16 Feb Manjani : Kushtetuta e Republikës nuk është Statuti i Partisë Socialiste
” Manjani : Kushtetuta e Republikës nuk është Statuti i Partisë Socialiste
Pavarësisht analizës politike të këtyre qëndrimeve kontradiktore të zotërinjve drejtues të Socialistëve diskutimi për kushtetutën e vendit nuk mund të jetë pjesë e arsyetimeve të nxehta dhe toksike që burojnë nga dhimbja për humbjen e zgjedhjeve dhe të bashkisë së Tiranës. Kushtetuta e Republikës nuk është statuti i Partisë Socialiste që ndryshohet sa herë kryetari humb zgjedhjet.
LSI ka qenë dhe mbetet e vendosur dhe e angazhuar që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të fillojë puna për reformën zgjedhore siç ka rekomanduar dhe do te rekomandoje OSBE/ODIHR. Kjo reformë është e domosdoshme si për të garantuar lirinëbarazinë e drejtësinë e votës transparencën e procesit zgjedhor por edhe për të zbutur efektet e harbutërisë politike qe i diktohet me pa të drejtë sistemit demokratik.
Natyrisht si reforma zgjedhore ashtu edhe reformat e tjera të domosdoshme nuk mund të jenë të efektshme nëse konstitucionalizmi zëvendësohet nga sundimi politik. Konstitucionalizmi është siguria juridike e shtetasve. Nuk mundet që interes e çastit në politikë të triumfojnë mbi sigurinë juridike në vend! Interesat politike nuk çojnë askënd askund! Konstitucionalizmi është garanci për cilindo në një sistem demokratik! Për fat të keq konstitucionalizmi ka marrë goditje të rënda për shkak të ndryshimeve të sheshta të Kushtetutës ndryshime të cilat kanë qenë qartësisht ë motivuara nga politika e ditës!
Në këto kushte ne ftojmë të gjithë faktorët politikë të marrin në konsideratë faktin se ndryshimet kushtetuese që motivohen politikisht nuk çojnë askund përveç se në pishmanllëqe politikanësh që s’i hyjnë askujt në punë. Megjithatë ne mendojmë se është më me vlerë që vlerësohet ftohtësish dhe profesionalisht përformanca kushtetueses e institucioneve që burojnë nga kushtetuta.
Ne do të nxisim parlamentin e Republikës që të inkurajojë publik të hapur mbi sjelljen kushtetuese të institucioneve kushtetuese (jo të mandateve të të zgjedhurve). Publiku i gjerë duhet të kuptojë qartësisht se sa institucionet kushtetuese e kanë përmbushur misionin e tyre kushtetues. Vetëm pas një procesi të tillë mund të jemi në gjendje të vlerësojmë se ku është problemi tek kushtetuta apo tek zbatimi i saj. Deri atëherë kërkohet punë dhe vullnet i plotë për reforma. LSI do të jetë pjesë e këtij vullneti!
0x323031312d30372d3135 Ylli-Manjani.jpg 16:55)”