytetarit tek shteti dhe politika. Unë vlerësoj çdo inciativë të re çdo guxim për të sjellë lëvizje të reja në poltikën shqiptare por ato duhet të jenë konstruktive dhe në atë linjë që është i orientuar një objetiv mbarëkomëbtar: integrimi europian.
DW: Pak më shumë se një vit na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 2009 koaliconi juaj me PD ishte fitues i zgjedhjeve. Si e shikoni ju të ardhmen e koalicionit PD-LSI në zgjedhjet e vitit 2013?
Meta: Për momnetin ne duhet të përqëndrohemi tek plotësimi i këtyre prioriteteve dhe rekomandimeve të Komisionit Europian ky do të jetë edhe preokupimi i LSI-së. Nëse vëmendja jonë do të ishte tek zgjedhjet e qershorit 2013 shumë nga këto reforma do të vonoheshin dhe kompromentoheshin. Është e domosdoshme të hidhen disa hapa në drejtim të reformës zgjeodhore drejtësisë dhe disa problemeve të tjera që kanë mbetur pezull.
DW: Mund të përkthehet kjo si një angazhim tuajin sërish në qeveri?
Meta: Angazhimi im është aderimi në Komisionin e Intergrimit Europian në Parlament. Ky është tregues i prioritetit kryesor të LSI-së dhe timit personalisht. Angazhimi im në qeveri unë mendoj se është një çështje që nuk përbën prioritet për mua dhe LSI-në. Ne jemi një forcë e cila ka marrë përgjegjësinë për të bashkëqeverisur dhe kolegët tanë punojnë për të përfaqësuar këtë forcë politike me dinjtet dhe profilin e saj.
 
DW: Së shpejti do të zgjidhet edhe Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Çfarë kushtesh duhet të p
lotesojë ai? Ka ndonjë emër konkret që LSI-ja mund të propozojë apo ta mbështesë?
Meta: Ne nuk nxitohemi për t'u bërë pjesë e një debati të parakohshëm aq më tepër për ta personalizuar. Më i rëndësishëm është procesi. Ai duhet të jetë kushtetues transparent konstruiktiv dhe në fund të dalë një president me integritin e domosdoshëm për të garantuar funksionim e institucioneve në vend dhe të jetë një figurë e pranishme dhe e respektuar.
Intervistoi Amarildo Topi

0x323031322d30332d3032 z. Ilir Meta dhe Joachim Pfeiffer Zedhenes i CDU per ekonomine ne Bundestag..JPG 19:10)”